BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat
x
BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x

Kultura

Salla e Koncerteve në UA, punime jo vetëm në përforcimin e strukturës së godinës

Salla e Koncerteve në UA, punime jo vetëm në përforcimin e

Salla e Koncerteve e Universitetit të Arteve i është nënshtruar një procesi restaurimi. Punimet restauruese, planifikuar të zgjasin 14 muaj pritet të përfundohen brenda prillit të vitit 2022. Ministrja e Kulturës Elva Margariti thotë se po punohet me hapa të shpejtë. “Kur i vumë vetes synim restaurimin e Sallës së Koncerteve të Universitetit të Arteve, skeptikët ishin të shumtë, madje pak besonin se do ia dilnim. Falë një fryme të re bashkëpunimi me TAP - Shqipëri, që iu bashkua vizionit tonë për rijetësimin e kësaj salle historike, këtij poli të ri kulturor, po punohet me hapa të shpejtë në përforcimin e strukturës së godinës, punimet në sistemin mekanik e elektrik, si dhe fasadën e saj”, shprehet Margariti në një status të saj. Sipas ministres së Kulturës, salla e koncerteve do t'i kthehet studentëve e artistëve sipas standardeve bashkëkohore, por edhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore. Projekti 3.7 milionë euro, prej të cilave TAP financon 1.7 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër 2 milionë euro financohen nga qeveria shqiptare. TAP ka financuar edhe studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për rinovimin e sallës së koncerteve, me një vlerë prej 150.000 euro. Projekti bën së bashku një sërë partnerësh, si Ministrinë e Kulturës dhe TAP (Trans Adriatic Pipeline), në cilësinë bashkëfinancuesve të projektit, Agjencinë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Cooperazione Italiana), “Atelier4” dhe Universitetin e Firence. Godina e UAT-së gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë II dhe si rrjedhojë mbrohet me ligj. Ajo është projektuar nga arkitekti italian Gherardo Bosio, është ndërtuar në vitin 1942 dhe konsiderohet si pikë referimi për arkitekturën shqiptare të periudhës së mes shekullit të 20-të. Në faqen e Universitetit të Arteve thuhet se duke marrë parasysh statusin e veçantë të godinës, rinovimi i sallës së madhe kërkon kujdes dhe ekspertizë të veçantë teknike.