BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Kultura

Ruajtja dhe restaurimi i materialeve, mbledh specialistët në bibliotekë

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë, në kuadër të kualifikimit të vijueshëm bibliotekar të punonjësve të sistemit kombëtar bibliotekar, nga data 2 deri më 6 dhjetor u zhvillua workshop-i me temë “Ruajtja dhe restaurimi i materialeve bibliotekare”, me pjesëmarrjen e restauratorëve dhe libërlidhësve nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, bibliotekat publike dhe ato universitare. Punimet e workshop-it u drejtuan nga z. Thierry Aubry, përgjegjës i Qendrës së Ruajtjes dhe Restaurimit në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Strasburgut dhe pedagog në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë në Paris. Duke sjellë përvojën franceze, z. Aubry, në temat i tij u fokusua në paraqitjen e sistemit të formimit të restauratorëve në Francë, si dhe parimet kryesorë të ruajtjes dhe restaurimit të materialeve bibliotekare, kryesisht të vlerave të rralla të trashëgimisë kombëtare dhe jo vetëm. Krahas trajtesave teorike, z. Aubry zhvilloi edhe seanca praktike, duke demonstruar raste të veçanta të ruajtjes dhe restaurimit të dorëshkrimeve, antikuarit, botimeve të shek. XVIII, etj. Gjatë seancave të trajnimit pjesëmarrësit shkëmbyen ide, si dhe diskutuan mbi problematika të ndryshme që ndeshin gjatë punës së tyre. Mbarimi i Luftës së dytë botërore e gjeti BKSH me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ajo u vendos në një nga ndërtesat më të mira të asaj kohe, e cila shërben edhe sot si “aneks” i saj. Koleksionet me karakter albanologjik u rritën kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe bibliotekave private të personaliteteve të kulturës. Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Ngjarje me rëndësi për BKSH, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.5.1948 e dekretit "Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare", sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ndryshimet demokratike të viteve ’90 sollën mundësi ndryshimi edhe në politikat e Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore, me kufizime të skajshme në sigurimin e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës, ajo kaloi në heqjen e barrierave kufizuese të kësaj natyre, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit.