BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

Rudi Sata: Kumbaro ministre e dështuar, të takohet urgjentisht me artistët

Rudi Sata: Kumbaro ministre e dështuar, të takohet urgjentisht me

Tenori Rudi Sata njëkohësisht dhe kryetar i Sindikatës së Artistëve të TOB pohon se Ministria e Kulturës ka përgjegjësinë me çfarë po ndodh këto kohë me situatën e krijuar në institucionet e artit. Artistët kundërshtojnë projektligjin, kërkojnë takim me ministren e Kulturës, por deri tani kjo ka munguar sipas tyre. Në intervistën për “SOT” Sata flet për jo pak probleme, por sipas tij deri tani ka munguar dialogu me ministren e Kulturës. Gjatë kësaj kohe janë zhvilluar dhe protesta të artistëve, të cilat duket se do të vijojnë por për tenorin Rudi Sata deri tani është treguar që nuk po merren parasysh kërkesat e komunitetit artistik. Sipas kryetarit të Sindikatës së Artistëve të TKOBAP, Rudi Sata kur përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Kulturës,  pa statusin e artistit çdo nismë ligjore e vendos artin në kushte inferiore

-Prej disa javësh ka kërkesa që janë drejtuar në Ministrinë e Kulturës, pritet përgjigje. Si është kjo situatë për ju?

Qëndrimet e mia si artist, por dhe si kryetar i sindikatës së artistëve të TOB janë ato që shqetësojnë gjithë komunitetin artistik. Ashtu si ju e dini, Ministria e Kulturës hodhi një propozim për ndryshimin e projektligjit të artit 10352 datë 18.11. 2010. Ministria ka bërë disa amendamente në ligj. Dhe kur u mor vesh se çfarë ishte bërë Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë doli në një konferencë shtypi dhe i bëri apel ministres Mirela Kumbaro. Nuk është serioze për një titullar të një dikasteri siç është ministria, të dalë ministrja dhe rrugës duke ecur të thotë që Teatri Kombëtar do ikë te “Turbina” dhe Teatri i Operës dhe Baletit do vijë te TK. Pra nuk është serioze, pasi ministrja duhet të dilte në një konferencë për shtyp dhe para saj duhej të takohej dhe me sindikatën përgjegjëse, sepse ka dhe kontratë të nivelit të parë me ministren e Kulturës. Por është çështje kulture, dhe nuk ka bashkëpunim institucional mes Ministrisë së Kulturës dhe Sindikatës. Zonja ministre duhej të thërriste sindikatën e artistëve, të parashtronte që kishte ndërmend të bënte një lëvizje të trupës të Teatrit Kombëtar te “Turbina” me datë dhe afate të përcaktuara, dhe më pas në një deklaratë shtypi. Kjo nuk u bë nga Kumbaro. Më pas foli diçka tjetër për këtë problem por po rrugës dhe jo me deklaratë zyrtare. Ministrja Kumbaro është me stilin dhe metodologjinë komuniste, nuk ka lidhje ajo me artin dhe kulturën. Është e brumosur me mënyrën dhe konceptet se si ka funksionuar regjimi në kohën e diktaturës. Ministrja e Kulturës gjatë kësaj kohe ka treguar vetëm një konfuzion në deklarata. Atë që thoshte sot nuk thoshte nesër sidomos në lidhje me lëvizjen e trupës së TK. Por në një kohë kur vetë kjo   thoshte duhet të ikni ju të teatrit sepse po ju bie godina, vijonte që do vijë opera. Pra një paçavure që çfarë thoshte sot nuk e thoshte nesër në fjalën saj. Pa një plan të detajuar. SPASH i kërkoi që në ditën e parë të jetë më serioze dhe më përgjegjëse në respekt të institucioneve të artit, që janë në varësi të saj. Ku e ka studimin e fizibilitetit të godinës së TK? A duhet të ketë një sondazh jo vetëm me artistët, por dhe me artdashësit. Ministrja Kumbaro nuk shpreh asnjë përqindje të dialogut social me artistët. Nuk ka dialog me grupet e interesit. Unë me të drejtë them që është një ngelëse në klasë ministrja Kumbaro. Më parë te një shkrim për ministren Kumbaro i kam çuar dhe mesazh kryeministrit Rama, duke i thënë se duhet shkarkuar.  Më parë kam thënë që ministrja Kumbaro sa mirë që nuk bëri gjë nga ato që premtoi, sepse do harxhonim më shumë kohë për ti ç’bërë. Ajo sa here bën një gjë e katranos, dhe na bëri hatanë tjetër me projektligjin e artit.

