BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

Rudi Sata: Roli i Ministrisë së Kulturës në marrëdhënie me institucionet në varësi katastrofë, të shpallet konkurs për pozicionet drejtuese

Rudi Sata: Roli i Ministrisë së Kulturës në

Problemet në institucionet e artit dhe kulturës në vend, për artistë të ndryshëm nuk kanë qenë sa duhet në vëmendjen e Ministrisë së Kulturës. Sipas tyre ministria duhet të bëjë dhe ndërhyrje në infrastrukturën ligjore. Për tenorin Rudi Sata Ministria e Kulturës është shquar për mungesë vizioni. Tenori Sata thotë se ndër pikat që duhet të ketë vëmendje ministria është dhe zgjedhja e titullarit në institucionet e artit. “Ministres së Kulturës i kam kërkuar publikisht që duhet të bëjë ndërhyrjet e duhura në infrastrukturën ligjore, pra në ligjin për artin skenik. Një ndër këto është dhe formula si zgjidhen titullarët e institucioneve të artit dhe kulturës, edhe mandati i tyre”, shprehet Sata. Në reagimin e tij, tenori i cili dhe më parë është shprehur me kritika  thotë se ka disa titullarë institucionesh, që u ka mbaruar mandati i tyre 4 vjeçar. Por sipas tij, ministrja nuk po pyet për anën ligjore. “Cili është shkaku që këto pozicione të larta drejtuese rrinë pezull? Pa u ekzekutuar dhe pa zbatuar ligjin? Ka vetëm një arsye për mendimin tim që ministrja nuk pyet fare për zbatimin e ligjit! Ato presin momentin e duhur për të sjellë kandidatin e tyre special, i cili plotëson perfekt interesat e tyre në politikë. Kush është ky komision, që do shqyrtojë kandidaturat? Kush e ngre këtë komision? Si përzgjidhen anëtarët e tij? Dhe po të investigosh me vëmendje gjithë rrugën ligjore, edhe këtu duket pushteti absolut i ministres. Çdo gjë kontrollohet nga ministri. Pse nuk shpallet konkursi?”, shprehet Rudi Sata, tenor në TKOB. Për tenorin, ka ardhur koha që çdo kandidat për këtë post drejtues, duhet të tregojë platformën institucionale, vizionin e tij se si do ta drejtojë këtë institucion dhe ta paraqesë edhe në komunitetin e atij institucioni, ku ka shpallur kandidaturën.

 Ministria dhe institucionet

Ministria e Kulturës është përballur herë pas here me vërejtje të artistëve, në lidhje me artin dhe kulturën. Për tenorin Rudi Sata ministria ka treguar paaftësi. “Roli i ministres në marrëdhënie me institucionet në varësi është katastrofë. Institucionet në varësi thjeshtë janë ekzekutiv dhe zbatojnë orientimet apo politikat që vijnë nga lart-poshtë”, shprehet tenori. Por sipas Satës, kur Ministria e Kulturës është e paaftë në bërjen e politikave zhvillimore institucionale, atëherë çfarë të bëjnë institucionet që janë në varësi të saj. “Kjo ministri është shquar vetëm për miopi dhe mungesë vizioni dhe idesh, asnjë ligj, asnjë politikë artistike”, thotë tenori. Tenori Rudi Sata shprehet më tej se dhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit duhet që drejtori artistik të emërohet me konkurs. Sipas tij, drejtori artistik në institucion arti duhet të jetë produkt i komunitetit. “A e dini që aktualisht që flasim Opera është pa drejtor artistik? Sipas statutit të Operas, drejtorit artistik emërohet nga titullari, pra pa konkurs! Po pse pa konkurs? Pse mos të votëbesohet nga komuniteti artistik? Titullari miraton kandidaturën, e cila ka fituar nga një garë e hapur dhe e votëbesuar nga komuniteti. Kjo sjell ndarje pushtetesh”, shprehet tenori. Për tenorin Rudi Sata duhet të ketë sa më shumë bashkëpunim institucional me grupet e interesit. Sipas tij artistët duhet të jenë ata që duhet të kontrollojnë procesin artistik.