BREAKING NEWS

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për gjithë shqiptarët: Sot firmosëm marrëveshjen për...(VIDEO)

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për
x

Kultura

Robert Ndrenika kundër Aleancës për Teatrin: Teatri Kombëtar do të ndërtohet më i mirë seç ishte, do të jetë bashkëkohor

Robert Ndrenika kundër Aleancës për Teatrin: Teatri Kombëtar

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar përplasi mes njëri tjetrit shumë artistë. Ndonëse një pjesë e aktorëve dhe regjisorëve krijuan Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit të cilët kundërshtuan shembjen, një pjesë tjetër doli pro vendimit të qeverisë për një godinë të re me standarde bashkëkohore. Një prej tyre është edhe aktori Robert Ndrenika. Ky i fundit u shpreh se godina e teatrit do të ndërtohet më e mirë seç ishte, duke theksuar se është njohur me projektin dhe nuk do të ketë asnjë kullë pranë. Gjatë një reagimi për media, Ndrenika u shpreh se shqetësimet që janë ngritur nga Aleanca e Teatrit dhe Partia Demokratike i ka gjetur të rregulluara në projektin e teatrit të ri. “Dje më thirrën regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin C?uli dhe inxhinier Bejleri, në një? zyrë arkitekture dhe pashë skicat dhe projektin e ndërtimit të teatrit të ri. U kënaqa shumë. Me këtë rast dua të bëj një? falënderim dua të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike, sepse gjatë gjithë? kohës që unë? pashë këto skica si edhe projektin e teatrit të ri, pata parasysh vërejtjet dhe sugjerimet që kanë bërë Aleanca dhe PD-ja, duke dashur që në projekt, të jenë të pasqyruara të gjitha vërejtjet e tyre për teatrin. Të gjitha këto vërejtje i gjeta të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Për shembull, në të gjithë? territorin e teatrit, në asnjë? centimetër të tij, nuk do të ketë? ndërtime të tjera dhe as kulla. I gjeta të pasqyruara në atë? projekt të gjitha kërkesat e tyre përveç? njërës ‘që teatri do bëhet, aty ku ishte, por do bëhet shumë herë më i mirë nga sa ishte’. Teatri i ri, do të jetë me kushte bashkëkohore si shumë teatro europianë”, tha Ndrenika.

Reagimet e Aleancës së Teatrit

Aktualisht Aleanca për Teatrin është duke mbledhur firma në të gjithë Shqipërinë, për të rindërtuar edhe njëherë godinën e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte. Sipas tyre, ajo godinë i përket historisë, identitetit e trashëgimisë kulturore. Këta qendrestarë, të cilët protestuan për dy vite, nuk janë dorëzuar ende…shpresojnë që një ditë, Teatrin Kombëtar, ta shohin ashtu siç ka qenë. Dy ditë më parë, Aleanca për Teatrin dorëzoi në zyrat e Delegacionit Europian një kërkesë përmes së cilës kërkon të dijë se çfarë ka bërë deri më tani, SPAK, Struktura e Posaçme Antikorrupsion për 6 kallëzimet e tyre për çështjen e Teatrit. Ata ju drejtuan delegacionit, duke qenë se është një ndër mbështetësit e reformës në drejtësi, po nuk ngurruan të shprehin pakënaqësi. Edmond Budina, regjisor, tha para mediave atë që e cilësoi një mesazh për ambasadorin Soreca. “Z.Soreca, ju dhe unë kemi nënshtesinë italiane dhe jemi qytetarë të BE-së. Dua t’ju them se reforma në drejtësi, duhet të vazhdojë, po, por duhet të japë rezultat. Dhe prandaj duhet të nisë nga teatri. Reforma në drejtësi, duhet të kape peshqit e medhenj dhe peshqit e medhenj jane te teatri, hapni rrjetën dhe do i gjeni. Unë personalisht, nuk kam besim te ju z.Soreca, sepse keni pasur deklarata të vakëta, por respektoj institucionin që përfaqësoni”, tha Edmond Budina.