BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Rrugëtimi historik i hebrenjve, në ciklin e ri grafik të Abaz Hados

Rrugëtimi historik i hebrenjve, në ciklin e ri grafik të Abaz

Rrugëtimi historik i hebrenjve vjen në punët e grafitit të njohur Abaz Hado. Në muajt e parë të vitit, piktor grafist Abaz Hado po punon me këtë cikël të ri në grafika, ku më pas një ekspozitë do të jetë për publikun. Në një vizitë në studion e tij, piktorin e gjejmë duke skicuar, ku disa prej tyre na i dha me shumë dëshirë për ti publikuar. Gazeta ekskluzivisht boton për herë të parë disa nga skicat e këtij cikli, që i kushtohet rrugëtimit historik dhe biblik të hebrenjve. Piktori grafist Abaz Hado, tregon se këtë herë në punën e tij është përqendruar në këtë rrugëtim historik të hebrenjve, por ai shprehet se dhe vendi nga ai vjen, të parët e tij pësuan të njëjtën gjë. “Po punoj me një cikël për hebrenjtë. Unë e fillova në fillim për Ditën e Holokaustit, dhe më pas lindi ideja duke parë disa foto dhe lexuar materiale, që ta vazhdoj më tutje, të bëj disa nga rruga, udhëtimi i hebrenjve. Për vetë faktin, që ka një lidhje, ndërthurje të paktën në momentin e Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, ku dhe vendi nga unë vij, krahina e të parëve të mi pësuan të njëjtin gjë si hebrenjtë”, shprehet grafisti i njohur. Në punët e tij dr. Abaz Hado “Mjeshtër i Madh” shprehet se nga kjo pikëpamje ka një lidhje, gjë e cila e ngacmoi me këtë ide që ti trajtojë duke futur edhe atë rrugëtim të popullsisë çame kur u shkatërruan dhe u masakruan. “Gjeta një paralelizëm, që më frymëzoi të bëj një cikël grafikash, t’ia kushtoj hebrenjve, që duke gërmuar, ecur dhe duke avancuar në të, kuptova që mund të merrte edhe një dimension tjetër edhe më filozofik. Pra të një udhëtimi të gjatë të tyre deri në ditët tona. Unë përgjithësisht jam përqendruar tek Lufta e Dytë Botërore, te genocidi dhe holokausti, që ata pësuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por sigurisht duke e çuar dhe më përpara, duke e çuar dhe në kohën e sotme, atë qëndresën që bënë dhe atë lidhje e unitet që kanë ata me njëri-tjetrin, si komb për të formuar shtetin e tyre. Në këtë cikël do të ketë dhe pikëpamje filozofike, të cilat unë do ti sqaroj gjatë rrugës, gjatë krijimit”, tregon piktori grafist Abaz Hado.

