BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Sadik Spahija: “Zâni” në thelb një metaforë e natyrës, që synon të krijojë një dialog poetik ndërmjet veprës dhe spektatorit

Sadik Spahija: “Zâni” në thelb një metaforë e

Nga Instalacioni “Zâni” nga skulptori i njohur Sadik Spahija është një tjetër vepër, që i shtohet hapësirave në qytetin e Tiranës. Vepra u inaugurua të hënën në sheshin e vogël përballë Ministrisë së Drejtësisë, tek Bulevardi Zogu I. Vepra “Zâni” nga skulptori Sadik Spahija është e treta, që instalohet ne Tiranë në kuadër të projektit Free Art të platformës së artit bashkëkohor “Harabel”. Instalacioni i skulptorit Spahija i sjell qytetit një tjetër pikëtakim të ri, në formën e artit bashkëkohor. Në materialin e publikuar nga platforma e artit bashkëkohor “Harabel”, autori Sadik Spahija mbi veprën “Zâni” shpjegon se ai është përpjekur, që instalacioni i tij të mos jetë pengesë për njerëzit. Skulptori Sadik Spahija shton më tej se “Zâni” në thelb është një metaforë e natyrës. “Jam përpjekur që vepra të mos pushtojë një territor, të mos jetë një mur; pra, njerëzit mos ta konsiderojnë si një pengesë. Dhe jo rastësisht i jemi afruar strukturës së një peme. Në pikëpamje estetike edhe në aspektin formal, jemi përpjekur që dimensioni i saj të kujtojë atë të një peme dhe të jetë një dimension që të rrijë mirë në vendndodhjen ku vepra është vendosur. Natyrisht, nuk është kopja e një peme, por është një strukturë formale e lindur nga mjetet e skulpturës dhe e instaluar në hapësirë. Në thelb është një metaforë e natyrës, që synon të krijojë një dialog poetik ndërmjet veprës dhe spektatorit”, shprehet skulptori Sadik Spahija mbi veprën e tij më të fundit në Tiranë. “Zâni” është një instalacion skulpturor i përbërë nga ndërthurja e tubave të hekurit të madhësive të ndryshme, që duket sikur mbajnë njëri-tjetrin pezull mes lojës që drita bën me to.

Vepra e tretë e projektit të platformës “Harabel”

Kuruar nga “Harabel Contemporary”, në tekstin mbi “Zânin” thuhet se kjo vepër është fizikisht imponuese: e përmasave shumë të mëdha, arrin 16 m lartësi e gjerësi, është e rëndë dhe me vëllim monumental; e megjithatë ajo duket si një projeksion transparent i vetvetes, sikur nuk ka peshë, por është transkripti metaforik i një melodie të sjellë prej vërtitjes së erës mes një pylli pemësh të paprekur nga njeriu. ““Zâni” është pikërisht versioni figurativ i një grupimi pemësh degët e të cilave ndërthuren për t’i krijuar hije kalimtarit, e njëkohësisht duke e lënë atë të shijojë edhe depërtimin e dritës së diellit apo vijëzimin e kontureve të lakuar nga drita e natës, si një përjetim urban i formave të së ardhmes, të njeriut që pavarësisht ku shkon me krijimet e tij, mbetet pashmangshmërisht i lidhur me zërin e vëllimet që ai gjen të gatshëm tek poetika e natyrës: gjithmonë perfekte”, thuhet në tekstin kuratorial. Kuruar nga “Harabel Contemporary”, “Zâni” nuk kërkon të jetë çka nuk është. Kjo është një vepër vijon teksti kuratorial, që kërkon të përcjellë paqe dhe harmoni, mes natyrës e urbanes, apo si ndërlidhëse e tyre. “Ajo nuk kërkon të përçojë ndonjë mesazh të koduar artistik, por të nënvizojë, sërish, se më pak është më mirë dhe se natyra e ka zbërthyer bukurinë shumë më parë se ta bëjmë ne, rastësisht dhe pa asnjë gabim”, thuhet më tej për instalacionin që u prezantua së fundmi në Tiranë. Instalacioni “Zâni” nga skulptori Sadik Spahija e treta vepër që instalohet në Tiranë në kuadër të projektit Free Art të platformës së artit bashkëkohor “Harabel”, vjen pas instalimit të veprave “Drejtëshkrimi” të Adrian Pacit dhe “EnoughIsEnough” të artistit Alban Muja. Përmes këtij projekti “Harabel” synon afrimin e publikut me artin bashkëkohor, përmes instalimit të veprave të artit në hapësira publike, pa nevojën e hyrjes në galeri apo muze, si përforcim i qëndrimit të konsoliduar të “Harabel” se arti është një mjet edukues dhe formues i individit, rritës i mendimit intelektual, mendimit kritik dhe imagjinatës, e jo thjesht dekorues.