BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

Roland Çene: Tradita e këndimit iso-polifonik hap pas hapi po vjen duke u rritur

Roland Çene: Tradita e këndimit iso-polifonik hap pas hapi po vjen

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-polifonisë u zhvillua në qytetin e Vlorës, duke mbledhur artistët në skenë. Festivali këtë vit zhvilloi edicionin e 13, duke përcjellë te publiku një program të pasur. Kryetari i jurisë, Roland Çene “Mjeshtër i Madh”, u shpreh se Festivali i XIII-të, Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-polifonisë, ishte një tjetër arritje e rëndësishme artistiko-kulturore, që u zhvillua përgjatë vitit të ‘75 të çlirimit të atdheut dhe 107- vjetorit të shpalljes së pavarësisë, pikërisht në qytetin e lavdishëm dhe heroik të Vlorës. Sipas tij, edicioni i XIII i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso-polifonisë, demonstroi dhe një herë fuqishëm dimensionin e vitalitetit krijues të popullit tonë artdashës. “Iso-polifonia si një nga vlerat më të çmuara artistike identitare të trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë, që praktikohet gjerësisht në Shqipërinë jug-lindore; jug-perëndimore, në Çamëri e thellë në trojet shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka rezonuar e rezonon jo vetëm brenda territoreve shqipfolëse, por edhe më tej në Evropë, Azi, Amerikë etj, ku dhjetëra formacione popullore shqiptare vokale e instrumentale e kanë bënë atë të njohur, të kërkuar e të dashur dhe për dëgjuesit e huaj”, shprehet Çene. Për profesor Roland Çene, bartësit e saj kanë ndikuar në njohjen më të gjerë të atdheut tonë. “Stili i këndimit Iso-polifonik dhe bartësit e shumtë të saj, kanë ndikuar cilësisht dhe në njohjen më të gjerë të atdheut tonë, Shqipërisë në mbarë botën përmes pjesëmarrjes në veprimtari të shumta rajonale e ndërkombëtare”, thekson ai. Edicioni i XIII sipas shumë specialistëve të fushës e artistëve popullorë, ishte më cilësori krahasuar me edicionet paraardhëse. Për kryetarin e jurisë Roland Çene, në këtë edicion morën pjesë 19 formacione kryesisht vokale me bartës popullorë, që përfaqësuan vlerat e stileve iso-polifonike Labe, Toske, Çame etj. “U interpretuan rreth 70 njësi të këngëve iso-polifonike si dhe 6 njësi të valleve të kënduara iso-polifonike. Është për t’u vlerësuar se në këtë edicion, spikati pjesëmarrja e femrave dhe e të rinjve krahas dhe burrave, çka na frymëzon e na bën me shpresë se tradita e këndimit iso-polifonik hap pas hapi, vjen duke u rritur e shumuar e duke u shëndoshur e pasuruar artistikisht”, shton më tej Roland Çene “Mjeshtër i Madh”. Juria pasi ndoqi të dyja netët e festivalit, vendosi të japë 10 çmime për grupe përfaqësuese të qarqeve dhe bashkive, grupe të veçanta vokale dhe individë . Çmimi i parë “Neço Muko” shkoi për grupin folklorik përfaqësues të qarkut Elbasan.