
Çfarë dyshohet? SPAK shtrinë hetimin edhe jashtë Shqipërisë për Arben Ahmetajn

Shtohen telashet për bashkëshorten e Ilir Metës, ja dosja që tregon lidhjet ruse të Monika Kryemadhit dhe pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit

Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën, ja si koalicioni i “non gratave” po shkon në zgjedhjet e 14 majit me ngjyrat e flamurit rus

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Senati i ASA-s mblidhet për buxhetin dhe aktivitetet, shqetësim mungesa e fondeve për investimet në rikonceptimin e Muzeut të Arkeologjisë dhe arkivat e instituteve

Shkruar nga Julia Vrapi 28 Janar 2023

Programi për aktivitetet, buxheti i këtij viti apo dhe puna në Muzeun e Arkeologjisë u diskutuan në mbledhjen e Senatit të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Senati i ASA-s u mblodh nën drejtimin e rektorit prof. dr. Luan Përzhita për të miratuar buxhetin dhe programin për aktivitetet shkencore dhe botimet e vitit 2023. Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se një nga çështjet e rëndësishme, e rimarrë në shqyrtim, ishte hapja e Laboratorit të Restaurimit dhe Arkeometrisë në mjediset e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Anëtarët e Senatit diskutuan për perspektivën e afërt të Shkollës së Doktoraturës, po edhe për mundësinë e digjitalizimit të bibliotekave të ASA-s, por problem është puna te Muzeu i Arkeologjisë në Tiranë apo dhe arkivat. Kjo sipas ASA-s për shkak fondeve që mungojnë. “U shpreh shqetësimi për mungesën e fondeve për investime në rikonceptimin e Muzeut të Arkeologjisë dhe për arkivat e instituteve të ASA-s”, thuhet nga Akademia e Studimeve Albanologjike. Por buxheti i këtij viti, krahasuar me buxhetin e vitit 2022, krijon mundësinë që të katër institutet e Akademisë së Studimeve Albanologjike, të përmbushin botimin e më shumë titujve, rreth 55 dhe të realizojnë më shumë aktivitete shkencore, konferenca kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, ekspedita hulumtuese dhe dokumentuese, ligjërata, seminare dhe ekspozita, që do të përmbyllen në fund të vitit me “Ditët e Albanologjisë”.
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Në Akademinë e Studimeve Albanologjike vazhdon bashkëpunimi ndërkombëtar për projekte kërkimore me qendra dhe institute shkencore, partnere të Akademisë së Studimeve Albanologjike, nga vende si Franca, Italia, Anglia, Greqia, Gjermania, SHBA-të, etj, po edhe me qendrat albanologjike në Shkup dhe Prishtinë, sipas memorandumit të bashkëpunimit i nënshkruar në vitin 2021. Në ditët në vazhdim ASA do të bëjë publike dhe kalendarin e aktiviteteve e të botimeve për secilin institut për vitin 2023. Qendra e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike) u krijua në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish-Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. ASA ofron përvojën dhe shërbimin e vet jo vetëm në realizimin e projekteve me interes shkencor e publik, por edhe në transferimin e dijeve, nëpërmjet shkollave të Masterit e të Doktoraturës në fushat e në specialitetet që mbulon.
Më të lexuarat


Andi Tepelena: Ministria e Kulturës mungesë transparence me projektet, nuk dihet se sa është fondi, mungon një analizë dhe një politikë që të jetë e qartë

Çmimi “Lumo Skëndo”, juria mblidhet për prurjet e vitit 2022

“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo ku shkon, në datat 1, 2, 3 prill do të jetë në teatrin “Petro Marko”, Vlorë

Ekspozita “Europa ime” me punimet e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Teatri Kombëtar sjell në skenë premierën absolute “Orfeu zbret ne ferr” të autorit Tennessee Williams

ASA bashkëpunim me Shoqatën Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me qendër në Tetovë

Ministria e Kulturës financon këtë vit 186 projekte në art dhe kulturë, ndërsa në “Fondin e artizanit” janë 38 fitues

Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja”, edicioni i 19-të me 16 konkurrentë

Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie
