Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Rrëfimi i një vrasësi me pagesë”, në filmin me skenar nga Vladimir Prifti dhe regji Klajd Papadhimitri

Postuar: 20/06/2019 - 07:38

Filmi "Rrëfimi i një vrasësi me pagesë", me skenar nga Vladimir Prifti dhe regji nga Klajd Papadhimitri ka mbaruar xhirimet. Filmi sjell në role aktorë të njohur dhe është projekti më i fundit i regjisorit Klajd Papadhimitri në fushën e kinematografisë. Nuk është hera e parë që regjisori Klajd Papadhimitri punon me skenar nga Vladimir Prifti. Më parë ishte filmi “I ardhur nga ëndrrat” dhe tashmë është realizuar projekti kinematografik “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë”. Regjisori Klajd Papadhimitri shprehet se xhirimet për këtë film janë bërë në Tiranë, por dhe në zonën e Shëngjinit. Rolet në filmin e tij regjisori Klajd Papadhimitri tregon se ia ka besuar dy aktorëve të njohur Genti Kame dhe Amos Zaharia. “Xhirimet kanë mbaruar dhe janë bërë në zonën e Shëngjinit dhe në Tiranë. Genti Kame vjen në rolin e prokurorit dhe Amos Zaharia në rolin djalit vrasës”, pohon regjisori Klajd Papadhimitri. Ndërsa si skenarist Vladimir Prifti shprehet se ngacmimi për të shkruar skenarin ka ardhur nga ngjarjet, që kanë ndodhur në vendin tonë. “Tani janë përhapur shumë vrasjet me pagesë, sidomos në moshën e rinisë, të cilët kanë pasur një të kaluar të dhimbshme të jetës familjare edhe mbërrijnë në një moment tepër kompleks dhe të vështirë. Me një shumë jo të madhe parash 20 mijë euro eliminojnë njerëz, që kanë lidhje me biznese, etj”, tregon skenaristi Vladimir Prifti vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij në fushën e kinematografisë ndër vite. Film “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë” është një projekt i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Për skenaristin Vladimir Prifti të punosh me regjisorin Klajd Papadhimitri është shumë mirë, sepse është krijuar një grup që kanë mjetet për të bërë punën e duhur, kur dihet që realizimi i një film sot ka mjaft vështirësi. “Me Klajdin kam bërë dhe filmin “I ardhur nga ëndrrat”, pra po me këtë grup. Dionis Papadhimitri punon si producent ekzekutiv dhe Spartak Papadhimitri që është operator si dhe regjisor Klajdi. Por këta kanë mjete dhe filmi është bërë jashtëzakonisht i vështirë, nuk është kollaj të xhirosh film sot”, tregon skenaristi i njohur Vladimir Prifti.

 

Ngjarja në film

Në filmin “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë” historia tregohet nga vetë autori, që ka kryer vrasjen kur ai merret në pyetje. Skenaristi Vladimir Prifti shprehet se përmes rrëfimit të autorit, që ka bërë vrasjen ai gjithashtu zbërthen dhe jetën e tij. “Filmi fillon sigurisht me vrasjen e ndërgjegjes së autorit kryesor, personazhit kryesor të filmit. Kjo sepse ai është rritur me të, ai është rritur me atë që ka vrarë. Ai e shikon atë dhe merr vesh që ishte shoku i fëmijërisë. Ai që është personazh kryesor në film nuk besonte se do të kishte vrarë një të njohur. Kështu arrin në një moment të vështirë. Filmi ndërtohet si strukturë nëpërmjet tregimit të këtij, që luan personazhin kryesor, i cili vihet vazhdimisht përpara një hetuesi për treguar. Ai arrin të zbërthejë pak jetën e tij në marrëdhënie me këtë njeri, që është shoku i tij që ai e ka vrarë, por që është rritur në familjen e tij”, tregon skenaristi Vladimir Prifti mes të tjerave. I njohur në fushën e kinemasë me filmat e tij këto kohë Vladimir Prifti është përkushtuar në skenarin e filmit. Në 2017 u shfaq premierë filmi artistik “I ardhur nga ëndrrat” me skenar nga Vladimir Prifti dhe regji nga Klajd Papadhimitri.  Premiera erdhi në ekranin e kinemasë së AQSHF pas një pune që sipas regjisorit është bërë me një përkushtim të madh. Në qendër të filmit është historia e dy të moshuarve, të cilët mashtrohen nga një person. Hashashi bëhet shkak për mashtrimet e tyre. Filmi “I ardhur nga ëndrrat” sipas regjisorit është një dyzim midis realiteti dhe ëndrrës. Historia e dy pleqve, që mashtrohen nga një person (i cili bën 4 karaktere të ndryshme që është i njëjti personazh) për të mbjell fusha me hashash.   

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 08:41

Në edicionin e tretë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit “Self-Portrait” në Muzeun Historik Kombëtar janë prezantuar me punët e tyre 400 artistë.

Postuar: 22/09/2019 - 08:40

Me një aktivitet të suksesshëm muzikor, këngëtari Bujar Qamili është nga këngëtarët që vlerësohet

Postuar: 22/09/2019 - 08:38

“Tirana International Film Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e 17.

Postuar: 21/09/2019 - 07:39

Mirald Metallari, 22-vjeçari që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë në Kam

Postuar: 21/09/2019 - 07:37

“Një koncert për paqen”, kështu e kanë quajtur shfaqjen e orkestrës "Magna Greci

Postuar: 21/09/2019 - 07:36

Artisti Adrian Paci vjen me ekspozitën “Prova” në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Postuar: 21/09/2019 - 07:35

Shqipëria përfaqësohet me filmin “Delegacioni” në garën për Oscar.