BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Robert Përmeti: GKA institucion pa vlerë, e turpshme që nuk është krijuar një galeri për kryeqytetin, turizmi të fokusohet edhe te arti

Robert Përmeti: GKA institucion pa vlerë, e turpshme që nuk

Punët në pikturë të autorit Robert Përmeti publiku i gjen në ekspozita të ndryshme, si ato kombëtare por dhe ndërkombëtare. Një autor që me pikturat e tij është pjesë e jetës artistike, por organizon dhe ekspozita me një grup piktorësh. Edhe këto ditë piktorit Robert Përmeti tregon se po vazhdon punën për veprat e tij. Së fundmi tablotë e tij janë ekspozuar dhe në një mjedis në Petrelë. Piktor tregon se punën me pikturën e ka vazhduar edhe në kohë pandemie, duke mos ndaluar në realizimet e veprave. Për gazetën “SOT”, piktori Robert Përmet tregon për aktivitetin e tij, por dhe problemet që hasin artistë të ndryshëm. Nuk e quan të drejtë që Tirana sipas tij nuk ka një sallë ekspozimi të kryeqytetit, ndërsa për Galerinë Kombëtare të Arteve thotë se është një institucion pa vlerë. Mungesën e një konkursi për artistët që të organizohet nga institucionet në vend, piktori Përmeti e sheh problem. Ndërsa flet për artin, piktori Robert Përmeti tregon dhe për ekspozitën “Breza në artet figurative”, që vjet në dhjetor shënoi edicionin e pestë në Tiranë. Sipas tij, e veçanta e kësaj ekspozite në punët e prezantuara nga autorët pjesëmarrës në raport me të tjerat ishte tabloja kompozicionale dhe portreti.

-Si po vijon puna juaj me pikturën këtë kohë?

Unë vazhdoj të punoj me pikturën. Edhe pse ka qenë kohë pandemie unë kam vijuar punën. Kam qenë më parë nga zona e Dibër dhe tani jam këtu në Petrelë tek një miku im që ka një lokal dhe do të ekspozoj dy punë të mia. Ndërkohë kam një ide që të punoj një natyrë të qetë më trëndafila. Kam bërë para disa vitesh për një ekspozitë zambakët e bardhë. Këtë radhe do të bëj trëndafilin që shndërrohet në re.

-Ju jeni një autor i njohur me punët tuaja, një ekspozitë personale pse mungon në aktivitetin tuaj artistik?

Këtë vit nuk besoj, por vitin tjetër do të jem në një ekspozitë me një grup artistësh, që është “Breza në artet figurative”. Unë kam punë, por po përgatitem për një ekspozitë që dua të hap jashtë Shqipërisë, në Itali. Ne jemi një grup autorësh, që do të ekspozojmë veprat në Itali. Ajo ekspozitë që u hap më parë në Turqi do të jetë në Itali, por me pak ndryshim.

-Ekspozita në shtetin turk në një nga muzetë e njohur u mirëprit nga publiku. Ju si një nga autorët pjesëmarrës në këtë ekspozitë, çfarë mund të na thoni?

Ekspozita që u hap më datë 25 prill u mbyll vjet më 25 nëntor. Ekspozita u hap në muzeun Pera, një nga muzetë më prestigjiozë që ka Azia, jo vetëm shteti turk. Në këtë ekspozitë u ekspozua për herë të parë tabloja ime “Enver Hoxha”. Pati shumë interes dhe ne nuk e prisnim. Këtë vepër e kam bërë kur isha në Librazhd dhe është e vitit 1981. Një vepër që unë e kam në koleksionin tim. Kjo vepër njihet dhe në Shqipëri, por është ekspozuar shumë pak, nga viti 1988-‘89 dhe më pas jo më. Tabloja është ekspozuar të salla e ekspozitave në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Aty ka qenë goxha sallë për ekspozita, por e kanë prishur.

