BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Salloni i Vjeshtës në edicionin e 15 në Shkodër, hapet ekspozita “Një dhomë më vete” me punë të 77 artistëve

Salloni i Vjeshtës në edicionin e 15 në Shkodër, hapet

Ekspozita “Një dhomë më vete” e edicionit të XV të “Sallonit të Vjeshtës 2021” bën bashkë 77 artistë në Galerinë e Arteve në Shkodër. Kuruar nga prof. asc Ardian Isufi dhe Elton Koritari, ekspozita përmban fotografi, instalacione, video, piktura, etj. Artistë nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë në ekspozitë dhe Elton Koritari një ndër kuratorët thotë se ky edicion vjen më bashkëkohor. “Në edicionin e 15 donim të bënim një ndërhyrje më bashkëkohore. Ne si kuratorë i bëmë një ndërhyrje paska më inovative dhe kjo solli që pjesëmarrja e artistëve të ketë rritje, por dhe pjesëmarrje kualitative. Janë ndër artistët më të mirë që kemi”, shprehet kuratori Elton Koritari për ekspozitën duke shtuar se pjesa më e madhe janë punë të reja. Pjesëmarrës në ekspozitë, artisti Oltsen Gripshi shprehet se “Salloni i Vjeshtës” është ndër ekspozitat më jetëgjata në Shqipëri dhe si e atillë ndër më të rëndësishmet, që organizohet prej 15 vitesh radhazi në Shkodër. Gripshi në pjesëmarrjen për herë të parë në këtë ekspozitë është me një foto-instalacion prej 12 imazhesh e titulluar “Poliformizmi i Personalitetit”, që sipas tij për atë është tepër e rëndësishme, pasi pjesë e saj janë artistët më të njohur të artit pamor shqiptar. “Vepra me të cilën unë kam marrë pjesë i referohet një kërkimi rreth qënies njerëzore dhe shoqërisë bashkëkohore, e cila qëndron në teh mes normalitetit dhe paranojakes, ku frenetizimi i jetës shpeshherë e ka vendosur të tashmen tonë përballë një sfide madhore, atë të mos njohjes me vetveten, duke na shpënë verbër nëpër skutat më të errëta të depresionit dhe të boshllëkut, që na rrethon kur shohim përreth vetes”, shprehet ndër të tjera Gripshi.

Rreth ekspozitës

“Një dhomë më vete …” është një ftesë e kuratorëve, që na provokon deri në fund të shfaqemi ashtu siç jemi. Teksti kuratorial pohon se është një gjest prej liberalesh fanatik të së vërtetës prekur nga vegime revolucionesh të lëna përgjysmë në fundshekullin e XX-të . “Vegime të trandura prej tranzicionit TRI-DEKADENT. Është një katror i vizatuar në shesh për një përballje të fortë mes nesh dhe realitetit, mes ndërgjegjes sonë dhe superstrukturës se sotme soc-dixhitale. Është një ftesë e re me fjongo ngjyrë mishi qe u drejtohet burrave dhe grave, për të rihapur albumet e vjetra”, thuhet në tekst ndër të tjera. Një dhomë më vete nuk është një thirrje që na fton për të ngritur mure e për t’u rrethuar, por një ftesë për t’u njohur e për t’u vetëdijesuar…! Pjesëmarrës janë Fatos Lubonja, Ermal Baboçi, Kristian Zara, Albes Fusha , Ormira Lulani, Edmond Gjikopulli , Osman Demiri, Burim Myftiu, Stefan Çapaliku, Roland Tasho, Oltsen Gripshi, Ervin Bërxolli, Eliza Hoxha, Vladimir Myrtezai Grosha, Florian Haxhihyseni, Helidon Haliti, Iva Seferi, Ardian Pepa, Abaz Hado, Mikel Temo, Diomen Boriçi, Ergys Vela, Xhovana Preçetaj, Adnan Bushati, Ferid Kola, Sokol Kola, Muhamet Ganjolla, Bip Frrokaj, Lindita Dedukaj, Ahmet Malevia, Afeida Meta, Besmira Malevija, Gjelosh Mitaj, Lindita Zeneli Marku, Aleksandër Hila, Adnan Kastrati, Petrit Bilali, Jozo Koçoviç, Artan Draçini, Andi Hila, etj. Ekspozita do të qëndrojë për publikun deri më datë 31 dhjetor në Shkodër.

Më të lexuarat