BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

 Rudi Sata: Qeveria ndryshon drejtorët në institucione dhe jo ligjet, nuk mendohet për artistët

 Rudi Sata: Qeveria ndryshon drejtorët në institucione dhe jo

Ligji aktual për artin dhe kulturën apo dhe mënyra se si zhvillohen konkurset për zgjedhjen e drejtuesve në institucione janë parë si probleme nga artistët. Në reagimet e tyre duke u shprehur për emërimet që bëhen për titullarët, kanë kritikuar Ministrinë  e Kulturës. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të drejtohet nga violinistja Abigiela Voshtina, që dikur ka qenë dhe drejtore artistike në këtë institucion. Por për tenorin e TKOB, është qoka e radhës e ministres së Kulturës. Tenori Rudi Sata, i cili herë pas here ka folur rreth problemeve që janë me ligjin e artit apo dhe aktivitetin artistik, thotë se e priste këtë që do të ndodhte. “Tymi doli më në fund në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Por ishin shtëngulla tymi të zi! Doli ajo që unë kam deklaruar nëpër media: qoka e radhës e Margaritit. Unë e prisja që kështu do ndodhte”, shprehet tenori Rudi Sata. Sipas tij, artisti është peng i politikës dhe nuk po mendohet për të. Tenori thotë se një qeveri ndryshon titullarët në institucione, por nuk shihen problemet ligjore. “Asgjë nuk ndryshon. Askush nuk mendon për artistët. Çdo drejtor që vjen është po ai ose ajo. Qeveria ndryshon drejtorët, por ligjet jo. Artisti është skllav i pushtetit absolut të titullarit dhe pengu i politikës”, vijon më tej tenori Sata. Tenori i TKOB Rudi Sata thotë se vijon me të njëjtin qëndrim si më parë, që me rëndësi do të ishte nëse kandidatët në garë për drejtor në TKOBAP do të merrnin edhe votën e komunitetit artistik, që sipas tij nuk është politike. “Ku do të ishte më bukur në qoftë se kandidatët ta prezantonin programin e tyre para artistëve, dhe kandidati që do të merrte votën e komunitetit të artistëve do të merrte jo një votë politike, por një votë profesionale”, shprehet Sata.

Infrastruktura ligjore

Tenori Rudi Sata thotë se problemet e artistëve nisin, që nga çështjet ligjore. Sipas tij, sot duhet të jetë një ligj që garanton artistët. Sata thotë të hartohet një ligj i ri arti, që të mos cënohet dinjiteti i artistëve. “Titullari është kthyer për dekada në makth dhe një hall i madh jo vetëm për artistët, por për gjithë administratën publike, sepse këtë model ka ofruar politika. Unë gjithmonë jam shprehur dhe për vite me radhë kam debatuar dhe kam hedhur tezën time, se nuk më intereson fare se kush vjen dhe se kush ikën. Interesimi im është komplet e kundërta. Unë dua një ligj, i cili më garanton mua dhe artistët që të mos na cenohet dinjiteti, morali dhe profesionaliteti”, shprehet tenori Rudi Sata në një status të tij në Facebook. Sipas tenorit ka ardhur koha që të jetë një ligj që depolitizon institucionin dhe kjo infrastrukturë ligjore është e papërshtatshme në jetën artistike. “Një ligj, i cili përcakton dhe balancon raportin e punëdhënësit me punëmarrësin. Një ligj, i cili depolitizon institucionin e Operës. Kjo infrastrukturë ligjore (aktualja), duhet grisur e bërë copash”, vijon tenori Sata në reagimin e tij. Edhe më parë tenori ka pohuar se duhet një ligj arti, sipas modeleve të BE.