Puna me grafikat dhe ekspozimi i tyre për publikun

Në studion e tij artisti i njohur Abaz Hado vazhdon punën për ciklin e ri, por ai do të kurorëzohet me një ekspozitë, që do të jetë e shoqëruar dhe me një katalog, për skicat me rrugëtimin e hebrenjve. Kjo është puna e parë për artistin këtë vit, duke pohuar se do të jetë një cikël, që mund të shkojë nga 15 deri në grafika. “Mendoj që brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti unë do ta kem kryer ciklin me grafika për hebrenjtë, që do të kurorëzohet me një ekspozitë dhe katalog. Mendoj që kjo është si fillim i punës sime për këtë vit, pra cikli për hebrenjtë. Një cikël, që mund të shkojë deri në 15-20 punë në grafika, por unë e kam deri te 15 limitin për momentin. Nëse do të më dalin ide të tjera gjatë punës do ta vazhdoj dhe më tutje. Pra udhëtimi hebrenjve, ku kam dhe punë që tek toka e premtuar. Të gjithë idetë e vjetra të periudhës më të hershme të udhëtimeve të kësaj popullsie, që siç ju tregova ka dhe një paralelizëm të krahinës së Çamërisë. Çamët janë përzënë, masakruar dhe vrarë, sigurisht që mua më ngacmon ky moment”, tregon më tej artisti i njohur Abaz Hado. Për Çamërinë, Hado tregon se ka bërë ekspozita, por shton se duke pasur gjallë dhe disa momente nga ajo që ai kërkon të jetë mund ta zgjidhi shumë kollaj. “Kam shkuar drejt një qartësimi të fletëve njëra pas tjetrës. Ato ndjekin njëra-tjetrën dhe them, që do t’ia dal në krye. Këto janë skica në linoleum. Unë kam bërë provën e parë dhe e kam derdhur, dhe ajo do të përpunohet sërish do të shihet deri sa të kem zgjidhjen përfundimtare. Pra do të shkojë drejt shtypit në linoleum. Skicat që kam jam duke i përpunuar dhe ideja ime është ekspozimi, që do të bëhet përmes një ekspozite dhe me botimin e një katalogu për punët. Vendi më i përshtatshëm mua më duket Muzeu Historik Kombëtar për ekspozitën”, pohon grafisti dr. Abaz Hado. Në lidhje me trajtimin, që bëhet në këto skica, artisti Abaz Hado shprehet se në punën e tij është duke bërë një sistemim, në mënyrën shkencore dhe artistike. “Skenat jam duke i sistemuar në mënyrë tepër shkencore dhe artistike, për të bërë zgjidhje, të cilat do të shkojnë pastaj dhe në figurat simbol. Nuk kemi vetëm thjesht figura realiste, por dhe figura që mbajnë simbole. Janë figura që mua më vijnë në mendje, unë i punoj dhe i hedh për ti kthyer në sistemin e artit”, pohon grafisti Hado. Në punën e tij këtë herë me ciklin për hebrenjtë, grafiti Abaz Hado tregon se janë figura që vijnë nga vijat e para duke hedhur idenë, dhe më pas kjo ide përpunohet dhe kthehet në një simbol. “Përshembull nëna më fëmijë, se si ato nëna ikën dhe gjetën kurajon për të mbrojtur fëmijët e tyre. Kemi një grafi kur ata janë në burg dhe tashmë po vjen koha e lirisë. Këto figura, që janë të rënduara nga pikëpamja psikologjike, të rënduara vijën dhe janë me duart lart, ku po lind dielli dhe liria që po vjen në 1944”, thotë dr. Abaz Hado “Mjeshtër i Madh”.

 

Projektet në vijim

Jo vetëm ky cikël me grafika këtë vit, por në vijim dr. Abaz Hado mjeshtër i grafikës tregon se është duke punuar dhe projekte të tjera, por dhe botime studimore. "Unë jam duke punuar për një libër për portretin. Një monografi mbi 400 faqe për portretin në pikturë, që mbaron besoj nga mesi i muajit tjetër dhe del në qarkullim. Po ashtu unë jam duke punuar dhe për një monografi, për një piktor në Kosovë. Por kam dhe një ide, që të bëj një monografi për disa skulptura të cilat janë groteske për Luan Hajdari. Janë rreth 194 skulptura, që quhet plastika groteske e skulpturës shqiptare”, tregon grafisti Hado. Cikli i familjes pati sukses dhe grafisti Abaz Hado shprehet se në planet e tij është, që ta vijojë punën me të, por një tjetër cikël do të jetë me vizatime. “Unë do vijoj ciklin e familjes. Do ta vazhdoj këtë cikël meqë pati sukses dhe është dhe një botim pikërisht nga kjo gjë. Por kam dhe një tjetër cikël me vizatime, që janë mbi marrëdhëniet e stome. Ne kemi në zyra kolege, që punojnë pa fund të kompjuter, siç kam dhe te zyra ime. Por unë këtë e shikoj në të gjitha, sepse njerëzit janë dhënë pas teknologjisë dhe këtë e shpreh në skica, që do ta shoqëroj edhe me shkrim”, thotë grafisti i njohur. Si artist, Abaz Hado ka marrë pjesë me punimet e tij grafike në ekspozita vetjake dhe kolektive brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke filluar nga viti 1983. Piktori Hado ka qenë pjesëmarrës edhe në disa veprimtari ndërkombëtare arti (Bienale): Hamburg (Gjermani), Lubjana (Slloveni), Kajro (Egjypt), Tuzla (Bosnje), Varna (Bullgari), Catalania (Spanjë), Maribor (Slloveni), Bitola (Maqedoni), Nagoi (Japoni), Norvegji, Poloni, USA, Rumani, Lituani, Emiratet e Bashkuara. Veprat e piktorit Hado ndodhen në mjaft muze, galeri e koleksione private.