BREAKING NEWS

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe ka një lutje për të gjithë: Më është rikthyer sërish tumori në tru. Të mërkurën do duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes!

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Kultura

Rrugëtimi ndërkombëtar i regjisores Xhanfise Keko, vazhdon

Rrugëtimi ndërkombëtar i regjisores Xhanfise Keko, vazhdon

Film Festival Aliçe nella çittà në Romë në edicionin e këtij viti që nisi më 14 tetor, i ka dedikuar regjisores shqiptare Xhanfise Keko një mbrëmje homazh. Në nderim të saj do shfaqë dy filma. Është vërtet e jashtëzakonshme kjo që po ndodh me regjisoren tonë të shquar, ndarë nga jeta në vitin 2007. Tashmë është i njohur fakti që, prej disa vitesh ajo ka zgjuar interesin e specialistëve dhe kritikëve të filmit nëpër botë, është bërë pjesë e dokumentarëve të prezantuar në festivalet më prestigjioze ndërkombëtare të filmit dhe filmat e saj janë shfaqur me sukses në Londër, Belfast, New York, Washington DC, Jerusalem, Tel Aviv, Zyrih, Kopenhagen, Vjenë, Paris, Linz, Frankfurt, Zagreb... Sot, pa mëdyshje mund të themi se ajo jo vetëm është e njohur jashtë Shqipërisë me krijimtarinë e saj, por është më e njohura nga kinematografia shqiptare deri më sot.

Po, si ka ndodhur e gjithë kjo?

Në fakt, historia fillon në vitin 2012 kur, një nga kritikët dhe njohësit më të mirë të kinemasë botërore si dhe realizuesi i dokumentarit mbi historinë e kinemasë botërore, britaniku Mark Cousins, ra në kontakt me krijimtarinë e Xhanfise Kekos. Rezultati? Në dokumentarin “Here be Dragons” (2013) ai u ndal veçmas në këtë figurë të kinemasë shqiptare, të panjohur e vlerësuar deri atë kohë nga kritika ndërkombëtare. Në të njëjtin vit, Mark Cousins realizon një dokumentar për historinë e kinemasë në filmat për fëmijë ku mes 70 filmave që ai përzgjodhi nga gjithë bota si gurët kilometrikë të këtij zhanri, dy prej tyre ishin të regjisores shqiptare Xhanfise Keko. Në dokumentarin, i cili pati premierën botërore në Cannes Film Festival në 2013 me titullin “Story of Film and Children”, mes shumë filmave, ai analizon edhe interpretimet kinematografike të Xhanfise Kekos në filmat “Tomka dhe shokët e tij” ku vlerëson vërtetësinë, atmosferën, interpretimin e fëmijëve dhe shprehet se “në këtë film regjisorja e superon gjuhën ortodokse në kinemanë shqiptare dhe gjen një rrugë poetike, evoluese, për të treguar botën”... dhe “Qyteti më i ri në botë” tek i cili analizon skenën e ëndrrës si një mjet me strukturë surreale, duke anashkaluar skematizmin që imponohej nga ideologjia e kohës dhe konkludon se “në filmin me metrazh të mesëm “Qyteti më i ri në botë”, Keko jep gjithë idenë nëpërmjet gjuhës filmike, shfytyrimin magjik të botës përmes ëndrrave të protagonistëve të vegjël”. Në fund nga i njëjti autor. Në Festivalin e Venecias (2018), mes shumë polemikash nga grupet feministe, Mark Cousins prezantoi dokumentarin e shumëpritur “Wamen Make Film” mbi historinë e kinemasë botërore nga autoret femra, një film që kishte për narratore figura të ekranit botëror si Tilda Swinton, Jane Fonda, Anxheline Jolie, etj, e ku në tre segmente të tij ai fokusohet edhe tek regjisorja shqiptare Xhanfise Keko.

 

Viti 2014 dhe premiera botërore

Duke u rikthyer në vitin 2014, vlen të kujtojmë se premiera botërore e filmit “Tomka dhe shokët e tij”, tashmë i restauruar në parametrat bashkëkohorë të projeksionit nga Libraria e Kongresit Amerikan, u organizua në një nga tempujt e kinemasë botërore siç është British Film Institute (BFI) dhe mori vlerësime në revistën prestigjioze “Sight and Sound”, ku autori nuk nguron të shprehet se “ky film është më i freskët e i gjallë se filmi “Vjedhësi i biçikletave”. Është momenti më i mirë për filmin “Tomka dhe shokët e tij” po të kemi parasysh që krahasimi bëhej me një nga kryeveprat e regjisorit të famshëm italian Vittorio De Sika. Po atë vit, si asnjë film tjetër shqiptar deri më sot, gjatë një viti ky film arriti të shfaqet në 19 qytete në Britaninë e Madhe. Por jo vetëm atje. Pas projeksioneve në USA, Francë, Izrael, etj, “Tomka dhe shokët e tij” është i vetmi film shqiptar që është pjesë e katalogut të një prej platformave më të mëdha siç është Filmstruck e cila si platformë VOD prezanton vetëm mjeshtërit klasikë të kinematografisë botërore. Për gjashtë muaj ai u shfaq në USA, Kanada e Porto Riko. Të njëjtin interes ka arritur të zgjojë dhe “Kur xhirohej një film” i cili është vlerësuar veçmas për trajtimin me finesë të një teme tabu për kohën dhe dogmës siç ishte fenomeni i divorcit në Shqipërinë e fundviteve ‘70 e që as nuk mendohej të pasqyrohej në ekranin shqiptar. Pas projeksioneve të filmit në Cinematekën e Tel Avivit, Haifas dhe Jerusalemit në formatin 35 mm dhe pritjes shumë të mirë nga publiku e kritika, u bë i domosdoshëm skanimi 4K dhe remasterizimi jo vetëm i këtij filmi por edhe i veprave të tjera të kësaj autoreje për të qenë kompatibël me kërkesat bashkëkohore të projeksioneve dhe broadcastingut. Deri më sot, falë kontributit të dashamirësve të regjisores Xhanfise Keko dhe krijimtarisë së saj, kompania filmike Ska-ndal ka arritur të skanojë e remasterizojë katër prej njëmbëdhjetë titujve nga filmat e regjisores, ndërkohë që ambicia është për të vazhduar punën edhe me tituj të tjerë po kaq të mirëpritur si, “Pas gjurmëve”, “Një vonesë e vogël” dhe “Taulanti kërkon një motër”.

