BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Rozi Kostani: Meritokracia është shkatërruar në Shqipëri, artistët e pavarur nuk janë ndihmuar nga institucionet

Rozi Kostani: Meritokracia është shkatërruar në

Regjisore dhe aktore Rozi Kostani është vlerësuar në jetën artistike, me punën e saj në projekte të ndryshme. Një aktivitet prej vitesh në teatër dhe në kinematografinë shqiptare, Rozi Kostani ka sjellë për publikun role të ndryshme. Nuk ka munguar në drama dhe komedi në skena, ku ka treguar dhe pasionin e saj për teatrin. Në intervistën për gazetën “SOT”, regjisore, aktore dhe pedagoge e arteve Rozi Kostani tregon se ditët e saj në karantinë janë sërish me angazhime, ku vijon dhe mësimin online me studentët. Por kjo kohë ka sjellë dhe ndërprerje të punës me projekte të ndryshme, ku si regjisore Rozi Kostani tregon se do të vijonte një projekt për një shfaqje teatrore, e cila tashmë është shtyrë për vitin që vjen. Duke folur për aktivitetin e saj Kostani thotë se e sheh këtë profesion si ushqim shpirtëror. Në jetën artistike, si regjisore dhe aktore Rozi Kostani ndalet dhe tek problemet, që solli kjo kohë që po kalojmë. Ajo shprehet se teatri do të jetë më i privuari nga kjo situatë. Për aktoren Rozi Kostani problemet me të cilat përballen artistët janë të shumta, por nga Ministria e Kulturës nuk është bërë sa duhet. Sipas saj, artistët e pavarur janë të destinuar të mbijetojnë falë pasionit dhe dëshirës së tyre dhe shprehet dhe me kritika për ministrinë për mënyrën se si u veprua më parë me projektet e pavarura.

-Si po kaloni këtë kohë?

Kjo kohë për mua është shumë intensive. Filloi me një alarm, si ne të gjithëve që na ndodhi për armikun e padukshëm. U mora me shtëpinë dhe gjatë gjithë muajit kam qenë në një aktivitet të paparë, duke sistemuar gjëra, etj. E përjetova në fakt fuqishëm këtë që ndodhi me virusin, por më pas nisi shkolla dhe filloi mësimi online me studentët. Fillimi i mësimit online ishte shumë interesant dhe më ngacmoi për të bërë gjëra interesante me studentët, një këndvështrim i ri mbi konceptin klasik të teatrit. Mendova se mund të bëjmë gjëra të bukura. Jam përpjekur gjithë këtë periudhë për ta shfrytëzuar në favorin tim, dhe për të mos krijuar panik. Jam përpjekur që gjithë këtë panik ta kthej në favor, duke krijuar atmosfera në shtëpi. Jetoj në një shtëpi të madhe, por kam dhe një verandë të madhe që e kam mbushur me lule e bimë, që është e këndshme shumë. Unë këtë qëndrim në shtëpi e kam shijuar, kam parë filma, kam lexuar, etj.  

-Gjatë këtyre javëve keni qëndruar në shtëpi, duke zbatuar dhe rregullat për këtë kohë. Dita e parë si ishte?

Ditën e parë të karantinës unë u kënaqa, sepse po vija nga një intensitet shumë i lartë. Kisha kryer provimet me studentët dhe e ndjeja nevojën për një javë pushime. Unë kisha dy kurse një më gjashtë studentë dhe një me dhjetë. Por me kursin me gjashtë studentë kam bërë gjashtë fragmente dhe ishte e tmerrësisht e lodhshme. Pra këtë kohë unë e kam shijuar si pushim, por alarmin e kam pasur brenda se çfarë po ndodh.

-Ju mbaruat doktoraturën, ku ishte e fokusuar puna juaj?

