SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Rikthehet komedia e suksesshme “Boeing Boeing” në Teatrin Kombëtar Eksperimental
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Shkurt 2018
"Boeing Boeing" cilësua r s i k o m e d i a e jashtëzakonshme rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për pesë net me radhë për publikun. Komedia mbrëmjet e datave 21-22-23-24-25 ora 19:00 shfaqet në sallën Moliere. Aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe vijnë në komedinë me autor Marc Camoletti, përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera. Regjisori Kiço Londo ka zgjedhur kastin e aktorëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga dhe Linda Jarani. Regjisori Londo tregon se pas kërkesave të mëdha të publikut komedia rikthehet në skenë. “Komedia “Boeing Boeing” rikthehet në skenën e teatrit për publikun. Pas suksesit që pati me sallën plot në teatër, kërkesave të njerëzve për bileta për të parë shfaqjen, ku më herët netët e saj u mbyllën me sallën plot ne vendosëm ta rikthejmë në Teatrin Kombëtar Eksperimental”, pohon regjisori Kiço Londo. Komedia “Boeing Boeing” vjen në skenë me regji nga Kiço Londo, i cili premierën nuk e prezantoi në fillim në skenat e Tiranës si ndodh zakonisht, por në teatrot e qyteteve. “Boeing Boeing” është një shfaqje e rajonit Durrës- Lezhë dhe me shumë sukses është dhënë më parë në sallat e teatrove në Durrës, Elbasan, Fier, Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Vepra e cila vjen e përkthyer nga Nasi Lera është me skenografi nga Genta Qyrku, kostumografe Realda Malo dhe art-design Klea Mani. Aktive në skenën e teatrit këtë herë aktorja Alessia Xhemalaj vjen si stjuardesa Zhaklin. Personazhi që ajo interpreton është stjuardesa franceze, Zhaklin. Një vajzë plot jetë shumë aktive dhe e mbushur me dashuri për të fejuarin e saj. “Qëllimi i saj është familja dhe dëshiron të martohet sa më parë për të qenë në krahët e Bernardit. Bashkë me regjisorin Kiço Londo jemi përpjekur ta sjellim personazhin me shumë elegancë, sharm dhe autoritet në të njëjtën kohë”, thotë aktorja Xhemalaj, që këtë herë është në veprën e francezit Marc Camoletti. Kjo është një shfaqjee rajonit, dhe është një nismë e re e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, i cili ka ngritur teatrin e rajonit për ti shkuar sa më pranë shqiptarëve.
Vepra në skenë
Ngjarjet ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert. Bazuar në një farsë klasike të shkruar nga dramaturgu francez, Marc Camoletti, në vitin 1960, kjo vepër arriti të rrëmbej dy çmime, Tony Aëard në 2008 dhe Broadway Revival Edicion, po atë vit./Julia VRAPI