Nëntori 2018 një ngjarje e madhe

Referuar kalendarit, nëntori 2018 shënoi një ngjarje të madhe për historinë e kinematografisë shqiptare. Instituti Danez i Filmit (DFI - Danish Film Institute) prezantoi në Cinematekën e Kopenhagës regjisoren e mirënjohur shqiptare Xhanfise Keko përmes një triologjie me filmat “Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza llastica” dhe “Kur xhirohej një film” të cilët u projektuan në formatin bashkëkohor DCP, çka e bën të jetë risi për filmat tanë të prodhuar para viteve 90-të. Me kë rast duhet thënë se, ky tribut është i pari që i dedikohet një regjisori shqiptar, por, jo për regjisoren Xhanfise Keko. Në vitin 2019, një tjetër tribut ju dedikua regjisores Xhanfise Keko. Këtë radhë ishte Wiena Film Museum që i kushtoi tre ditë krijimtarisë së regjisores shqiptare duke shfaqur pesë filma. Edhe 2020 nuk mbeti pas. Filmi “Tomka dhe shokët e tij” u shfaq nga kanali televiziv amerikan TCM (Turner Clasics Movie), një kanal ky me 40 milion abonentë, i paraprirë nga shpallja e regjisores Xhanfise Keko “regjisorja e javës” (Director of the Week).

 Festivali nderim për regjisoren

Në prag të mbylljes së vitit 2021 vjen një tjetër lajm i bukur për të gjithë ne. Film Festival Aliçe nella çittà në 20 tetor në homazhin dedikuar regjisores shqiptare në nderim të kontributit në kinematografi dhe personalitetit artistik të saj do të shfaqë filmat “Beni ecën vetë” dhe “Mimoza llastica”. Alice nella çittà ka qenë pjesë e Roma Film Festival nga viti 2006 - 2011 si seksioni zyrtar i filmit dedikuar të rinjve. Më pas, serioziteti i organizimit dhe reputacioni gjithnjë në rritje i tij bëri që në vitin 2012 ai të shkëputet nga Roma Film Festival, një ndër festivalet më të rëndësishëm në Itali pas atij të Venecias. Nga ajo ditë Film Festival Alice nella çittà ekziston si një festival autonom dhe paralel me Roma Film Festival, si një festival serioz dhe prestigjioz dedikuar tërësisht gjeneratës së re. Për kuriozitet. Këtë vit i ftuar nderi do të jetë aktori i famshëm hollivudian Johnny Depp (Xhoni Dep). Dhe për ta mbyllur prezantimin e rrugëtimit ndërkombëtar të regjisores Xhanfise Keko për momentin, po riprodhojmë fjalët e drejtorit artistik të festivalit Gianluca Giannelli, i cili në konferencën për shtyp, kur prezantoi homazhin dedikuar regjisores shqiptare, tha: “Për sa u përket homazheve, do t’i bëjmë një nderim të rëndësishëm regjisores shqiptare Xhanfise Keko, e cila konsiderohet si Trufoja e kinemasë shqiptare. Ka qenë e vetmja regjisore në Shqipërinë komuniste, një regjisore grua pak e njohur për publikun e gjerë, por e cila ka krijuar një filmografi të rëndësishme për sa i përket pikërisht rrëfimeve me fëmijë. I transformoi në instrumente edhe për të shpalosur shoqërinë ku jetohej në ato kohë, duke u dhënë edhe një rol politik nëpërmjet të cilit tregonte se nuk donte të qëndronte e mbyllur në kafaz. Për ne ky ishte një tjetër prej atyre mesazheve që donim ta përcillnim me anë të përzgjedhjes sonë. Nga veprat e saj do të shfaqim dy filma, “Mimoza llastica” dhe “Beni ecën vetë”, të siguruara nëpërmjet kompanisë filmike “Ska-ndal” që na jep mundësinë t’i prezantojmë premierë botërore dhe të shfaqen këtu për herë të parë në botë në versione të restauruara”. Një pyetje e natyrshme lind pas kësaj... Kush do të jetë stacioni i radhës që do të mirëpresë regjisoren shqiptare, tashmë të njohur edhe ndërkombëtarisht?

Nga Julia Vrapi