BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Seminari i Albanologjisë nis punimet në edicionin e 37

Seminari i Albanologjisë nis punimet në edicionin e 37

 Seminari i 37-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka nisur punimet në Universitetin e Prishtinës. Të pranishëm në hapjen e tij ishin krerë shtetëror, përfaqësues universitarë, albanologë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës. Në seminar marrin pjesë dhe studiues dhe gjuhëtarë nga Shqioëria. Në hapjen e tij kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Seminari i 37-të i Albanologjisë, shënon një moment të posaçëm për kombin shqiptar, pasi që në kohëra të errëta të kombit, ky seminar ka shpërndarë një dritë të shqipes në botë. Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla, tha se albanologjia ka luajtur një rol të vyer në konsolidimin e kombit shqiptar. “Gjuha shqipe fatmirësisht nuk hynë në gjuhët e rrezikuara të Evropës për të cilat BE ndanë fonde, por edhe pse kjo është e mirë, na takon qeverive të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, që t’iu mbështesim”, u shpreh ajo. Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi tha se ky seminar është ambasadori i parë dhe më i suksesshëm i Kosovës, pasi që nëpër të kanë kaluar të gjithë studiuesit e albanologjisë të cilët kanë hapur katedrat e shqipes në vende të shumta në botë. “Si drejtor i seminarit kam qenë i shqetësuar që sivjet, studiuesit e seminarit kanë qenë demotivuar aq shumë sa të mos marrin pjesë fare në sesionet shkencore dhe aktivitetet e tjera. Fatmirësisht ka ndodhur e kundërta. Kemi pasur prurje shumë cilësore”, theksoi ai. Sipas tij, vështirësitë vetëm se kanë ndihmuar që të forcohet ky seminar. Ndërsa, duke qenë në fund të mandatit të tij si drejtor i këtij seminari, Paçarizi tha nuk ishte e lehtë të mbante mbi supe traditën 45 vjeçare të seminarit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Sabri Laçi, i cili uroi studentët dhe studiuesit e shqipes. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sesionet e seminarit organizohen në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.