BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Sadi Petrela: Gjirokastra ka mungesë ndërhyrjesh restauruese, shtëpitë tradicionale të shpëtohen, duhet dialog gjithëpërfshirës

Sadi Petrela: Gjirokastra ka mungesë ndërhyrjesh restauruese,

Gjirokastra kërkon një bashkëpunim kombëtar për ruajtjen e vlerave, dhe këtë nuk mund ta bëjë dot një bashki apo një qeveri. Kështu shprehet Sadi Petrela, i cili thotë se në qendrën historike në banesat tradicionale ka mungesë ndërhyrjesh në restaurime. Në intervistën për gazetën “SOT” Sadi Petrela, kryetari i fondacionit “Gjirokastra” që prej dy dekadash është marrë me Gjirokastrën për promovimin dhe ruajtjen e vlerave, shprehet se dialogu për të duhet të jetë gjithëpërfshirës, institucione dhe specialistë jashtë interesave politike. Në 25 maj fondacionit "Gjirokastra" iu akordua Çmimi Europian për Trashëgiminë/ Çmim i “Europa Nostras” 2021 për kategorinë “Përkushtim në Shërbim të Trashëgimisë”. Për Petrelën, ky çmim është nder dhe inkurajim për 20 vite punë dhe përkushtim ndaj trashëgimisë kulturore në Gjirokastër dhe më gjerë. Në këtë vlerësim, juria shprehej se falë angazhimit të përkushtuar, 20-vjeçar të fondacionit “Gjirokastra” për të shpëtuar qytetin e tyre nga prishja, ky qytet i trashëgimisë botërore po shpëtohet përmes prezantimit të parimeve dhe modeleve më të mira për ruajtjen dhe trashëgiminë. Juria vijon, se kjo punë u ndërmor në një kontekst sfidues shoqëror dhe politik dhe në frymën e praktikave të bazuara në komunitet me një qasje pjesëmarrëse.

- Në 25 maj fondacionit "Gjirokastra" iu akordua Çmimi Europian për Trashëgiminë/ Çmim i “Europa Nostras” 2021 për kategorinë përkushtim në shërbim të trashëgimisë. Si drejtues prej vitesh në këtë fondacion ku puna juaj ka qenë me Gjirokastrën, sa rëndësi ka për ju?

 Është një vlerësim shumë i rëndësishëm, shumë i kualifikuar. Vjen nga një organizatë si “Europa Nostra”, që është zëri europian për trashëgiminë kulturore, që ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me Bashkimin Europian, me standarde europiane në menaxhimin e trashëgimisë kulturore. Çmimi financohet nga programi i Bashkimit Europian “Creative Europe”. Janë një seri çmimesh, në të cilët ne si fondacion “Gjirokastra” jemi një nga fituesit. Ne kemi marrë çmim për dedikim apo për shërbim të dedikuar, të përkushtuar ndaj trashëgimisë kulturore. Në këto 20 vjet në këtë punë bërë në Gjirokastër, por dhe ndonjë rast jashtë saj. Ne kemi filluar në një kohë kur në Gjirokastër në aspektin e trashëgimisë kulturore pothuajse nuk ndodhte asgjë. Por sot shohim që Gjirokastra ka një mentalitet të ri, ku ka lëvizje, ka diskutime, ka investime, etj, që jo gjithmonë bëhen siç duhet, por sidoqoftë sot ka një dinamikë krejt tjetër. Ku ne besoj, që me modesti mund ta them kemi kontributin tonë si fondacioni “Gjirokastra”, duke bashkëpunuar ngushtë me faktorët lokalë dhe donatorët ndërkombëtarë. Ne kemi rreth njëzet organizata ndërkombëtare, që kanë mbështetur dhe financuar gjatë këtyre viteve. Ky çmim që na u dha si organizatë duhet ti gëzojë të gjithë. Neve si organizatë pa diskutim, por edhe Gjirokastrën, sepse është një vlerësim në radhë të parë për Gjirokastrën. Falënderimi i parë shkon për ata që krijuan Gjirokastrën dhe ata që e kanë mbajtur, mirë ose keq deri tani. “Europa Nostra” nga ana tjetër promovon Gjirokastrën dhe punën tonë si organizatë nëpërmjet kanaleve të saj me botime, duke e përfshirë në uebsajt me një video që është në kanalin e saj.

