BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

 Saimir Pirgu në operën “Përrallat e Hoffmanit”, në teatrin e Zyrihut

 Saimir Pirgu në operën “Përrallat e Hoffmanit”,

Tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, debuton në rolin e Hoffmann-it, në Teatrin e Operës së Zyrihut. Teatri i Operës së Zyrihut sjell online për publikun operën “Përrallat e Hoffmanit” (Les contes d'Hoffmann) të kompozitorit Jacques Offenbach. Në një material që ka publikuar Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se me regji të Andreas Homoki-t dhe nën dirigjimin e Antonino Fogliani-t, tenori Saimir Pirgu debuton në rolin kryesor të kësaj vepre, atë të Hoffman. Në materialin e TKOB thuhet se kritika e ka pritur mjaft mirë interpretimin e tij në këtë rol, duke e krahasuar me ato të tenorëve të mëdhenj botërorë, Nicolai Gedda dhe Placido Domingo. “Saimir Pirgu është kaq brilant në rolin kryesor sa krahasimet me paraardhësit e famshëm nuk duken aspak të ekzagjeruara, nga Nicolai Gedda te Placido Domingo. Ai zotëron grackat e njohura të këtij roli, nga shtrirja e madhe vokale te nuancat e bukura dinamike: tenori shqiptar ka gjithçka për t’u bërë një këngëtar legjendar”, thuhet në materialin e TKOB. Në vijim thuhet se mbi të gjitha, produksioni sjell një Hoffmann mahnitës, tenori shqiptar Saimir Pirgu i cili, pavarësisht situatës së përgjithshme të teatrit muzikor, mund të debutojë në një rol të përgatitur pikërisht për këtë: vokalisht, ai ofron gjithçka që kërkon roli i çuditshëm dhe rraskapitës në një cilësi të klasit të parë: lirizmin, heroizmin, fuqinë e karakterit, dhe gjallërinë për të kënduar si një perëndi në aktin me Giulietta-n. “Si një figurë e fuqishme, ai bën çdo skuadër produksioni të lumtur ta ketë pjesë të saj”, thuhet në material. Shfaqja mund të ndiqet falas deri në datën 30 prill në linkun: https://www.opernhaus.ch/.../calendar/les-contes-d-hoffmann/. Me këtë pjesëmarrje, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet se i uron shumë suksese tenorit Saimir Pirgu në këtë produksion të ri dhe debutimin e tij në rolin e Hoffmann-it. I duartrokitur tashmë dhe i respektuar nga publiku dhe kritika e mbarë botës, Saimir Pirgu konsiderohet si një nga artistët që ka pasur ngjitjen më të shpejtë në karrierë në qarqet operistike dhe koncertale, duke u konsideruar sot si një nga tenorët më të shquar në peisazhin e lirikës ndërkombëtare.

Më të lexuarat