Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rikthehet “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” me Laura Nezhën

Postuar: 18/05/2019 - 07:51

 Komedia e zezë “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” vjen për publikun mbrëmjen e sotme në Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Në vijim të sezonit artistik në këtë institucion po shfaqen vepra të ndryshme teatrore, që kanë sjellë në skena artistë të njohur. Mbrëmjen e sotme rikthehet “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”, një nga veprat që është duartrokitur dhe vlerësuar nga publiku. Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është një komedi e zezë shkruar nga autori Martin McDonagh, dhe në skenën shqiptare vjen me regji nga Kiço Londo. Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha janë aktorët e veprës teatrore. Me rolet e tyre në shfaqjen teatrore aktorët kanë spikatur dhe janë vlerësuar nga publiku.  Aktorja e njohur Ermira Gjata vjen me e personazhin e nënës Meg dhe aktorja Laura Nezha si Morin në skenë. E vlerësuar për rolet që ka sjellë në teatër, për Morin aktorja Laura Nezha u shpreh më herët se e takon edhe në realitetin tonë, sidomos në ato zona rurale periferike. “Një histori që përsëritet çdo ditë ashtu siç ndodh me Morinën. Pra është një jetë e izoluar dhe e trishtuar që në fund sjell dhe tragjedinë. Morin është gjithandej”, shprehet ajo. Vepra me autor Martin McDonagh është përkthyer nga Adriana Tolka. Me skenografi nga Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara, as/regjisor Marsel Greva, Kleard Gërmenji. Kjo vepër e cila u ngjit në skenë për herë të parë nga kompania e Druid Theatre në Galluej, Irlandë, më 1 shkurt 1996. Ajo gjithashtu shijoi suksesin e shfaqjeve në Uest End të Londrës, Broduej dhe Of-Broduej. Është kandiduar për çmimin Lorenc Olivier si vepra më e mirë dramatike për produksionin e Londrës, dhe produksioni i Broduejit i vitit 1998 u kandidua për 6 çmime Toni, duke fituar 4.

Ngjarjet në shfaqje

Komedia e zezë u shfaq premierë në muajin janar në Teatrin Eksperimental. Ajo vijoi disa net për publikun në këtë teatër, por nuk mungoi dhe në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës disa kohë më parë. Pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental bëjnë me dije se rikthimi i veprës është dhe për shkak se është mirëpritur dhe ka kërkesa nga publiku. Në këtë vepër kemi në qendër të saj një nënë dhe një vajzë që persekutojnë njëra- tjetrën. Nëna për të mos ngelur vetëm dhe vajza për të gjetur rrugën e saj. Vepra, e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta komike të Morin Folanit, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. Ndërhyrja e Megit në mundësinë e parë dhe ndoshta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmerruese, të cilat çojnë në fundin e pashmangshëm tragjik të pjesës. “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është një kritikë ndaj nacionalizmit irlandez, i cili është toksik dhe anti-modern, ndërkohë që tregon nevojën urgjente për një identitet, që nuk është vetëm modern, por edhe irlandez. Ndërsa prioritetet e autorit McDonagh sillen te krijimi i komedisë së zezë, fakti që vepra është bërë kaq e famshme tregon vendin voluminoz, që zë ajo në një diskutim më të gjerë mbi luftën për të gjetur një truall të mesëm midis nacionalizmit, që qëndron larg realitetit, dhe modernitetit të zbrazët kulturalisht. Ndërsa Martin McDonagh nuk e drejton gishtin mbi ndonjë lloj shprese apo zgjidhjeje në vepër, cikli zemërthyes i traumës mes personazheve në Linejn paraqet një kritikë kulturale të rëndë dhe të sinqertë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë me dy premiera.

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis

Postuar: 14/09/2019 - 07:32

 Në Mësonjëtoren e Korçës kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj.

Postuar: 14/09/2019 - 07:29

 Komedia e zezë “Fabrika e Kukullave” u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 14/09/2019 - 07:27

 “Shkodra Jazz Festival” zhvilloi këtë vit edicionin e dhjetë.

Postuar: 14/09/2019 - 07:24

 Shkrimtarët shqiptarë të harruar nga institucionet.