BREAKING NEWS
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
x
BREAKING NEWS
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
x
BREAKING NEWS
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
x
BREAKING NEWS
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
x
BREAKING NEWS
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
x
BREAKING NEWS
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
x
BREAKING NEWS
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
x
BREAKING NEWS
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
x
Rumuni Dan Coman: E dua poezinë, por është gjinia më e vështirë
Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Gusht 2015
Shkrimtari rumun Dan Coman është fituesi i katërt i bursës për Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë “Tirana in Between- 2015”, organizuar nga “Poeteka” dhe mbështetur nga “Traduki”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Ai do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit gusht, ku do të realizojë projektin e tij letrar lidhur me një lloj të veçantë të krijimtarisë: poezi-portretet. Dan Coman, i vlerësuar me disa çmime të rëndësishme letrare, si çmimin kombëtar të poezisë “Mihai Eminescu” nuk do të mbetej një artist i ri, i mirë vetëm në vendin e tij. Në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë që u mbajt në Slloveni, në vitin 2011ai do të citohej si një ndër më të mirët e këtij 10-vjeçari. Pas kësaj, Dan Coman do të kthehej në një emër të kërkuar nga përkthyesit në Evropë. “Për mua nuk janë aspak të rëndësishëm çmimet, por leximet. Sot kam në dorë një antologji në shqip, ku janë përkthyer disa nga poezitë e mia dhe kjo më gëzon më shumë se çmimet”, tregon ai gjatë qëndrimit në Tiranë. Rumuni Coman njihet për lëvrimin e një gjinie poetike, mjaft interesante, portretet poetike.
Autorët që ky poet i lexon, i takon apo i bëjnë përshtypje, shndërrohen më pas në objekte të kundrimit estetik. “Do të doja shumë që gjatë qëndrimit tim në Shqipëri të njihja më shumë shkrimtarë e më interesante është bota poetike e femrave, të cilat me sa di unë nuk i mungojnë Shqipërisë. Madje thonë se keni poetesha mjaft të mira. Në qëndrimin në Tiranë kam njohur njerëz që punojnë shumë, që dinë ta shijojnë jetën, që lexojnë dhe që janë vërtet të bukur”, shton më tej mbi shqiptarët autori rumun. Tiranën autori rumun e gjen të zhurmshme, e megjithatë ka nisur të punojë për veprën e tij. “Një muaj rezident këtu besoj se do të jetë produktiv. Dua të bëj poezi, por nuk e di sa do t’ia arrij, pasi ajo për mua është gjinia më e vështirë. Po diçka kam nisur të shkruaj. Kjo Tiranë pak me zhurmë është joshëse për mua”, shprehet ai. Dan Coman (1975, Rumani) ka studiuar dhe është diplomuar në Filozofi, pranë universitetit Cluj Napoca, Rumani. Krijimet e tij të para u shfaqën në revistën "Minerva", 1993.