Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Rrjedh në këngë e ligjërime”, koncerti që sjell krijimtarinë e kompozitorit Feim Ibrahimi

Postuar: 19/11/2019 - 07:34

"Rrjedh në këngë e ligjërime" është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitorit Feim Ibrahimi, në gjithë gjinitë krijuese të tij. Me dirigjent Ermir Krantjen, mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, interpretues të veprave të kompozitorit Feim Ibrahimit do të jenë solistët, orkestra dhe kori i Teatrit të Operës dhe Baletit. Por në këtë koncert premierë në skenë do të jenë dhe të ftuar të tjerë, si aktori Bruno Shllaku apo këngëtarja Kejsi Tola. Një program i pasur muzikor, ku “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967)- ouverturë; finale- poezia Fatos Arapi do të interpretohet nga kori dhe orkestra. “Shembja e idhujve” (1979)- Largimi i mësuesit; “Shkëndij e diellit ndaj Manushaqes”, poezia Naim Frashëri do të interpretohet nga Kejsi Tola dhe orkestra. Në program është dhe poemë vokalo-simfonike për kor, tenor, bariton, zë recitues dhe orkestër “Tan Shqipnia asht betue, pa gjak malet mos me i lshue” (1978)- kushtuar 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku interpretojnë Armaldo Kllogjeri, Bruno Shllaku, kori dhe orkestra. “Pylli i lirisë” (1976) vjen në skenë Etrita Ibrahimi, e shoqëruar nga orkestra, etj. Në koncertin, që i kushtohet kompozitorit Feim Ibrahimi në mbrëmjen e datës 21 nëntor, përmendim dhe “Balada e Kurbinit” (1990)- Kthimi i Gurgemit; Ndeshja; Varrimi i Kaçorrit; Rrëmbimi i Gurgemit, interpretuar nga Elton Katroshi dhe orkestra, “Xhaketa e kuqe” (1970)- teksti V. Musta vjen me interpretim nga Vikena Kamenica dhe orkestra, “Rrjedh në këngë e ligjërime” (1980) - teksti Gjok Beci vjen e interpretuar nga Armaldo Kllogjeri dhe orkestra, për të vijuar dhe me pjesë të tjera muzikore të kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi. Ky koncert sjell në skenë artistë të njohur, por Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se është muzikë, që nuk njeh kohë. “E tillë është e gjithë krijimtaria e Feim Ibrahimit, e cila pasohet brez pas brezi në kohë e zëra. Nga Vaçe Zela tek Rame Lahaj e kudo, “himni”- “Rrjedh në këngë e ligjërime” është kolona zanore e çdokujt, në dejet e të cilit rrjedh gjak shqiptar. Eja në koncertin e 21 nëntorit dedikuar krijimtarisë së mjeshtrit Feim Ibrahimi, ndjehu më shumë se kurrë shqiptar”, pohon TOB.

Feim Ibrahimi (Gjirokastër 1935 - Torino 1997)

I cilësuar si kompozitori që tronditi tabutë e realizmit socialist, është nga kompozitorët e parë shqiptarë të formuar tërësisht në vend, duke hyrë në Konservatorin Shtetëror të Tiranës në 1962, ku edhe u diplomua në vitin 1966, nën udhëheqjen e prof. Tish Daija. Menjëherë pas studimeve, punoi si pedagog i kompozicionit, kontrapunktit dhe harmonisë (1966-1973) dhe në vitet 1973-1977 u emërua zv/drejtor i ILA. Periudhën më të gjatë të jetës se tij e kaloi si sekretar për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në vitet 1977-1991 dhe më pas drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit (1991-1992). Në fund, ishte profesor i kompozicionit në Akademinë e Arteve deri në largimin e tij nga jeta. Pas titullit “Artist i Merituar”, për meritat e tij artistike, në vitin 1989 ka marrë edhe titullin “Artist i Popullit”. Për kontributin e dhënë ne zhvillimin e kulturës shqiptare, Bashkia e Tiranës në vitin 2000 i ka akorduar titullin “Mirënjohja e Tiranës”. Në vitin 2001 dhe 2008 Bashkitë e Durrësit dhe të Gjirokastrës i kanë dhënë titullin “Qytetar Nderi”. Ka fituar shumë çmime në konkurset kombëtare dhe në “Koncertet e Majit”. Ka fituar dy çmime te Republikës, çmimi më i lartë për krijimtarinë në Shqipëri. Në vitin 1990, në Aalto theaterfoyer, në Essen (Gjermani), u organizua dita “Feim Ibrahimi- portret artisti”. Në vitin 1994, me ftesë të presidentit të Brahmsgesellschaft, kaloi një periudhë si “composer-in-residence” në shtëpinë e J. Brahmsit në Baden-Baden dhe më pas qëndroi në Salzburg, për të studiuar muzikën elektronike në Mozarteum. Në 1995, vepra De Profundis që ai kompozoi gjatë studimeve në Mozarteum, u zgjodh për Festivalin e Muzikës Elektroakustike “Synthese” në Bourges (Francë). Vepra e F. Ibrahimit, i përfshin të gjitha zhanret, që nga miniaturat instrumentale, muzika e filmit, muzika e dhomës, muzika simfonike, koncertet për instrument solist dhe orkestër e deri tek veprat skenike dhe elektroakustike. Ato ekzekutohen me shumë sukses në Shqipëri, Kosovë, Itali, Francë, Angli, Gjermani, Zvicër, Amerikë, etj. “Dialogo per violoncello e pianoforte” dhe romanca “E la tua veste e bianca” (me vargjet e poetit S. Quasimodo), për soprano, violonçel dhe piano, të dyja të kompozuara në 1997, janë veprat e fundit të kompozitorit, i cili vdiq papritur në Torino (Itali), në 2 gusht 1997.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis

Postuar: 12/12/2019 - 07:22

Në muajin e fundit të vitit, por duket se asgjë nuk u bë për plotësimin e kërkesave të artistëve

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Cirku Kombëtar me aktivitetin e tij është dhe pranë fëmijëve larg arenës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Drama "Epsh dhe lakmi", shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë n

Postuar: 11/12/2019 - 07:19

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një de