BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Saimir Kumbaro: Pirateria gëlon, të bëhet një riorganizim i sportelit unik për të drejtën e autorit

Saimir Kumbaro: Pirateria gëlon, të bëhet një riorganizim i

Regjisorët të mbledhur rreth Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit (FMAA), kërkojnë një riorganizim të institucioneve shtetërore, që merren me të drejtën e autorit në vend. Regjisorët shprehen se pirateria me filmin shqiptar gëlon, ndërsa problem mbetet dhe shpërndarja e të ardhurave për të drejtën e autorit që sipas tyre ka sjellë jo pak probleme. Drejtori i FMAA regjisori i njohur Saimir Kumbaro shprehet se i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës për të këtë gjendje me probleme, duke kërkuar dhe një riorganizim të Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit (SUADA). “Ne duam një riorganizim të SUADA-s dhe për këtë i jemi drejtuar Ministrisë së Kulturës. Për ta vënë këtë institucion në bina, që haku të shkojë tek i zoti. Pirateria vazhdon , gëlon. Ne kërkojmë që të na miratojnë kërkesat tona. Unë kam drejtuar filma me 3 mijë vetë dhe jo më një institucion me 5 vetë si SUADA, sepse ne do ta kemi në mbikëqyrje më pas. Ne këtë kemi kërkuar, që SUADA të jetë nën mbikëqyrjen tonë nëse do ta riorganizojnë”, shprehet regjisori Kumbaro për problemet, me të drejtën e autorit me filmat. Në reagimin e tij regjisori i njohur Saimir Kumbaro shton më tej se autorët e filmave nuk janë paguar, gjë e cila ka bërë që ata të revoltohen dhe ti drejtohen Ministrisë së Kulturës. “Ne nga SUADA e vjetër kemi marrë zero lekë dhe autorët e filmave janë të revoltuar. Televizionet vazhdojnë të luajnë budallain dhe nuk paguajnë, dhe ne nuk kemi fare nga të ardhurat. Ne kërkojmë, që ti tërhiqet vërejtja SUADA-s së vjetër meqë i ka mbaruar mandati, dhe të caktojnë një njeri të ndershëm dhe korrekt për këtë punë”, pohon regjisori Saimir Kumbaro, drejtor i FMAA.

Vetëm RTSH pagesa

Duke folur me problemin për të drejtën e autorit, regjisori Saimir Kumbaro shton më tej se ato pak të ardhura, që janë ndarë për autorët e filmave janë nga RTSH. “Ne kemi shumë pak të ardhura, që u shpërndanë, sepse fare pak na dha dhe drejtori i RTSH. I vetmi televizion, që ka paguar është ai publik. Ne mblodhëm bordin dhe u ra dakord më mirë pak se sa aspak. Por të ardhura për 2018-2019 nga televizionet ne deri tani nuk kemi marrë asgjë. Ato pak të ardhura që na dha drejtori i RTSH për filmat ishin për periudhën e vitit 2019, dhe ato i shpërndamë tek autorët. Ne kemi performancën më të mirë si agjenci, pra çdo gjë është në bankë. Ne kemi një bord dhe çdo pagesë të bëhet nëpërmjet bankës”, shprehet regjisori Saimir Kumbaro. Për regjisorin Kumbaro ajo që duhet të bëjë Ministria e Kulturës është që shikojë dhe vlerësojë performancën e mirë, që ka pasur (Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit (FMAA). “Pirateria e filmave vazhdon me televizionet, por ne ministrisë i kërkojmë që të na besojë drejtimin e SUADA-s, që ne të mundemi të pengojmë piraterinë, duke filluar një staf, që të jenë njerëz korrekt. Ne i kemi të motivuara kërkesat tona dhe shpresojmë, që ta na marri parasysh. SUADA është mbledhëse e parave dhe e shpërndarjes së tyre. Ky quhet sporteli unik, që ka vetëm këtë tagër të mbledhë dhe shpërndajë. Kur erdhi puna te FAMAA ne na jep zero lekë, sepse thotë nuk kanë paguar televizionet për ju, sepse janë bërë makinacione”, shton më tej regjisori Saimir Kumbaro. Edhe më parë regjisorë anëtarë të Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit (FMAA) janë shprehur se ata nuk pajtohen me tarifat e Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit (KKDA) dhe mënyrën se si po vepron sporteli unik SUADA me shpërndarjen e të ardhurave për të drejtën e autorit.

Më të lexuarat