BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Sadi Petrela: Trashëgimia e Gjirokastrës është në rrezik, mjaft më me fushatë propagandistike naive dhe miope

Sadi Petrela: Trashëgimia e Gjirokastrës është në

Trashëgimia e Gjirokastrës është në rrezik dhe nga institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore vijon një fushatë propagandistike naive dhe miope. Në këtë situatë drejtori i fondacionit “Gjirokastra” Sadi Petrela pohon se për fat të keq qasjet e deritanishme nga entet publike dhe në rastin tonë Ministria e Kulturës nuk japin shenja të jenë të ndryshme. Për “SOT” Petrela pohon se deklarimi i Gjirokastrës në rrezik mund të shërbejë si katalizator i fuqishëm për ndryshim dhe t'i detyrojë të dëgjojnë edhe ata që bëjnë veshin e shurdhër dhe syrin e verbër. Në këtë situatë ai tregon dhe për tregonse propozimi për përfshirjen e qendrës historike të Gjirokastrës në listën 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë është paraqitur nga fondacioni “Gjirokastra”. Si drejtues i këtij fondacioni ai bën me dije se për gjendjen problematike që ka Gjirokastra do të ishte mirë që një organizatë ndërkombëtare ta përfshinte në programin e saj.

 

-Propozimi për përfshirjen e Qendrës Historike të Gjirokastrës në listën 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë është paraqitur nga Fondacioni “Gjirokastra”. Ju si drejtues i këtij fondacioni dhe më herët jeni shprehur se për gjendjen problematike që ka qendra historike e Gjirokastrës do të ishte mirë që një organizatë ndërkombëtare ta përfshinte në programin e saj?

Në përgjigje të pyetjes suaj do thosha se nuk bëhet fjalë për thjesht përfshirjen e një organizate apo të një tjetre, por për faktorin ndërkombëtar në përgjithësi. UNESCO tashmë e ka pranuar Gjirokastrën si vendndodhje të Trashëgimisë Botërore, donatore të ndryshëm po i kushtojnë asaj  gjithnjë e më shumë vëmendje e investime, po ashtu edhe entet publike shqiptare. Por e gjitha kjo nuk mjafton. Për faktin e thjeshtë se ndërhyrjet që bëhen sot vazhdojnë të jenë pjesore dhe shpesh të gabuara, pa ndjeshmëri dhe profesionalizëm dhe, në vend që ta ruajnë trashëgiminë kulturore, e dëmtojnë rëndë atë. Por edhe sikur mos ishin të tilla, me këtë ritëm dhe me këtë qasje me të cilat punohet sot, nuk mund Gjirokastra nuk mund të shpëtohet. E gjithë kjo situatë shoqërohet me një llogorizim të çuditshëm në pozicionet e mburrjes, entuziazmit naiv dhe euforisë boshe që sintetizohet në frazën "Gjirokastra ka dalë nga rreziku". (Në fakt askush nuk e ka shpallur deri tani në rrezik, gjë që vë në një pozitë qesharake ata që mëtojmë se po shërojmë një sëmundje edhe pse nuk është bërë ende diagnoza e saj). Duke kërkuar përfshirjen e Gjirokastrës në 7 sitet në rrezik në Europë, ne synojmë të sjellim një ekuilibër të ri në favor të atyre faktorëve dhe aktorëve në Shqipëri që nuk punojnë për interesa të ditës, por kanë ndjeshmërinë dhe aftësinë profesionale për të kuptuar nevojën urgjente për qasjen e re të menaxhimit të trashëgimisë. Duke parë tek ajo një faktor të pazëvendësueshëm për identitet kombëtar, por edhe për zhvillim ekonomik e shoqëror që kërkon një ndërhyrje shumëplanëshe, të organizuar dhe gjithëpërfshirëse, përtej interesave politike apo personale. Për këtë duhen ndërtuar edhe mekanizmat e duhura, që faktikisht mungojnë dhe mjerisht me këmbëngulje injorohen. 

-Gjirokastra nëse do të jetë në programin 7 më të rrezikuarat në Europë, çfarë përfiton për problemet që janë?

