BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Rudi Sata: Në ligje duhet mendimi i ekspertëve, çështja e pensionit të jetë pjesë integrale e statusit të artistit

Rudi Sata: Në ligje duhet mendimi i ekspertëve, çështja e

Projektligji i pensioneve, që është bërë me dije nga Ministria e Kulturës ka rikthyer sërish diskutimet, por dhe kundërshtimet e artistëve të ndryshëm. Artistët shprehen se për projektligjin e pensioneve rëndësi ka mendimi i specialistëve dhe ekspertëve. Ata herë pas here kanë kundërshtuar mënyrën se si është vepruar për hartimin e projektligjeve, duke kundërshtuar më parë edhe kontratat individuale. Në reagimin e tij tenori Rudi Sata shprehet se në qendër të diskutimeve për projektligjin e pensioneve duhet të jenë ekspertët e fushës, që kanë dhe njohuri nga ana ligjore. “Për çështje apo nisma që ndërmerr ministria apo kushdo institucion tjetër të karakterit ligjor, mendoj se duhet të trajtohet nga specialistët, ekspertët dhe juristët, të cilët kanë përfaqësues të grupeve të interesit gjatë tryezave të punës, të cilat organizohen sipas një rendi pune nga pala organizuese. Faza e parë janë ekspertët dhe më pas jepen informacione për trupat artistike”, pohon ai. Tenori Rudi Sata shton mes të tjerave, se institucionet edhe këto ditë nuk kanë treguar vëmendjen e duhur për çfarë po ndodh me projektligjin e pensioneve të artistëve. Sipas tij nga mënyra se si ka punuar ministria nuk është treguar, që ka pyetur artistët. “N kohën kur e gjithë bota po përballet me luftën për jetë a vdekje ndaj COVID-19, pa pritur e pa kujtuar, na vjen një projektligj për ligjin e pensioneve për artistët. Dhe mbasi ta kemi lexuar atë, të japim mendimet, sugjerimet dhe opinionet tona në lidhje me këtë projektligj! Po ajo që të bën më shumë përshtypje dhe është për të qeshur, që si ka mundësi që pikërisht kjo ministri, po këta titullarë institucionesh nuk e kanë pyetur asnjëherë artistin , dhe artisti nuk ka asnjë të drejtë konsultimi se vendimmarrje jo e jo dhe befas thonë ju lutem jepni mendimet tuaja”, thotë tenori Sata.

Modeli i ligjit

Në reagimet e tyre artistët pohojnë se ka disa vite që flitet për këtë projektligj, por kjo çështje është zvarritur nga ministria. Tenori Rudi Sata pohon se opinione mund të japi kushdo, sepse është detyrim për ta bërë procesin sa më transparent, por kurrsesi opinionet e dhëna nga jo ekspertët të merren dhe të jenë thelbësore në përcaktimin , konceptimin apo finalizimin e këtyre çështjeve ligjore, të cilat janë tepër tepër jetike për artistin, komunitetin apo dhe institucionin. Në reagimin e tij tenori Sata thotë se e kundërshton projektligjin ashtu si dhe në 2015, sepse nuk duhet konceptuar si një ligj më vete. “Çështja e pensionit që është një aspekt tepër jetik për nivelin artistik të artistit, duhet të jetë pjesë integrale e statusit të artistit. Por këta nuk duan ta bëjnë statusin. Unë të jem i sinqertë nuk dua ta quaj një "gabim" nga ana e specialistëve të ministrisë, por ajo në bindjen time është "me qëllim", për të mos e përfshirë çështjen e pensioneve brenda "kornizës" së statusit të artistit. Unë këtë projektligj e kam quajtur një bypass, që lidh qëllimin që kishte ministria për të arritur nëpërmjet kontratave individuale. Edhe sikur ta pranojmë këtë projektligj, pyetja është, çfarë standardesh të BE plotëson, çfarë kriteresh dhe kujt modeli i referohen?”, thotë tenori Rudi Sata. Reagimi i artistit vjen në vijim për problemet nga ana ligjore, që sipas tij po shoqërojnë jetën artistike në vend.