 

-Veç punës me monumentet e kulturës, fondacioni ka kontribuar dhe për trajnimin e rreth 50 profesionistëve në vite? Çfarë keni synuar përmes kësaj pune për trashëgiminë kulturore, në vend?

Ajo që kemi pasur vështirësi, por edhe specifikë të punës është trajnimi frontal në tërësi, gjithëpërfshirës i trashëgimisë kulturore, sepse nuk mundet të ruash një aspekt dhe të lësh pas dore të tjerët. Detyrimisht Gjirokastra e lënë pas dore për shkak të tranzicionit, por dhe në periudhën e fundit të komunizmit investimet nga shteti ishin të pamundura. Pra trashëgimia kulturore në përgjithësi ishte e lënë pas dore. Në vitin 2001 kur ne filluam kishim të pashmangshme, që të merreshim pak a shumë me të gjitha, me restaurimet por dhe me trashëgiminë e paprekshme, ku përfshihet iso-polofonia, etj. Ndër tjera ne kemi bërë dhe një muze, që është një vepër madhore dhe deri në atë kohë asnjë muze i ri nuk ishte ndërtuar në Shqipëri, dhe e përuruam me rastin e 100 -vjetorit të Pavarësisë në vitin 2012 dhe ishte muzeu i Gjirokastrës. Një muze i ri, që ka dhe vlerësime ndërkombëtare, që mund të shihet online, një muze shumë informues për Gjirokastrën. Jo vetëm kaq, por ne kemi shkuar deri tek kulinaria, deri tek promovimi i pjatave të Gjirokastrës. Janë aktivitete, që vijnë dhe nga Tirana sidomos të rinjtë. Kjo ka shumë rëndësi, që rinia po e vlerëson Gjirokastrën dhe trashëgiminë në përgjithësi dhe vjen e kalon fundjavat atje, por edhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme. E rëndësishme është shumë që dhe rinia gjirokastrite vetë po tregon tashmë një interes tjetër, për tu punësuar dhe kualifikuar në profesionet që i shërbejnë trashëgimisë. Për shumë projekte në Gjirokastër ne kemi qenë flamurtarë të promovimit dhe të sjelljes në pah të vlerave të saj, ruajtjes sa më mirë të tyre dhe zhvillimit, duke tentuar gjithmonë që trashëgiminë kulturore ta bëjmë aset social dhe ekonomik.

 -Akademiku Emin Riza hartues i dosjes së Gjirokastrës në UNESCO, ashtu si dhe të tjerë specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore herë pas here shprehet për problemet, që ka qendra historike. Ai shprehet për përgjegjësinë e institucioneve dhe kërkon, që të dëgjohet zëri i specialistëve. Për ju çfarë është shqetësuese, në qendrën historike?

Profesor Emin Riza ka një botim shumë të plotë për Gjirokastrën, për vlerat e ndërtimeve tradicionale. Edhe ne kemi dhënë kontributin tonë në dosjen, që u plotësua për Gjirokastrën në UNESCO. Gjirokastra është një trashëgimi e jashtëzakonshme dhe e veçantë, dhe shumë komplekse dhe masive. Të përpiqesh ta ruash atë trashëgimi është një gjë madhore, që nuk mund ta bëjë dot një bashki dhe as një qeveri. Gjirokastra kërkon një lloj pakti kombëtar.

-Kur thoni këtë çfarë keni parasysh?