Përfiton pikërisht atë për të cilën sapo folëm: sjelljen e organizuar të faktorit ndërkombëtar për të mobilizuar faktorin e brendshëm në një veprim të qëndrueshëm dhe të bashkërenduar, larg qëndrimeve arnuese parciale, sektoriale dhe dikasteriale dritëshkurtra. Deklarimi i Gjirokastrës në rrezik mund të shërbejë si katalizator i fuqishëm për ndryshim dhe t'i detyrojë të dëgjojnë edhe ata që bëjnë veshin e shurdhër dhe syrin e verbër. Alarmi i mundshëm i Europa Nostra-s do të sjellë më shumë vëmendje edhe faktorit ndërkombëtar, duke përfshirë institucionet financuese apo ato të ekspertizës etj. Sigurisht jemi të qartë që askush nuk ka ne xhep çelësin e artë. Dhe nuk është detyrë e të huajve të na shpëtojnë trashëgiminë tonë kulturore, me të cilën mburremi vend e pa vend. Por ata mund të ndihmojnë.  Edhe duke u "imponuar" në një farë mënyre. Gjë që po e shohim sot përditë se është e domosdoshme dhe urgjente pothuaj në çdo aspekt të jetës. Që t'i referohem pyetjes suaj: nuk është se ne thjesht duam që Gjirokastra të përfshihet në listën e 7 të rrezikuarave, por mendojmë se kjo është e domosdoshme dhe urgjente. Bashkë me propozimin për t'u përfshirë në shtatëshen e rrezikuar, në konsultim me ekspertë dhe me mbështetjen nga institucione të rëndësishme vendore, kemi paraqitur “Europa Nostrës” çfarë mendojmë se duhet bërë për të filluar ndryshimin. E kemi bërë këtë modestisht, por edhe me të drejtën që na jep përvoja që Fondacioni "Gjirokastra" ka në17 vjet të pandërprera pune me Trashëgiminë në Gjirokastër. Theksin e vëmë tek gjithëpërfshirja e artikuluar dhe zbatimi i planeve të qëndrueshme afatgjata, që do sillnin një qasje dhe një standard të ri menaxhimi. Gjirokastra tashmë është parazgjedhur në 12 vendndodhjet më të rrezikuara. Është kandidate me gjasa të mira për t'u zgjedhur finaliste në shtatëshe. Për fat të keq, ka keqkuptime (të ose të paqëllimshme) të kërkesës sonë duke e interpretuar atë si tendencioze me synime kundër institucioneve dhe individëve të veçantë. Natyrisht ne nuk pengojmë askënd që të këmbëngulë për të mos shikuar përtej hundës dhe interesave të tij/saj dhe, në nismën tonë të shohë komplote politike apo intriga për të cënuar lavdinë e ndokujt. Por më duhet të them se kushdo që kërkon gjëra të tilla është naiv ose gënjeshtar i vetes. Askush nuk dëmtohet nga kërkesa nga aplikimi ynë, përveç mburrjeve të pabaza që përmenda, të cilat me neglizhencën e pafalshme që sjellin, po bëhen deri edhe kriminale. Përjashtohet edhe çdo mundësi interesi financiar për të cilat akuzohen zakonisht me vend e pa vend OJQ-të. Sepse programi i “Europa Nostras” për 7 sitet më të rrezikuara në Europë nuk është program financimi, por ndërgjegjësimi dhe mobilizimi.  Mes 12 të parazgjedhurave si Gjirokastra jonë është edhe qendra historike Vjenës dhe besoj se kjo mjafton për të qetësuar të gjitha patriotët e zellshëm folklorik,  që kanë frikë se mos po turpërohemi në sy të botës.

- Propozimi për përfshirjen e Qendrës Historike të Gjirokastrës në listën 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë është paraqitur nga Fondacioni “Gjirokastra”. Vjet në muajin gusht jeni shprehur se ajo që ju ka shqetësuar prej vitesh në qytetin e Gjirokastrës është strategjia, planifikimi dhe përfshirja. Çfarë ka ndodhur?

Nisma fillestare për aplikimin në “Europa Nostra” erdhi nga specialistë të fushës dhe qytetarë të Gjirokastrës që na drejtuan propozimin. Ne, si organizatë anëtare e “Europa Nostrës”, nuk kishte si të mos shihnim këtu një mundësi dhe aplikuam pasi siguruam edhe mbështetjen e faktorëve të rëndësishëm lokalë. Trashëgimia e Gjirokastrës është në rrezik dhe kjo duhet njohur e deklaruar. Që të shpëtojë nga lëngata e gjatë, Trashëgimia në Gjirokastër nuk ka nevojë për kozmetikë, por për ndërhyrje të thella shëruese. Kush e mohon këtë, i mohon të sëmurit shanset për t'u shëruar.  Duhet një qasje gjithëpërfshirëse që të mobilizojë të gjithë faktorët: entet publike, specialistët (arkitektë, restauratorë, gjeologë gjeomorfologë etj) bizneset, donatorët dhe faktorët ndërkombëtarë, pa dyshim edhe banorët e diasporën (që janë të harruar), duke sjellë qasje tërësore dhe afatgjata të hapura ndaj tregut, por të kontrolluara nga standardet e menaxhimit. Gjirokastra nuk mbahet dot me arna të sajuara që i shërbejnë politikës dhe propagandës së ditës, apo interesave të një dikasteri apo të një donatori apo një biznesi. Këtë nuk duhen shumë mend për ta kuptuar. Mjafton të shohësh se vit pas viti ajo trashëgimi që humbet në Gjirokastër është dukshëm më e madhe dhe më e rëndësishme se ajo që rikuperohet, konservohet apo restaurohet. Mjafton të shohësh edhe çfarë po ndodh këto ditë në Gjirokastër.

-Për këto probleme që ju pohoni sa përgjegjësi kanë Instituti i Monumenteve të Kulturës, Ministria e Kulturës?

Ata janë përgjegjësit dhe menaxhuesit e trashëgimisë kulturore, por për fat të keq më duket sikur shpesh sillen si padronë të padiskutueshëm të saj. Me duket se kjo i pengon që pas drurit të shohin pyllin dhe të kuptojnë realisht se shpëtimi i Gjirokastrës nuk është eksluziviteti i askujt. Për hir të së vërtetës duhet të themi që përvoja jonë 17 vjeçare në Gjirokastër ka treguar se kjo sjellje nuk është atribut i administratës së tanishme, por qëndrim në vazhdimësi prej shumë vitesh i administratave të mëparshme. Gjë që është edhe më keq. Tani zullumi po bëhet i patolerueshëm. Shikoni çfarë ndodh: përballë euforisë për gjoja shpëtimin e trashëgimisë së Gjirokastrës harrohet se Gjirokastra ka përqindjen më të lartë të largimit të popullsisë, sidomos të moshave të reja. Në një kohë, kur duke konsideruar zhvillimet sotme dhe ato të pritshme të turizmit, Gjirokastra duhet të kishte nevojë për fuqi punëtore. Shpëtimi i Gjirokastrës është shumë dimensional dhe lidhet jo thjesht me restaurime dhe koncerte të sajuara qesharake që organizohen nga Tirana, por me zhvillim të qëndrueshëm të harmonizuar dhe të mbështetur tek faktori lokal, që merr parasysh nevojat dhe kërkesat e zhvillimit të jetës ekonomike sociale e kulturore të qytetit dhe mobilizon forcat e burimet që mundësojnë demokracia dhe ekonomia e tregut. Detyrimisht kjo kërkon bashkërendim të punës së disa dikastereve, siç kërkon edhe ekspertizën e shumë fushave, përfshirjen e kontrolluar të bizneseve, angazhimin e qytetarëve të ndërgjegjësuar. Këtu nuk e kam fjalën për ato konsultime publike apo dëgjesa të sajuara që i shërbejnë politikës së ditës duke diskredituar vetë idenë e demokracisë pjesëmarrëse dhe flasin për atë qëndrim primitiv padronizues që përmenda të kallaisur me terma gjoja moderne.  Por për veprime të bashkërenduara dhe gjithëpërfshirëse të mbështetura në një plan menaxhimi të qartë dhe veprues. Qëndrimi aspak miqësor ndaj nismës sonë tregon edhe një herë sa e nevojshme është një kërkesë e tillë.  Por nuk dua të besoj se qëndrime të tilla janë, sipas shprehjes së famshme të Hegelit përsëritje në farsë qesharake e dramës së para 30 viteve të mbështetjes në forcat e veta.  Prandaj ne nuk heqim dorë nga përpjekjet që sa më shumë ente publike jo vetëm ta pranojnë nismën tonë, por edhe të bashkëpunojnë për ta bërë atë sa më efikase dhe dobiprurëse për Gjirokastrën. Verbëria këmbëngulëse për të mos parë dot përtej mandatit qeverisës 4 vjeçar apo 8 vjeçar, është shkatërrimtare për trashëgiminë në Gjirokastër. Siç po tregojnë ngjarjet dramatike të shkaktuara nga shirat e ditëve të fundit, tashmë nuk janë në rrezik vetëm monumente të veçanta, por edhe vetë struktura urbane dhe Bashkia e Gjirokastrës më në fund ka dhënë alarmin SOS. Nëse të huazonim një term të politikës së ditës duhet një rilindje e shpresës dhe e përpjekjeve për rijetëzimin e trashëgimisë kulturore. Ligji i ri për trashëgiminë, që po trumbetohet si shpëtimtar nuk mund të jetë i tillë. Për faktin e thjeshtë se, ashtu siç ndodh zakonisht, ligji nuk merret seriozisht në radhë të parë nga vetë ata që e hartojnë dhe nuk shoqërohet me masat përkatëse që të bëhet i zbatueshëm. E gjithë jeta në Shqipëri është një demonstrim i ligjeve shumë të mira përballë realiteteve mjerane në zbatimin e tyre. Për fat të keq qasjet e deritanishme nga entet publike dhe në rastin tonë Ministria e Kulturës nuk japin shenja të jenë të ndryshme. Kjo shihet edhe në fushatën propagandistike naive dhe miope që zhvillohet pa u lodhur ditë e natë se trashëgimia në Gjirokastër na paska dalë nga rreziku në 4 apo 5 vjet.  Numërohen aq e kaq monumente ku është ndërhyrë (shpesh keq), miliona që na qenkan shpenzuar në krahasim me këtë dhe me atë periudhë dhe kurrë nuk bëhet pyetja: si do jetë pas disa dekadash Gjirokastra? Gjirokastra nuk u ndërtua në 4 apo 5 vjet, nuk katandisi si është sot në 4-5 vjet dhe nuk shpëtohet në 4-5 vjet!/ Intervistoi: Julia Vrapi