Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rritet numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar, 36700 persona në 8 muaj

Postuar: 20/09/2018 - 10:15

Muzeu Historik Kombëtar ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti. Sipas MHK gjatë këtyre muajve 36705 vizitorë kanë qenë në muze. “41 përqind më shumë totali i vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2017, 36 përqind më shumë të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2017, 46 përqind më shumë vizitorë vendas krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2017 dhe 36 përqind më shumë vizitorë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2017. Muzeu Historik Kombëtar ju mirëpret”, shkruan MHK.

Të dhënat që ka publikuar MHK tregon se ky institucion vijon të jetë ndër më të vizituarit në vend. Pak ditë më parë sipas një tjetër publikimi, MHK ishte ndër 10 muzetë më me interes nga vizitorët në vend. Por gjatë gjithë vitit në MHK nuk mungojnë dhe ekspozitat. Gjatë kësaj kohe për vizitorët është ekspozita “Historia e Skënderbeut” me piktura, realizuar nga Vangjel Gjikondi. Punë të realizuar në një hark kohor 10 vjeçar, por që sipas piktorit janë frymëzuar nga historiani Marin Barleti, Fan Noli apo dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për Skënderbeun. Piktori i njohur Vangjel Gjikondi tregon se cikli me tablotë për heroin kombëtar përfshin periudhën nga lindja deri pas vdekjes së Skënderbeut. Ekspozita “Historia e Skënderbeut” do të qëndrojë për publikun deri më datë 25 shtator. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeal më i madh në Shqipëri.

Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu ekspozon pasuritë e tij nëpërmjet tetë pavijoneve. Pavijoni i Lashtësisë është nga më të pasurit në Muzeun Historik Kombëtar me afro 400 objekte të ndryshme. Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona. Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së Broncit (2100-1200 para Krishtit) si dhe objekte të epokës së Hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e popullit ilir.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 30

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:37

“Unë si Ti” një film nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi ka përfunduar xhirimet dhe viti që vjen e sjell premierë. Filmi ka bërë bashkë aktorët nga Shqipëria dhe Kosova.

Postuar: 11/12/2018 - 07:35

Qeveria dyfishon çmimin e biletës për publikun në katër ditë të javës në Teatrin Kombëtar, por rr

Postuar: 11/12/2018 - 07:33

Qendra e Realizimit të Veprave të Artit pritet të mbyllet, sipas një shkrese zyrtare që drejtori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në ske

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “