
BREAKING NEWS
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

x
BREAKING NEWS
“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

x
BREAKING NEWS
Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

x
BREAKING NEWS
Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

x
BREAKING NEWS
“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

x
BREAKING NEWS
Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

x
BREAKING NEWS
“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

x
BREAKING NEWS
Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

x
Serbi-Kosovë-Shqipëri vënë në Beograd dramën “Enciklopedia e të gjallëve”

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Nëntor 2015

Vepra teatrore “Enciklopedia e të gjallëve”, e cila vjen në skenë nga bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë dhe serbë më datë 8 nëntor do të ketë premierën në Beograd. Shfaqja “Enciklopedia e të gjallëve” është një bashkëpunim multietnik, që realizohet mes artistëve të Beogradit, Tiranës, Shkupit e Prishtinës, një projekt mes Qendrës “Multimedia” në Prishtinë dhe ajo për “Dekontaminim kulturor” në Beograd. Baza mbi të cilën do të realizohet ajo është libri i autorit serb Dimitrije Tucoviq “Serbia dhe Shqipëria” i vitit 1914. Tucoviq (1881-1914) ende sot përmendet për qasjen e tij ndaj politikave serbe.
Qysh para një shekulli ai ishte më i zëshmi kur shkruante për synimet e Serbisë, që nëpërmjet Shqipërisë të dilte në det. Zlatko Pakovic nga Beogradi dhe Jeton Neziraj nga Kosova janë autorë të tekstit, ku Pakovic është dhe regjisor i dramës në skenë. Adrian Morina, Shengyl Ismajli, Shpëtim Selmani, Igor Filipoviq, Faris Berisha, etj, janë aktorët në këtë shfaqje, e cila merret edhe njëherë me nacionalizmin, me elitën shqiptare dhe atë serbë dhe me karakteristikat personale të secilit pjesëmarrës në shfaqje. Skenografinë do ta ndërtojë Marija Papuçevska nga Shkupi dhe koreografinë Gjergj Prevazi nga Shqipëria. Për gazetën, koreografi i njohur nga Shqipëria tregon se gjatë kësaj kohe provat kanë qenë me punë intensive për ta sjellë veprën në skenë, por sa i takon elementëve të koreografisë ai bën të ditur se gjithçka vjen, duke qenë në funksion të konceptit të regjisorit Pakovic. “Koreografia sigurisht është në funksion të konceptit regjisorial. Krahas tekstit, shfaqja ka si komponent mjaft të rëndësishëm lëvizjen dhe muzikën, e cila luhet live nga një trio instrumentesh. Tastierë, kitarë bass dhe bateri Aktorët flasin, këndojnë e kërcejnë”, tregon mbi shfaqjen koreografi Gjergj Prevazi, i cili këto ditë ndodhet mes provave për ta sjellë shfaqjen në skenë. Shfaqja që vjen më datë 8 nëntor në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd, më 9 dhe 10 nëntor vijnë dy edhe prezantime të tjera të shfaqjes, e para në Novi Sad dhe e dyta në CZKD në Beograd.
Shfaqja në Prishtinë
Ndërsa premiera e kësaj vepre teatrore do të jetë në Beograd, me datë 18 e 19 nëntor, shfaqja vjen edhe në Prishtinë. “Qëllimi i projektit ku janë të përfshirë edhe dramaturgia serbe Borka Paviqeviq dhe filozofi Shkëlzen Maliqi, është të iniciohen takime midis Beogradit, Tiranës, Shkupit e Prishtinës në mënyrë që të përmirësohen raportet e përgjithshme”, ka pohuar më herët dramaturgu Jeton Neziraj. Sipas tij, synimi është që shfaqja të jetë e bazuar sa më shumë që të jetë e mundur në materiale dokumentare. “Kemi në dispozicion veç librit "Shqipëria dhe Serbia" edhe materiale të tjera”,tregon Neziraj, drejtori i Qendrës “Multimedia”. “Enciklopedia e gjallë”, që do të jetë premierë në Beograd, është edhe projekti i dytë teatror që organizohet në bashkëprodhim midis Kosovës dhe Serbisë brenda një viti. “Romeo dhe Zhulieta” njihet si e para shfaqje që e përkrahën qeveritë e dy shteteve. Qendra Multimedia është themeluar në vitin 2002. Me mbi 100 projekte kulturore të realizuara në Kosovë dhe në vende tjera në Europë, Qendra Multimedia është padyshim njëra prej organizatave kulturore më aktive. Plot nga projektet e shkuara, por edhe këto aktuale, kanë pasur si target publikun e gjerë, megjithatë, në shumë projekte kanë pasur në fokus të rinjtë. Disa nga projektet kryesore afatgjate të cilat janë organizuar dhe zhvilluar këto vitet e fundit, vetëm ose në bashkëpunim me partnerët janë: Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë polip; Teatri i Forumit në Kosovë; Politikat e Reja të Solidaritetit; Historia e Kosovës; Play for All; Balcan Can Contemporary; RAE Festival, etj. Nga Julia Vrapi
Më të lexuarat


Arian Sukniqi: Muzikali “Rituali i jetës” kthehet pas më shumë se një dekade në TKOB me frymë të re dhe konceptim përshtatur kohës

Etnor Canaj: Vendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike dëmton rëndë kërkimin shkencor, pretendimet e Akademisë së Shkencave nuk janë aspak bindëse

Këngëtarja Shakira kthehet në Barcelonë me djemtë e saj

Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që ndodh është shkatërruese, sepse nuk stimulohen artistët

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik

Festivali “MetroSound” në edicionin e pestë me muzikën e viteve ’90-të, Eda Zari në skenë në natën e parë

Akademia e Studimeve Arkeologjike do të nisë një betejë ligjore kundër vendimit për mbylljen

Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë

Denis Bizhga: Festivalet muzikore janë institucione kulturore që promovojnë vlera dhe tradita, pjesëmarrës në Festivalin e Kitarës janë personalitete të njohura

Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo"