-Ku fillon problemi me projektligjin?

Problemi fillon me projektligjin, sepse ajo nuk ka bashkëpunuar me grupet e interesit, nuk ka pasur konsultime. Ministrja e ka detyrim ligjor që të jetë dhe transparente. Duke parë që u përball me reagimin e artistëve, ajo e hodhi projektligjin e artit on line për të marrë mendime dhe vërejtje. Por kjo është populizëm i pastër, sepse nuk ka një komision. Unë dua të di kush do të na jetë grupi që do ti seleksionojë opinionet e artistëve? Ne kërkojmë si artistë, që ministrja Kumbaro të ulet urgjentisht në takim me artistët. Ne i kemi dërguar dhe kërkesë zyrtare përmes SPASH të protokolluar me numër 10 01, i kemi kërkuar që sindikata kërkon një informacion të detajuar me çështjen e Teatrit Kombëtar dhe takim me ministren, por dhe për projektligjin.

-Çfarë kundërshtoni ju?

 SPASH refuzon kategorikisht këtë projektligj pa u miratuar statusi i artistit, sepse profesioni i artistit është i vetmi profesion që nuk hyn në statusin e nëpunësit civil. Pa këtë status, çdo nisëm tjetër ligjore e vendos artistin në kushte inferiore dhe të depersonalizuar. Duke qenë se SPASH-ja ka firmosur kontratat e nivelit të I-II me Ministrinë e Kulturës ka përgjegjësinë e saj direkt për ti kërkuar sqarim në lidhje me ndryshimet që janë bërë. Projektligji nga mënyra, stili, metoda, konceptet etj, nuk garanton demokracinë institucionale etj. Ky projektligj nuk ka lidhje fare me eksperiencën dhe modelet e BE. Forma, mënyra, apo konceptet që janë futur në këtë projektligj janë tipike të stilit komunist, të një sistemi totalitar e klientelist. Ky projektligj me këto ndryshime i shërben vetëm "glorifikimit" dhe pushtetit absolut të ministres. Pikë tjetër që kundërshtojmë është dhe shfuqizimi i Cirkut Kombëtar. Njëherë e shfuqizon cirkun që nuk është më pjesë e pushtetit qendror, dhe unë bëj pyetjen ku e kanë çuar? Është turp kjo që po bën ministrja Kumbaro. E kam thënë dhe më parë, që ministrja Kumbaro është e dështuar. Të heq dorë nga PPP, sepse nuk mund të shembet teatri është historia dhe kultura e një kombi. I drejtohem ministres Kumbaro çfarë projektligji bën ti moj zonjë dhe për kë e bën? Çmenduria më e madhe tek ne është që ministria na ka bërë një projektdraft për artin dhe kulturën në një kohë që artisti nuk është pjesë e statusit të nëpunësit civil. Ne nuk jemi pjesë e statusit të nëpunësit civil dhe ministria na shkon e bën projektligjin e artit. Në ministri ka pushtuar një injorancë e madhe. Ministrja Kumbaro nuk përballet dot me artistët. Është një projektligj, që akoma dhe më shumë do bëjë fukara artistin dhe do të glorifikojë pushtetin e ministrit të kulturës.  