Një lloj bashkëpunimi kombëtar. Është normale që në demokraci ndërrohen qeveritë dhe ndërrojnë forcat politike, që vijnë në pushtet. Por Gjirokastra duhet të ketë zhvillimin e saj, duhet të ketë trendin e saj të zhvillimit të përcaktuar, dhe dakordësohet të rekomanduar dhe miratuar nga specialistët në radhë të parë, jo nga politika apo nga titullarë të institucioneve. Për fat të keq kjo gjë mungon në Gjirokastër dhe ndaj ka diskutime shumë. Por diskutimet shumë nuk sjellin produktin e duhur, që do të ishte që gradualisht që Gjirokastra të hynte në një hulli ruajtje dhe zhvillimi, por pa cënuar vlerat. Gjirokastra në krahasim me vitet e shkuara sot gëlon, dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Sjell zhvillim, interes dhe shpresojmë të ndali atë trendin kur rinia vazhdon të largohet nga Gjirokastra, por ama sjell rreziqe të mëdha, që trashëgimia të cënohet dhe të humbë autenticitetin për sa i përket vlerave, përmbajtjes materiale dhe teknikave që përdoren. Dhe këtu dalim te ajo që ju pyetët, që ne jemi përpjekur të trajnojmë njerëz me trashëgiminë kulturore, duke filluar nga arkitektë restauratorë e duke shkuar deri tek artizanë. Normal që presionet e tregut, presionet politike, etj, e devijojnë shpesh këtë trend. Por ajo që mungon është dialogu konstruktiv, që i mbështetur mbi baza profesionale që të arrihet që Gjirokastra të ruhet qeveri pas qeverie me një pasion të qartë dhe perspektivë. Dialogu duhet të jetë gjithëpërfshirës, institucione dhe specialistë jashtë interesave politike.

-Çfarë mund të na thoni për Ministrinë e Kulturës?

Ne kemi pasur bashkëpunime me Ministrinë e Kulturës, jo shumë të institucionalizuara dhe të vazhdueshme. Por kemi pasur dhe pengesa burokratike nga ministria, si institucion në njëzet vite që ne kemi aktivitetin tonë. Por shpesh në ministritë tona mungon mirëkuptimi, mungon mbështetja.

-Si paraqitet sipas jush gjendja e banesave në qendrës historike të Gjirokastrës, pasi herë pas here janë zërat e specialistëve që denoncojë dëmtimet, apo që shprehen dhe për probleme në restaurime?

 Aty është bërë një studim, që nuk është popullarizuar shumë dhe tregohet që gjendja është e vështirë. Në Gjirokastër ka shumë mungesë ndërhyrjesh në banesat tradicionale për arsye të mungesës së investimeve në vite për restaurimin e tyre. Nuk po flasim vetëm për një ministri tani apo institucione e individë, por në përgjithësi në vite. Ka një nevojë tjetër Gjirokastra për investime. Investimet vijnë po jo gjithmonë atje ku duhet. Pikërisht për shkak të mungesës së programit apo këtij pakti kombëtar, që unë përmenda pak më lart, që të krijojë një mekanizëm që të aktivizohen të gjithë specialistët, fondet publike, fondet private, etj. Duhet të gjendet një mekanizëm se si shtëpitë tradicionale të shpëtohen. Siç kemi pasur dhe probleme të tjera me shtëpitë për shkak të paqartësisë së pronësisë. Me pronësinë në Gjirokastër është problemi i pronave, që është kudo. Te banesat në Gjirokastër një pjesë e banorëve janë larguar, numri i tyre është shumëfishuar, ndaj për një marrëveshje të thjeshtë duhet të gjesh shumë banorë. Shpesh ata nuk e kanë mbaruar procesin e regjistrimit dhe është e pamundur të bësh një kontratë ligjore me ata. Të gjitha këto shkurajojnë pronarët të merren me shtëpitë e tyre. Mendoj se këtu duhet gjetur një mënyrë, që regjistrimi i pronarëve të ketë një shpejtësi tjetër në krahasim me qytetet e tjera. Ajo që po ndodh tani që është pjesë e pronarëve po e restaurojnë vetë, por pa kontroll teknik. Këtë kontroll duhet ta bëjë Ministria e Kulturës dhe specialistët, që të ketë udhëzime dhe dialog.

Intervistoi: Julia Vrapi