BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

“Rrok’e agimin”, këngët e luftës të stilizuara nga artistët e rinj në ritmet rock

“Rrok’e agimin”, këngët e luftës të

“Rrok’e agimin” bëri bashkë vokalistët lirik dhe ato të muzikës rrok në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Vikena Kamenica, Denis Skura, Renisa Lacka, Ivana Hoxha, Xhieldo Hyseni dhe artistët e ftuar Kamela Islamaj dhe Gjergj Kaçinari ishin pjesë e koncertit. Dirigjent Edmond Doko, solistë instrumentistë Etrita Ibrahimi në piano dhe Nikola Kondakçi në violinë. Këngët e luftës, të stilizuara nga artistët e rinj, në ritmet rock erdhën në skenën tonë shoqëruar nga një formacion i madh, i orkestrës, bandës pop & rock dhe korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Më parë TKOB shprehej se për një artist, risitë janë gjithmonë nxitje për kulme të reja suksesi. “Solistët e TKOB, projektet risi në 4-tër vitet e fundit, i kanë pasur të shpeshta dhe performancat e tyre në këto shfaqje, janë emocione të rralla në karrierën e secilit. Në një koncert “rock” si do të përshtatet mezzo soprano Ivana Hoxha, tenori Denis Skura, soprano Renisa Laçka dhe baritoni Xhieldo Hyseni? Në 28 dhe 29 nëntor, ata performojnë së bashku me shumë të tjerë në koncertin gala "Rrok'e agimi"”, shprehej teatri rreth koncertit dhe artistëve. Në koncert ishte dhe pjesëmarrja e trupave artistike të Ansamblit Popullor, grupi polifonik i Lapardhasë dhe i Tepelenës. Koncert gala “Rrok’e agimin” erdhi në skenë për publikun në kuadër të festave të nëntorit. Ideja Zana Çela drejtore e përgjithshme e TKOBAP, skenari Josif Papagjoni, koreografia nga Gerd Vaso, Enada Hoxha, Julind Dervishi, orkestrues Alfred Kaçinari, Gjergji Kaçinari, Gerd Druga dhe dirigjent kori Dritan Lumshi. Në program krijimtaria muzikore e autorëve të njohur si Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Mustafa Krantja, Dhora Leka, Nikolla Zoraqi, Aleksandër Lalo, Limos Dizdari, etj. Në program u sollën këngë të ndryshme, muzikë filmash, etj. Midis tyre “Kënga e Mine Pezës”, “Heronjtë e Pojskës”, suitë me këngë partizane, romanca nga filmi “Njeriu me top”, “Partizani i vogël”, “Këputa një gjethe dafine”, etj.