-Sa problem është për ju që mungon një sallë për ekspozita në Tiranë, një galeri e kryeqytetit siç janë shprehur dhe më parë artistë të ndryshëm?

Mua më mërzit që nuk ka, më sikletos që një kryeqytet është pa një sallë të tillë ekspozimi për veprat në pikturë. Të kishim një sallë apo galeri të Tiranës.

-Ku shkojnë sot më shumë artistët për ekspozita me veprat e tyre?

Muzeu Historik Kombëtar është vendi, që shkojnë më shumë artistët e artit pamor për ekspozitat e tyre. Janë dhe disa galeri private si ajo “Kalo” dhe ndonjë tjetër, por Bashkia e Tiranës ka një qendër rinore ku dhe aty dhe janë bërë pak. Por me gjithë këto ndërtesa, ndërtime që bëhen në Tiranë është turp që nuk kemi një galeri të kryeqytetit. Është konceptuar gjithë turizmi që njerëzit janë vetëm tek gatimi. Po arti? Turistët vijnë dhe për artin. Por sa ta kuptojnë këta që turizmi nuk është pjata, por janë trashëgimia kulturore dhe arti, etj, janë konsumuar shumë vite që kanë humbur miliona dollarë nga turizmi.

-Ka nisur puna për restaurimin e mozaikut “Shqipëria” në fasadën e Muzeun Historik Kombëtar. Për ju sa rëndësi ka kjo, pasi prej vitesh u la në harresë?

Dikur unë kam bërë një shkrim në gazetën tuaj për mozaikun, kur ishte gjallë vetë autori Vilson Kilica. Kam argumentuar pse nuk duhet të prishet mozaiku në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. Nëse flasim për sot, teknikisht është e dobët si punë, por për kohën që u bë ai mozaik është një punë e përsosur. Mozaiku duhet të dimë një gjë, që ish profesori im Vilson Kilica ka fituar konkursin. Konkursi që u bë ai fitoi dhe ai mozaik është me autor Vilson Kilicën. Por atëherë nuk kishte të drejtë autori, sepse nuk njihej atë kohë dhe ai mori disa studentë që janë shokët e mi, por ata nuk janë autorë. Janë grupi teknik, që realizuan mozaikun. Autori i saj është vetëm Vilson Kilica dhe asnjë tjetër. Mozaiku nga ana artistike, kompozicionale, nga konceptimi i vendosjes në zotërimin e sheshit, tregon që është një punë për atë kohë e mbyllur katërcipërisht. Sot flasin të gjithë, por asnjë nuk bën dot as një të pestën apo një të dhjetën e atij mozaiku. Puna që ka nisur tani besoj është gjëja më e mirë që po bëhet. Pra po restaurohet mozaiku shpresoj të bëhet një punë si duhet e mirë.

-Ju keni reaguar dhe më parë për problemet për veprat e artit në hapësirat publike. Çfarë ju shqetëson?

Unë mendoj se ne kemi shumë pak vepra arti për hapësirat publike në Tiranë.

-A keni qenë këtë kohë në Galerinë Kombëtare të Arteve, pasi janë haur edhe ekspozita?