-Ju vijoni në reagimet tuaja duke kundërshtuar kontratat. Konkretisht çfarë po ndodh?

Unë kam qenë dy ditë në një takim të organizuar nga ILO ( Organizata Ndërkombëtare e Punës), e cila monitoron Shqipërinë në lidhje me respektimin dhe të drejtat themelore të punëmarrësit. Kur unë atje kam treguar historinë se çfarë ndodhi me artistët në lidhje me atë pseudoreformë që u bë për kontratat, edhe ata e quajtën si dhe unë më parë që është një diktaturë e instaluar. Ligji konkretisht për artin skenik nga A deri në Zh nuk flet për komunitetin, për partneritet, dialog social, flet vetëm për drejtuesit. Kjo është turp. Por dhe me projektligjin nuk shihet të ketë vëmendje te artistët, te komuniteti artistik.

 

 

-Në rast se ministrja nuk pret në takim artistët, çfarë do bëni si kryetar i sindikatës së artistëve të TOB?

Unë e kam akuzuar drejtpërdrejtë ministrinë për dispozitat ligjore që ka vendosur në institucionet e artit që ka në varësi, për të cilat unë jam shprehur që janë vakume dhe shkelje ligjore të të drejtave themelore të individit. Ne si sindikatë e artistëve do ti drejtohemi inspektoratit të punës fillimisht, që ka tagrin ligjor dhe detyrim të shikojë se çfarë po bëhet me kontratat. Ne do ta ndjekim ligjërisht, duke kërkuar anullimin e tyre dhe vendosje të kontratës kolektive. Ju bëj me dije që shumë shpejt ne do të bëjmë një raport të detajuar dhe do t’ia çojmë dhe parlamentit për t’i sensibilizuar në lidhje me masakrën ligjore që ka bërë ministria. Deri tani ministrja Kumbaro ka treguar që nuk ka vullnet për dialog me artistët. Por ministrja e Kulturës nuk shquhet për kulturën e debatit social, por për njëanshmërinë, dhe ajo ka një besim absolut në vetvete që i di të gjitha. Më vjen keq që sot artisti është më i varfër se kurrë më parë. Unë refuzoj çdo negociatë ligjore me ministrinë pa u bërë statusi i artistit. Nuk po respektohen as vendimet ligjore që janë për trajtimin financiar të punonjësve.

-Çfarë po ndodh me institucionet e artit në këtë situatë, gjendja në përgjithësi?

Cilido titullar institucioni që të vijë tek ata në varësi të ministri është kot. Për mua edhe në TOB titullarja nuk ka se çfarë të bëjë, sepse ka gjetur një paketë ligjore që nuk heq dot asgjë. Titullarja është e shfajësuar sepse i gjeti dhe nuk mban përgjegjësi, këtë ligj gjeti. Edhe në institucione të tjera situata është e njëjtë, sepse e kanë gjetur të tillë ligjin. Për TOB ministrja Kumbaro ka bërë zero investim. Vetëm ka bërë atë pseudoreformë që i hodhi lakun në fyt artistëve.

-Ju pohoni probleme, por kemi investim  në një godinë të mjeruar siç ishte TOB, tashmë ka nisur rikonstruksioni. Nga një godinë në mjerim do të kthehet me parametra të tjera bashkëkohore?

E kam thënë dhe e them që ky është një investim komercial. E shikoj të tillë, sepse në rast se do të kishe dëshirë dhe respektin për artistin para se të bëjë godinën e TOB, ti si ministre nuk i ke dhënë garanci ligjore për mbarëvajtjen e  punës dhe kjo është jetike. Kur ti nuk tregon këto me fakte, si mund të besoj unë që qenka kaq e vëmendshme për të respektuar artistin saqë po bën një godinë , po e rikonstrukton? Unë e shikoj atë projekt si një tender, si një investim komercial. Nuk më kënaq një mur i bukur që bën ministria kur shpirti i artistit është i dhunuar.

Intervistoi: Julia Vrapi