Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Kultura

Rritje e numrit të vizitorëve gjatë muajit korrik në muzeun “Shtëpia me Gjethe”

Rritje e numrit të vizitorëve gjatë muajit korrik në muzeun

Muzeu kombëtar i përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka pasur këtë kohë rritje të numrit të vizitorëve. Në muze herë pas here janë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme, ku kanë marrë pjesë të rinjtë. Muzeu shprehet se edhe pse ende larg shifrave të vitit të kaluar, rritja e numrit të vizitorëve është një sinjal pozitiv, për kohën që jemi. “Me kënaqësi vërejmë një rritje me 183 për qind të numrit të vizitorëve dhe të të ardhurave gjatë muajit korrik në muzeun kombëtar të përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, krahasuar me ato të muajit qershor. Jemi ende shumë larg shifrave të vitit të kaluar, por mendojmë se ky është një sinjal pozitiv, në situatën e pazakontë që po jetojmë. 183 për qind më shumë vizitorë në korrik krahasuar me muajin qershor, 183 për qind më shumë të ardhura në korrik krahasuar me muajin qershor. 48 për qind më shumë nxënës e studentë në korrik krahasuar me muajin qershor”, shprehet institucioni. Sipas të dhënave të publikuara nga muzeu, numrin më të madh të vizitorëve të huaj e zënë ata francezë. “52.2 për qind e vizitorëve janë vendas dhe 47.8 për qind janë të huaj. Numrin më të madh të vizitorëve të huaj e zënë turistët francezë, ndjekur nga ata kosovarë, amerikanë, italianë, gjermanë, çekë dhe holandezë”, vijon institucioni. Muzeu është i hapur çdo ditë nga ora 9:00 - 19:00. Deri më 31 gusht bileta kushton vetëm 200 lekë të reja, ndërsa çdo të diel hyrja është e lirë. Ndërtesa e njohur si “Shtëpia me gjethe” (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në muzeun kombëtar të përgjimeve. Hapur më 23 maj 2017, është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë Bankës Kombëtare, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944- 1991. E konceptuar në 9 seksione, “Shtëpia me Gjethe” përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë.