BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Saga e Dinejve”, nga Kujtim Gjonaj promovohet në Muzeun Kombëtar

“Saga e Dinejve”, nga Kujtim Gjonaj promovohet në Muzeun

Në Muzeun Historik Kombëtar u promovua filmi dokumentar "Saga e Dinejve". Skenari i filmit dokumentar është shkruar nga Lia Rama dhe Enver Kushi. Regjia i përket “Mjeshtrit të Madh”,  Kujtim Gjonaj dhe drejtor fotografie Spartak Papadhimitri. Dokumentari flet për familjen e Dinejve, një familje e rëndësishme dhe e madhe çame. Dinastia e Dinejve zë fill me Abedin Pashë Dino, i cili ka qenë nëpunës e politikan i Perandorisë Osmane, ideolog i çështjes kombëtare shqiptare dhe rilindas. Vazhdon më tej me Rasih bej Dino, i cili ishte politikan, diplomat dhe një figurë e lëvizjes kombëtare shqiptare, në fillim të shekullit të 20-të. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, e hapi aktivitetin duke thënë se takime të tilla nuk kanë nevojë për protokoll. “Janë takime zemrash dhe miqsh. Kam nderin të prezantoj një dokumentar shumë të rëndësishme për kombëtarinë tonë të përbashkët. Kjo familje e madhe e Çamërisë ka dhënë një kontribut në historinë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Ky film na bën të mundur të depërtojmë sa më thellë në familjen e madhe të Dinejve", u shpreh mes të tjerave drejtori i Muzeut Historik Kombëtar. Më pas skenaristi Enver Kushi theksoi se me regjisorin Gjonaj ka pasur një bashkëpunim shumë të frytshëm prej shumë vitesh. "Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë dokumentar. Kujtimi i ka bërë një lapidar të pavdekshëm Çamërisë sonë", tha mes të tjerave skenaristi i filmit Enver Kushi. Kujtim Gjonaj është skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë si dhe producent. Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës dega gjuhë - letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë, duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave. Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit "Thirrja" që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979.