BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Shembet banesa monument kulture, specialistët e trashëgimisë japin alarmin: Të shpëtohet Gjirokastra, duhet një plan emergjent

Shembet banesa monument kulture, specialistët e trashëgimisë

Specialistët e trashëgimisë japin alarmin për gjendjen e rënduar me banesat monument kulture në Gjirokastër. Banesa që po rrënohen, humbin, por duket që nga institucionet përgjegjëse prej vitesh ka munguar vëmendja e duhur. Mungesa e ndërhyrjeve ka sjell një situatë të rënduar në qendrën historike të Gjirokastrës. Qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005 edhe pse ministrat e Kulturës ikin e vijnë, duket se situata nuk po gjen përmirësim. Rasti më i fundit ishte dhe denoncimi që bëri organizata “Trashëgimi Kulturore pa Kufij” për shkatërrimin e një monumenti kulture në Gjirokastër. “Banesa Taho, monument i kategorisë se II-të nuk është më”, shkruan CHwB. Një tjetër monument që nga mungesa e ndërhyrjeve degradoi deri në atë pikë sa më në fund u shemb. Por për specialistët e trashëgimisë kjo është një situatë që duhet të vërë në lëvizje të gjithë institucionet përgjegjëse. Hartues i dosjes së Gjirokastrës në UNESCO akademiku Emin Riza shprehet se ruajtja e saj është e një vlere kombëtare. “Çdo prishje e vlerave origjinale të Gjirokastrës e përsëris është e pariparueshme, e pazëvendësueshme, dhe pikëpamja diletanteske e përhapur nga fillestarë të kësaj fushe që hiqen sikur i dinë të gjitha gjërat, duke pohuar se restaurimi e ktheka monumentin në identitet është një marri, sikur të thuash do ngjallim të vdekurin. Restaurimi nuk e kthen monumentin në identitet, por ruan vlerat origjinale të veprës, siç e ka prurë koha në momentin që është vënë në ruajtje shtetërore. Ruajtja e Gjirokastrës është e një vlere kombëtare”, pohon akademiku Riza. Sipas tij ndër vite nga Ministria e Kulturës apo dhe Instituti i Monumenteve kanë munguar ndërhyrjet e duhura në banesat monumente kulture, gjë e cila ka sjellë dhe degradime jo pak apo dhe shembje. “Duhen plane për Gjirokastrën, por duhet ta bëjnë ata që e njohin atë dhe janë profesionistë. Ministria e Kulturës nuk ka bërë asgjë, ka bërë të kundërtën e asgjësë, ka bërë shkatërrimin, sepse kanë munguar ndërhyrjet në banesat monument kulture, mosndërhyrja është shkatërrim”, cilëson më tej akademiku Emin Riza. Në reagimet e tij edhe më parë akademiku Riza ka pohuar se mbrojtjen e Gjirokastrës është emergjente, por sipas tij ka raste që në projekte po shikohet dhe fitimi. “Problemi qëndron që duan të mbushin xhepat ata që drejtojnë”, shprehet mes të tjerave akademiku.

Të parandalohen shkatërrimet

Por dhe për studiuesin dhe specialistin e trashëgimisë Moikom Zeqo mbrojtja e Gjirokastrës nga shkatërrimi është një apel i përsëritur, që nuk merret parasysh nga institucionet. “Është e pajustifikueshme, që shtëpitë monumente të Gjirokastrës të rrëzohen, të shemben dhe këtë degradim mos ta ndalë askush. Kam sugjeruar prej kohësh që duhet ngritur një komitet i emergjencës nga kryeministri i vendit dhe Ministria e Kulturës. Në këtë komitet duhen përcaktuar të gjitha shtëpitë monumente që rrezikojnë të shkatërrohen dhe të bien. Ky komitet i emergjencës duhet të ketë fonde financiare të veçanta siç bëhet për çdo situatë të emergjencës. Ky komitetet duhet me personalitete dhe të funksionojë menjëherë në Gjirokastër”, shprehet studiuesi Moikom Zeqo. Sipas tij me gjendjen që ka sot Gjirokastra ku degradimet dhe rrënimet vazhdojnë duket sikur institucionet po harrojnë dhe problemet që lindin nga kushtet e motit. “Nëse nuk bëhet një gjë e tillë do të kemi jo vetëm nga shirat, por ndoshta dhe ndonjë tërmet i mundshëm pamjen e një katastrofe të shkatërrimit të shumë shtëpive të traditës popullore, që përbëjnë edhe thelbin e kësaj trashëgimie. Përgjegjësia e pushtetarëve është e pashmangshme.  Shkatërrimi duhet parandaluar, masat preventive për të mbrojtur Gjirokastrën duhet të jenë shqetësimi kryesor kombëtar. Ministria e Kulturës të mbrojë Gjirokastrën”, vijon studiuesi Moikom Zeqo. Organizata “Trashëgimi Kulturore pa Kufij” në një postim në Facebook ndërsa ka bërë publike që banesa Taho monument i kategorisë së II-të nuk është më i bën apel Ministrisë dhe IMK që të ndalin shkatërrimet. “Gjirokastra: Banesa Taho, monument i kategorisë se II-të nuk është më. “Duhet një kohë e gjatë, si dhe shumë mjeshtëri dhe mendime mbi atë se si të ruhet dhe restaurohet një objekt! Duhen vetëm pak orë ama për të shkatërruar 100 vjet histori! Përveç banesës Taho, ka dhe shumë monumente të tjera që kanë humbur plotësisht ose që janë transformuar totalisht, si ish-banesa Xhuvi Ropi (ish Fico). Kur restauron, angazhon një mjeshtër, ruan një traditë ose një ndërtesë, ruan vlerat dhe trashëgiminë! Kur shkatërron, shuan një ndërtesë tradicionale, shkatërron trashëgiminë në atë pikë sa askush nuk do dijë më se si ka qenë! I bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Bashkisë Gjirokastër, të ndalojnë këtë çmenduri dhe krim ndaj trashëgimisë sonë kulturore, sepse përndryshe shumë shpejt do të mbetemi pa Gjirokastër?!” shkruan “Trashëgimi Kulturore pa Kufij”.  

Nga Julia Vrapi