 Puna e doktoraturës ka qenë e gjatë, e lodhshme por më ka dhënë një sadisfaksion shumë të madh, pas mbledhjes së materialeve kam punuar me orare të zgjatura pa dalë nga shtëpia gjashtë muaj. Tema e doktoraturës sime është “Historia e teatrit shqiptar në Maqedoni në vitet 1970-1990”, është i vetmi studim për atë teatër, përveç disa recensioneve dhe kjo më bën të ndihem krenare, që kam hedhur dritë mbi përvojën teatrore në teatrin shqiptar edhe pse në kushte të vështira politike.

-Ka pasur artistë që janë shprehur se kjo kohë do të sjellë edhe për vepra artistike, për ti treguar brezave më pas se çfarë ndodhi dhe si u përjetua? Ju çfarë mund të na thoni?

Gjithmonë kur ka ngjarje të mëdha ekstreme siç është kjo që ndodhi një karantinim i gjithë botës sigurisht që do ketë vepra, madje do shpërthejnë gjëra më të bukura nga sa i kemi imagjinuar deri tani, sepse varet nga presioni psikologjik, varet nga shumë elementë dhe rrethana e përgjithshme na bën ne të shpërfaqim shumë gjëra, që mund të mos i kishim vërejtur më parë. Kështu që besoj shumë që mund të ketë një vepër shumë të mirë, me historitë nga kjo ngjarje. Tani na mungon vetëm pena. Të ishte një penë shumë e mirë, por besoj që do të ketë vepra.

-Kjo kohë sa ju ka penguar me projektet tuaja në teatër?

Unë si regjisore kisha një projekt në teatër. Një vepër teatrore, që do ta sillja në skenën e Metropolit. Me datë 10 mars unë do të filloja provat për shfaqjen, por erdhi kjo gjendje dhe çdo gjë u ndërpre. Kisha një vepër me 17 aktorë dhe titullohej “Tre dimrat”. Unë kisha në shfaqje një kastë aktorësh shumë të mirë, si Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Enver Petrovci, etj. Ky projekt tani do të bëhet vitin që vjen po në muajin mars, por do shoh si do jem dhe me aktorët. Për këtë e falënderoj drejtoreshën e teatrit Metropol Jonida Beqo, sepse asaj i pëlqeu dhe koncepti im dhe më tha që nuk dua ta humbim këtë projekt dhe u shty për në mars të vitit që vjen, një gjë që më gëzoi shumë. Në nëntor uroj të hapet teatri, pasi si aktore do luaj në shfaqjen “Armiku i popullit” në teatrin Metropol, me regji të Enke Fezollarit, i cili vjen nga Greqia.

 -Në fushën e teatrit jeni e vlerësuar si regjisore dhe aktore. Sa ka qenë për ju e vështirë për të arritur atë që keni dashur me teatrin. Si e shikoni sot?

Kjo karantinë na bëri të bëjmë dhe një reflektim. Sigurisht që ka qenë shumë e vështirë. Kur shikoj atë malin tim të Everestit duke e ngjitur, t’ju them të drejtën ka qenë shumë e vështirë. Por faleminderit instiktit, që nuk jam dorëzuar. Nuk jam dorëzuar përballë bërrylave dhe fjalëve. Më ka shpëtuar një gjë në gjithë këtë përvojë, nuk jam marrë kush më shan, nuk e kam bërë pis shpirtin tim. Nuk jam marrë fare me këto, unë bëj punën time. Fundja ky profesion është për të dhënë kënaqësi, është dashuri e përbashkët. Nëse unë se dashuroj këtë punë që jam duke bërë nuk kam se si të përcjell dashuri tek ata që do e shohin, dhe nuk kam si ti argëtoj qoftë me nuancat dramatike apo komike. Unë jam përpjekur të ndjek rrugën time. Kam ndjekur atë që më ka thënë instikti im, shpirti im, kam bërë atë që kam dashur ta bëj dhe do vijoj ta bëj gjithë jetën, pavarësisht çdo lloj bërryli. Askush mos të më japë një sallë apo para për të bërë teatër, unë do ta bëj. E bëj se e dua dhe jo se duhet. Nuk kam pasur kurrë ambicie për tu bërë e famshme, por e shoh këtë profesion si ushqim shpirtëror.

