BREAKING NEWS

Parlamenti Europian “ngrin” negociatat me Serbinë në BE, zbardhet dokumenti nga Strasburgu që po shkakton “tërmet” në Ballkan, kushti i fortë që rrezikon dhe anëtarësimin e Shqipërisë

Parlamenti Europian “ngrin” negociatat me Serbinë në BE,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe/ Lindita Nikolla jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçe mësuesja dhe drejtoresha e palodhur dhe model, anëtarja e këshillit të Bashkisë Tiranë

Humbje e madhe/ Lindita Nikolla jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta në
x
BREAKING NEWS

Dosja Meta, drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve zbardh detaje të reja: Ne vetë nuk kemi bërë hetim, por...

Dosja Meta, drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve zbardh detaje të
x
BREAKING NEWS

Genta Sula zbulon si u zhdukën "dosjet e nxehta" të ish-Sigurimit të Shtetit

Genta Sula zbulon si u zhdukën "dosjet e nxehta" të
x
BREAKING NEWS

Deklarata tronditëse e kryetares së Autoriteteve të Dosjeve: 78 personalitete që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, vijojnë ende punën

Deklarata tronditëse e kryetares së Autoriteteve të Dosjeve: 78
x
BREAKING NEWS

“Ka vite që në Shqipëri nuk ka më të djathtë dhe të majtë”, Lorenc Vangjeli bën deklaratën e fortë: Kemi një opozitë që suksesin e saj e shikon duke pritur dështimin e pozitës, s’ka marrëzi më të madhe se...

“Ka vite që në Shqipëri nuk ka më të djathtë
x
BREAKING NEWS

Raportet me PD, Yuri Kim: Alibeajn e takoj në cilësinë e një kryetari të Partisë Demokratike! Ja çfarë thotë për Berishën

Raportet me PD, Yuri Kim: Alibeajn e takoj në cilësinë e një
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Anëtarësimi në BE i Shqipërisë rrezikohet nga futja e...

Paralajmërimi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Anëtarësimi
x

Kultura

Sajmir Çili: “Modernizmi” ka sjellë në këngën shqip varfëri në krijimin e një melodie, shpresoj që kjo çoroditje shijesh analfabete të mbarojë sa më shpejt

Sajmir Çili: “Modernizmi” ka sjellë në

Muzika shqiptare po përballet me probleme të ndryshme. Në emër të modernizmit duket se po lihen mënjanë dhe vlerat muzikore shqiptare, çka ka bërë që autorë të njohur të muzikës të reagojnë për problemet, që has sot krijimtaria në vend. Sajmir Çili një nga artistët e vlerësuar në vendin tonë me aktivitetin e tij muzikor shprehet me kritika për çfarë po ndodh me shkatërrimin e vlerave muzikore shqiptare. Kantautori i njohur thotë se në emër të “modernizmit” ka prej tyre, që nuk dinë çfarë po bëjnë. “Sa keq që muzikën kanë filluar ta ndajnë në Old School dhe New School. “Vipat” në Albanistan që i ka errësuar sytë paraja, në emër të “modernizmit” nuk dinë çfarë nxjerrin nga gojët e tyre, kur japin mendim për një krijim muzikor”, thotë kantautori i njohur Sajmir Çili. Një profesionist në fushën e muzikës, kompozitori Sajmir Çili sjell në vëmendje rregullat e kompozimit, mësuar nga pedagogë të nderuar të Akademisë së Arteve dikur. Ai thotë se një bulëz muzikore zhvillohet mbi rregullat e kompozimit. “Vështirë sot të kompozosh me rregullat e kompozimit, që kemi mësuar nga pedagogët tanë të nderuar. Ku një bulëz muzikore me gen shqiptar zhvillohet në bazë të rregullave kompozicionale. Vështirë të kuptojnë melodinë me kalime intervalesh kuinte, sekste, septima apo oktave (të vështira për tu kënduar vokalisht)”, vijon më tej kompozitori. Nuk duhen harruar autorët e njohur shqiptarë Krijimtaria muzikore duhet të përcjell vlera në art, por kantautori Sajmir Çili thotë se në këngën shqip ka varfëri në krijimin e një melodie. Ai sjell në vëmendje dhe një këngë kënduar në “Sanremo”, që mori çmimin e kritikës edhe pse sipas tij me Old School. “Me sa vërej “modernizmi” ka sjellë në këngën shqip varfëri në krijimin e një melodie me hapësirë të gjerë intervalesh, sot e ngujuar në intervale sekunde , terce (varfëri mendimi, paaftësie profesionale kompozicionale). Më vjen të kujtoj festivalin e “Sanremos 2022”, ku Massimo Ranieri me këngën “Lettera di là dal mare” mori çmimin e kritikës (megjithëse me Old School)”, thotë ai. Kantautori Sajmir Çili shprehet se uron që në vendin tonë kjo çoroditje e shijes muzikore të mbarë shpjet dhe thotë se nuk duhen harruar autorë të mëdhenj të muzikës shqiptare. Profesor Kujtim Laro shprehet kantautori Sajmir Çili në reagimin e tij në Facebook, është një prej tyre që nuk duhet harruar me krijimtarinë e tij në fushën e muzikës. “Mos harrojmë muzikën e prof. Kujtim Laros, në filmat shqiptarë, por dhe në gjininë më të vogël si kënga, ku ndjen thellësinë e mendimit muzikor mes intervalesh të gjera bazuar në bulzën shqip. Shpresoj që kjo çoroditje shijesh analfabete të mbarojë sa më shpejt”, thotë kantautori. Kompozitori Kujtim Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj. Në kujtesën e shqiptarëve ai mbahet mend më së tepërmi si kompozitor filmash. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, etj.