BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Saimir Kumbaro: Qazim Mulleti s’ka qenë një burrë injorant, “Prefekti” mund të vihet në skenë, por në asnjë mënyrë duke mbajtur personazhe autentike

Saimir Kumbaro: Qazim Mulleti s’ka qenë një burrë injorant,

Vepra “Prefekti” shkruar nga Besim Levonja, me leximin artistik që u bë në Teatrin Kombëtar pak ditë më parë ngjalli reagime të shumta. Qytetarë të ndryshëm, artistë apo dhe deputetë të parlamentit u bënë pjesë e diskutimeve, për këtë vepër në Teatrin Kombëtar për shkak se sipas tyre denigron figurën e Qazim Mulletit. Regjisori i njohur Saimir Kumbaro thotë se vepra “Prefekti” nga Besim Levonja nuk i lë shije të mirë. Sipas regjisorit të njohur Qazim Mulleti ka qenë një intelektual dhe jo siç trajtohet në atë vepër, që së fundmi ishte me një lexim artistik në Teatrin Kombëtar te “ArTurbina”. “Qazim Mulleti nuk ka qenë një burrë injorant siç trajtohet në komedinë e Besim Levonjës. Qazim Mulleti ka qenë person shumë interesant. Mua nuk më lë shije të mirë ajo vepër”, shprehet regjisori Saimir Kumbaro. Përballë diskutimeve të shumta që ka shkaktuar “Prefekti” shkruar nga Besim Levonja, regjisori i njohur Saimir Kumbaro thotë se nuk duhet deformuar historia. Regjisori Kumbaro vijon më tej se ajo vepër edhe mund të jetë në skenën teatrore, por jo duke mbajtur personazhe autentikë. “Nuk shkon që personazhet historikë ti trajtosh siç ke qejf, duke deformuar historinë. Vepra mund të vihet si komedi në skenë, por në asnjë mënyrë duke mbajtur personazhe atutentik, se ti i jep autenticitet veprës më pas, e përcakton veprën. Mund ta vësh një komedi “Prefekti” në skenë, por jo duke mbajtur personazhe që janë ireal, se Qazim Mulleti s’ka qenë injorant, por ka qenë me disa gjuhë të huaja. Vepra mund të vihet në skenën teatrore me emra të tjerë”, vijon më tej regjisori Kumbaro rreth këtij debati, që po vijon me këtë vepër.

 Veprat e para ’90-ës

Veprat teatrore shqiptare që janë shkruar para viteve ’90 janë të ndryshme. Por regjisori Saimir Kumbaro thotë se duhet bërë një përzgjedhje nëse zgjidhen për të qenë në skenë, që të mos shkaktohen reaksione si me “Prefektin”. “Duhet ta mbash veprën në atë lloj plani, që të mos shkaktosh reaksion siç ishte ky rast”, shprehet regjisori Saimir Kumbaro. Vepra “Prefekti” shkruar nga Besim Levonja ndezi debatet më parë dhe në Komisionin e Medias. Leximi artistik i veprës u bë në Teatrin Kombëtar, ku deputetët e opozitës në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u shprehën mes të tjerave se një shfaqje e tillë nuk mund të kalojë thjesht artistike. Sipas tyre duhet të dilet me një deklaratë, ku dënohet rikthimi i pjesës “Prefektit”, që denigron figurën e Qazim Mulletit. Më parë ishte dhe shoqata “Tirona Intellectum”, që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Leximi artistik i veprës “Prefekti” u zhvillua në livestream në Facebook për festat e Nëntorit. Në këtë projekt me regji nga Spiro Duni janë emra të njohur aktorësh, por vepra shkaktoi një reagim të fortë. Qazim Mulleti ka qenë kryetar të bashkisë së Tiranës (1939- 1940) dhe më pas Prefekt i Tiranës (1942- 1944).