BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Saimir Gongo sjell premierë te “Turbina” dramën “Peng”

Saimir Gongo sjell premierë te “Turbina” dramën

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “Turbina”. Vepra shqiptare ka bërë bashkë me role aktorët e Teatrit Kombëtar dhe teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Drama shqiptare “Peng” me ngjarjet që zhvillohen në shoqërinë tonë në ditët e sotme, në qendër të veprës është një familje, si dhe trajtohen dy linja. E para, që trajton raportet e televizionit me shoqërinë tonë, dhe linja e dytë në shfaqje është një individ, që përpiqet të gjejë vendin e vet. Ai përpiqet të sistemojë jetën e tij në vështirësitë, që ka vendi ynë. Në role janë aktorët Neritan Liçaj, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Suela Dako, Ervin Doko dhe Jaho Guma nga teatri i Durrësit, si dhe dy aktorë të jashtëm të teatrit që janë Kastriot Shehi dhe Erion Hodo, që është edhe asistent regjisor. Në shfaqje janë disa personazhe kryesore, mes tyre Justin interpretohet nga aktori i njohur Neritan Liçaj. Aktori vlerëson punën, që është bërë për këtë shfaqje dhe pohon se para premierës të datës 24 shtator në Tiranë do të jetë dhe një tjetër në teatrin “Aleksandër Mosiu” në Durrës. “Mbrëmjen e së shtunës ne do të kemi një premierë, por jo ajo zyrtare te teatri në Durrës, ku do të jenë të ftuar spektatorë dhe miqtë tanë. Ndërsa premierën zyrtare e ka tek “Turbina” në orën 21 të mbrëmjes, që është dhe festivali i teatrit”, tregon aktori. Pas suksesit me shfaqjen “Shtëpia dritare” regjisori Saimir Gongo vijoi punën gjatë verës me aktorët për një tjetër premierë shqiptare. Regjisori ka pohuar më parë se gjendet para përgjegjësisë për një shfaqje të mirë. “Ndjehem para një përgjegjësie dhe dua të justifikoj dhe besimin që më kanë dhënë dy teatrot. Shpresoj që të bëjmë një shfaqje të mirë”, ka treguar regjisori Saimir Gongo.

Veprimi skenik në dramë

Vepra premierë vjen në skenë si rezultat i aktivitetit “Netët e leximit të dramës shqipe” në Teatrin Kombëtar. Drama “Peng” si bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar dhe teatrit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit në skenën teatrore do të vijojë në sezonin artistik për publikun. Këtë herë me një nga personazhet kryesore aktori Neritan Liçaj bën me dije se Justi është strumbullari i pjesës. “Në këtë shfaqje janë disa role kryesore dhe një prej tyre është dhe personazhi i Justinit, që luhet nga unë. Në një lloj mënyre është strumbullari i komplet pjesës teatrore. Ideja e shfaqjes është e realitetit në të cilin ne duam të largohemi, pra që dhe nuk na pëlqen dhe nuk largohemi dot. Në një lloj mënyre jemi peng, ka të bëjë dhe pak me vendin tonë me Shqipërinë”, vijon tregon aktori Neritan Liçaj. Duke folur për premierën që pritet të jetë në skenën e Tiranës, por dhe të Durrësit aktori zbulon dhe nga ngjarjet që zhvillohen dhe pohon se ka shumë veprim drama. “Është një televizion që bën një kamera të fshehtë, kemi një pengmarrje, me një pronar televizioni. Por në fund fare përfundon me vrasjen e Justit, që nuk ka më moral dhe televizioni për sa kohë flitet për audiencë. Drama ka goxha veprim dhe gjithë mesazhi i madh shpjegohet nëpërmjet veprimit skenik”, tregon aktori Neritan Liçaj. Edhe pse vepra teatrore “Peng” është një dramë dhe ka dhe një fund tragjik, siç ka pohuar më parë regjisori Gongo kjo nuk do të thotë që gjatë gjithë kohës do të ketë lot, pasi ka dhe momente me nuanca komike. Premiera e shfaqjes do të jetë më datë 24 shtator, duke qenë pjesë edhe e shfaqjeve të tjera që janë në ditët e festivalit dhe sjellin në Tiranë trupa të tjera teatrore.

Nga Julia Vrapi