BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Riparimi” me aktorë nga tre shtete, historia ka format e luftës, migrimit dhe thirrjes

“Riparimi” me aktorë nga tre shtete, historia ka format e

Shfaqja teatrore “Riparimi” vjen premierë në skenën e teatrit Metropol. Shkruar dhe me regji nga Cesar Brie, historia te shfaqja “Riparimi” ka format e luftës apo migrimit. “La riparazione” ( Riparimi) do të jetë në dy gjuhë, italisht dhe shqip për publikun dhe shfaqet në skenë si pjesë e festivalit kulturor “Adriatik”. Kjo vepër e vënë në skenë me regji nga Cesar Brie është pjesë e projektit AIDA “Identiteti Adriatik përmes Zhvillimit të Arteve”, një projekt i përbashkët mes Italisë - Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ky projekt i prezantuar në Tiranë në shtator të vitit të kaluar, ndoqi disa faza zhvillimi, si hulumtimin mbi historitë rreth Adriatikut, më pas shkrimin e veprës dhe deri në realizimin e shfaqjes e cila do të ngjitet premierë në Tiranë pas përballjes me publikun në Itali, në datën 8 shtator në Bari të Italisë. Drejtor artistik është Salvatore Tramacere, në rolet e shfaqjes me regji nga Cesar Brie janë aktorë shqiptarë dhe të huaj. Në rolet e veprës interpretojnë Laura Monedero, Bashkim Alaj, Giorgia Cocozza, Elisa Morciano, Barbara Petti, Maria Rosaria Ponzetta, Ilire Vinca, Andjelka Vulic. Formulimi muzikor Emanuela Pisiçhio dhe teknik Mario Daniele Show.

 

 Rreth veprës teatrore

Në materialin e teatrit rreth veprës, shpjegohet se çfarë sjell shfaqja premierë “Riparimi” këtë mbrëmje për publikun, që ka aktorë nga tre shtete. Ne jetojmë në një në një vend ku diçka është riparuar, thuhet në material, dikush largohet e dikush kthehet. “Kush duhet të largohet dhe kush duhet të kthehet?! Një vend takimi, i shkurtër, i shpejt dhe intensiv, ku më në fund mund të thuash fjalën e pashprehur. Ku mund të shpjegosh atë që është ngatërruar për një kohë të gjatë; ku mund, mbase, të mbash për një moment personin që nuk kemi qenë në gjendje ta përshëndesim. Një vend i të gjallëve dhe i të vdekurve, i kujtimeve, i takimeve”, shpjegohet rreth shfaqjes. Një i moshuar mund të takojë fëmijën që ishte, një fëmijë mund të takojë gruan që është bërë. Një vend ku ata pajtohen me ngjarjet e tyre. Por nuk është një vend privat. Ne jemi një mori njerëzish të vetmuar vijon materiali rreth veprës, intimiteti ynë është i shumtë. “Në këtë vend intimja bëhet publike dhe shoqëria shprehet në një histori të veçantë. Është e kotë, vetëm të dimë diçka më shumë për veten, kohën, të kaluarën dhe të tashmen. Shumë herë hapësira do të përshkohet nga historia, sepse çdo ngjarje e veçantë tronditet nga ngjarje të tjera si era që përkul pemët. Historia, në këtë vepër, ka format e luftës, migrimit dhe thirrjes”, thuhet për shfaqjen teatrore “Riparimi” me regji nga Cesar Brie këtë mbrëmje në teatrin Metropol, si pjesë e festivalit “Adriatik”. Kjo shfaqje vjen për publikun në vijim dhe të premierave më parë. Shfaqje teatrore, koncerte e takime a diskutime mes studiuesish e artistësh janë pjesë e festivalit “Adriatik”, që nisi në datë 6 për të vijuar deri më 19 shtator për publikun.