BREAKING NEWS

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit
x

Kultura

“Rinia tok në valle”, qëllimi jo vetëm njohjen e kulturës materiale, por edhe shpirtërore

“Rinia tok në valle”, qëllimi jo vetëm njohjen e

Trashëgimia jonë kulturore duhet të ruhet dhe promovohet, një apel që bëhet herë pas here nga specialistë të ndryshëm të fushës. Të rinjtë duhet të jenë njohës jo vetëm të kulturës materiale, por dhe asaj shpirtërore. Ky është qëllimi i projektit “Rinia tok në valle”, që i ka fillesat që në 2019 në vendin tonë. Elona Beqiraj është studiuese e folklorit popullor. Studimet e larta i ka mbaruar në Studimet Albanologjike në Tiranë, dega Etnologji-Folklor si dhe është balerinë prej 18 vitesh në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Studiuesja Elona Beqiraj tregon se në vitin 2020 ky projekt ishte bashkëpunim me të rinjtë e Kosovës. Ajo tregon se OJF Ssc_ddaer e drejtuar nga Sueda Guri përveçse mbështet shumë projekte, ka pasur gjithnjë si synim të mbështesë edhe projektet kulturore. “Ky projekt i ka fillesat e tij në vitin 2019, i mbështetur nga Ministria e Kulturës edhe Bashkia Tiranë u realizua me të rinjtë e shkollave të mesme të kryeqytetit.  Qëllimi i këtij projekti është që të rinjtë mos të jenë njohës veç të kulturës materiale, por edhe asaj shpirtërore. Në vitin 2020 ky projekt u mbështet sërish dhe kësaj radhe nga Ministria e Arsimit. Këtë herë është ndryshe, sepse kemi të bëjmë me një bashkëpunim edhe me të rinjtë e Kosovës, që vijnë nga shkollat e komunës Obiliq, me drejtues solistin e valleve të ansamblit “Shota” Besnik Grajcevci”, tregon Elona Beqiraj, studiuese. Për bashkëpunimin me Kosovë, studiuesja Elona Beqiraj shprehet se qëndron në shkëmbimin e valleve tona popullore me ato të Kosovës, të cilat janë vënë në skenë me mjaft mjeshtëri nga koreografë të ndryshëm. “Të rinjtë përveç se do përthithin materiale rreth krijimtarisë së shkruar për këto valle, por edhe do të mësojnë valle të trevave te ndryshme. Ky projekt do të zgjasë rreth 3 muaj me nga 2 seanca në javë, duke përmbledhur orën studimore me njohuri rreth folklorit koreografik dhe orën e praktikës me mësimin e materialeve të valleve popullore”, tregon ajo.

Një shfaqje për projektin

Në këtë projekt marrin pjesë specialistë të fushës së folklorit dhe valles popullore, Elona Beqiraj studiuese e folklorit, Ervin Heta koreograf, si edhe solisti dhe koreograf i valleve të ansamblit “Shota” Besnik Grajcevci. Duke folur për këtë projekt që titullohet “Rinia tok në valle”, studiuesja Elona Beqiraj pohon se mbështetja e institucioneve ka shumë rëndësi, dhe tregon se secili nga specialistët i jep këtyre të rinjve pjesë nga eksperienca e tyre studimore, si edhe ajo skenike. “Mbështetja e institucioneve tona është tepër e rëndësishme për ne dhe për vijimësinë e këtyre projekteve, që qëllim të tyrin kanë angazhimin e të rinjve në aktivitetet kulturore e në veçanti përcjelljen e valleve popullore brez pas brezi jo vetëm të kërcyer, por edhe historinë e tyre krijuese”, shprehet studiuesja. Pandemia Covid -1, sipas studiueses Elona Beqiraj ishte një periudhë tepër e vështirë për të gjithë. Ajo thotë se për fat të keq vazhdon të jetë e tillë për të gjitha aktivitetet kulturore në mbarë botën. Studiuesja e folklorit Beqiraj tregon se e kanë lënë pezull këtë projekt me të rinjtë, sepse nuk munden të rrezikojnë jetën e gjithë secilit. “Por projekti patjetër që do të përmbyllet me një shfaqje 45 minutëshe, duke u realizuar nga këta të rinj së bashku të Tiranës dhe Kosovës në një nga skenat e Tiranës”, thotë studiuesja. Në fillim të shfaqjes do të jetë një material përmbledhës për të gjitha leksionet që janë realizuar gjatë këtij projekti 3 mujor e më pas disa valle që ata kanë mësuar gjatë kësaj periudhe, të cilat janë të trevave të Kosovës e Shqipërisë.