-Jeta artistike këtë kohë është ndërprerë dhe artistët e pavarur i janë drejtuar me letra institucioneve për ndihmë. Sa është për ty shqetësuese kjo gjendje?

Unë nuk e di se kur do të vijë hapja e teatrove tek ne. Por mendoj, që ne do të jemi më të privuarit nga kjo situatë. Teatri do të jetë më i privuari, sepse njerëzit do ta refuzojnë në një farë mënyre ardhjen në teatër për shkak të një grupimi më të madh. Është fatkeqësi, sepse ne sapo e ngritëm dhe publiku u rikthye në teatër. Unë kujtoj vitet e para kur sallat ishin gjysmë plot dhe i përkas atij brezi, që jemi përpjekur për ta rikthyer publikun në teatër. Por unë mendoj se publiku do të rikthehet tek teatri, kam parë që ka grumbullime dhe nga ana psikologjike ka nevojë për tu çliruar nga ky vetërrethim. Por tek ne artisti nuk është ndihmuar nga institucionet. Gabimi i madh fillon, që tek statusi i artistit që mungon. Ne vazhdojmë të jemi pa status. Unë i mbështes artistët në kërkesat e tyre, sepse kam qenë dhe vetë artiste e pavarur gjatë gjithë kohës. Meritokracia tani është kthyer në legjendë nuk ekziston më. Meritokracia është shkatërruar në Shqipëri, askush nuk e merr vlerën e asaj që bën. Artistët e pavarur i mbështes dhe institucionet apo Ministria e Kulturës që mund të jetë e vetmja që mund ti mbështesë këta artistë nuk do t’ia dijë. Askush nuk do t’ia dijë për artistët, janë mjeranë. Jemi në një pikë, që kemi prekur fundin, por askush nuk do t’ia dijë. Po flas gjithmonë për artistët e pavarur, ndërsa ata që janë në institucione funksionojë gjoja me kontrata dhe vazhdon sikur të jetë me organikë teatri. Kontrata justifikim për të hedhur hi syve. Pra jemi në një ujë të ndenjur, por duhet të jetë në lëvizje, duhet të jetë lumë, jo batak. Artistët e pavarur janë të destinuar të mbijetojnë falë pasionit dhe dëshirës së tyre, sepse ky profesion është paksa tinëzar të rrëmben shpirtin dhe të mban varur.

 -Më herët artistët janë shprehur me kritika për çfarë ndodhi me projektet e pavarura në Ministrinë e Kulturës, për rregullat dhe mënyrës së aplikimit. Ju çfarë mund të na thoni për këtë që u krijua më parë me projektet?

 Ideja e projekteve për këtë vit nga Ministria e Kulturës ishte skandaloze. Ishte e ngatërruar, abuzuese. Unë fillova të bëja aplikimin vetë si gjithmonë kur shikoj që nuk lejohej. Duhej që të grumbulloja 10 a 15 shfaqje, pra të bëhem producente me paratë që i merr diku. Por ishte një gjë e ngatërruar. Një gjë që unë nuk e bëj, nuk është profesioni im. Na kërkon ne artistëve të bëhemi producentë kur ne nuk kemi shkollë producentësh tek ne, sepse ashtu i bie. Unë të grumbulloj 5 a15 shfaqje të kolegëve të mi, ti jap prapë atyre lekë. Kjo që bëri Ministria e Kulturës këtë vit është për të hequr përgjegjësinë nga vetja, që ajo mos të merret me atë punë siç u mor më parë me projektet vetë.

-Artistët kanë pasionin dhe dëshirën për teatrin, por buxhetet e pakta sa e kufizojnë një regjisor për punën e tij?

Nuk mund të flas për buxhete se kam dëgjuar shifra të çuditshme. Buxhetet për projektet e pavarura deri tani kanë qenë skandal. Tre milionë lekë të vjetra një projekt. Dy vjet në formë proteste nuk konkurrova fare, sepse nuk ia vlente te projektet. Por ata e dinë, që artistët e pavarur nuk kanë çfarë të bëjnë dhe kjo i bën të shkojnë të trokasin tek 3 milionë lekët.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat