Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëfehet Visar Zhiti: E kam gjetur dosjen time, është plot me pseudonime të njerëzve që më burgosën

Postuar: 04/08/2018 - 21:32

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi. Ai thotë se i di disa emra por se ka ndrojtje t’i thotë emrat e tyre dhe reciton një dyvargësh: “Në botën e rrëmujës dhe të vajit, vëllezër faljani vëllait”.

Ai tregon edhe bisedën me të birin kur ishte fëmijë dhe e kishte marrë vesh se kishte qenë në burg. Ai e kishte pyetur: “Baba ti ke qenë në burg? A shkojnë të këqinjtë në burg?”.

“Vuajtja na mëson të dimë të duam”, tha zoti Zhiti në intervistën me Ilir Ikonomi në një park të Uashingtonit. Shkrimtari, i cili sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës.

VIDEO KETU

VOA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:50

Festivali “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” po zhvillon netët në skenën e Teatrit Metropol për publikun. Së fundmi ishte artisti i njohur italian Mario Mariani ai që mori duartrokitjet në festival.

Postuar: 17/02/2019 - 07:49

Komedia “8 Femra” shkruar nga Robert Thomas vjen për publikun në skenën e qytetit të

Postuar: 17/02/2019 - 07:47

Kompozitori Agim Krajka shprehet se për artin dhe kulturën nuk bëhet sa duhet nga institucionet q

Postuar: 16/02/2019 - 07:34

Komedia "Testamenti i ri" vepër shkruar nga Sacha Guitri me regji nga Gëzim Kame u mirë

Postuar: 16/02/2019 - 07:32

Ekspozita “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” e kuruar n

Postuar: 16/02/2019 - 07:29

Qendrës Kombëtare e Kinematografisë dhe Open Labs e WCUGA nënshkruan një marrëveshje, e cila i je

Postuar: 16/02/2019 - 07:27

Specialistët e trashëgimisë japin alarmin për gjendjen e rënduar me banesat monument kulture në G