Meqë më pyetët, ju po tregoj që unë kam një punë të sekuestruar nga GKA padrejtësisht. Kam marrë pjesë në vitin 1981 në një ekspozitë me një tablo me titull “Këtej kaloi brigada e parë sulmuese”, që në sfond ka lapidarin e brigadës së parë kur shkon në Qukës të Pishkashit, kur shkon për në Pogradec. Në kohën kur Mehmet Shehu vrau veten, më duket nga data 5 dhjetor shkoi Enveri në GKA. Dhe meqë ai vajti atje, që mos ti kujtonin vrasjen e Mehmetin, tablonë time e hoqën dhe futën në fond të rezervuar. Tani unë kërkoj tablonë time, sepse është e imja dhe nuk kam marrë para për atë vepër. Atë kohë unë nuk mund ta kërkoja tablonë. Tabloja tani është në GKA në fond të rezervuar, sepse atje ku ruhej fondi i rezervuar i ka dalë pronari dhe punët atje i kanë hequr dhe i kanë sjellë në galeri. Tani unë kërkoj punën time. Komisioni i ekspozitës atëherë ka bërë një procesverbal. Ekspozitën nuk e bënte GKA, por e bënte Ministria e Kulturës. Në komisionin që organizonte ekspozitën këtë tablo e ka cilësuar si punë për tu mbajtur nga GKA, pra për t’u blerë dhe e ka vlerësuar. Mbi bazën e këtij procesverbali, GKA e sekuestron dhe thotë që në bazë të procesverbalit është pronë e galerisë. Por procesverbali është dëshmi që kjo punë është vlerësuar, jo që kjo punë është paguar. Pra shteti mua ma ka sekuestruar atë pikturë dhe autori jam unë. Tani unë po mendoj të hap gjyqin për të drejtën e pronësisë që të marr pikturën time, sepse padrejtësisht shteti mban punën time. Për mua GKA si institucion nuk ka më vlerë. Tani kam lexuar që e quajnë dhe Muzeu i Arteve të Bukura. Në mos gaboj, por a ka ndonjë vendim? Ka lindur si Galeria Kombëtare e Arteve dhe ashtu njihet. Unë nuk di të ketë një vendim qeverie, që të thotë quhet muze dhe të krijojë një status të ri.

-Ju dhe artistë të ndryshëm flisni për probleme herë pas here, por kërkoni dhe një konkurs dhe ekspozitë kombëtare nga institucionet. Kjo mungesë çfarë sjell?

Çdo shtet gjen mënyrën të bëjë aktivitet kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Ne nuk kemi sot që flasim një konkurs të mirëfilltë, që të jetë nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës. Kjo nuk është e drejtë. Në konkurs mund të marrë pjesë kushdo dhe seleksionimin mund ta bëjnë strukturat e caktuara. Të jetë i mirëfilltë aktivitetet i Ministrisë së Kulturës për artin pamor.

-Ekspozita “Breza në arte figurative” u hap vjet. Si u krijua ky grupim piktorësh dhe qëllimi i tij?

Ne ishim në pandemi kur u hap ekspozita jonë, por pati goxha jehonë, ku edhe media bëri punën e saj me pasqyrimin e këtij aktiviteti. Në punët e prezantuara në tablo pikture mbizotëronte teknika e vajit. E veçanta e kësaj ekspozite në punët e prezantuara nga autorët pjesëmarrës në raport me të tjerat, ishte tabloja kompozicionale dhe portreti, dhe më pak natyrat e qeta, peisazhet, etj. Mesazhi jonë ishte që në atë kohë pandemie, nëse ka një motiv që duhet njerëzit sado pak ti çlirojmë nga stresi i kohës që jetojmë, është që arti luan një rol shumë të madh. Grupimi i piktorëve “Breza në artet figurative” lindi, sepse shumë piktorë që janë me emër ishin lënë në harresë, sikur nuk ekzistonin sepse ka një lëvizje amatorekse që po e mbyt. Kjo ka qenë arsyeja që unë u angazhova dhe parashikova brezat më të vjetër tek ata më të rinjtë. Tek të rinjtë unë fus herë pas here artistë të porsadalë. Kjo lloj platforme është pëlqyer dhe unë mendoj që ta mbaj, por se sa do ta trashëgoj këtë dhe do ta mbaj kjo është tjetër gjë.

-Ju keni dhe kolegë dhe miq që marrin pjesë në ekspozitën që ju organizoni prej disa vitesh në Tiranë. Por kur flasim për rrethet, sa bëhet për artin figurativ?

Unë kam ftuar në ekspozitë autorë nga Shkodra, Kosova, Pogradeci, Korça, Saranda, etj. Problemi është që në qytetet e tjera ata janë thjesht të izoluar dhe rrallë çajnë me punët e tyre. Nuk kanë mbështetje edhe pse janë artistë të talentuar.