Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shembja e idhujve” dhe “Vdekja e kalit”, në programin veror të AQSHF

Postuar: 22/08/2018 - 07:31

Programi veror i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit vijoi edhe këtë të martë në bashkëpunim me Tulla Nouvelle, me një tjetër përzgjedhje nga kinematografia shqiptare e viteve '90. Për publikun u shfaqën filmi dokumentar “Shembja e idhujve” realizim i 1993, si dhe filmi artistik “Vdekja e kalit” prodhuar më 1992. Dokumentari “Shembja e idhujve” (1993) me regji të Kujtim Gjonajt, një kronikë në bardhë e zi mbi gjysmë shekulli të historisë shqiptare nëpërmjet syve të një tregtari ambulant që shet rrugëve të Tiranës portrete të diktatorëve të së kaluarës dhe të së tashmes. Ky film ishte edhe pjesë e programit të shfaqur në Pompidou -Paris, në vitin 2016. Bazuar në historinë sa tragjike aq edhe të vërtetë të një trajneri kuajsh rebel, “Vdekja e kalit” me regji të Saimir Kumbaros, ishte filmi i parë antikomunist që u prodhuar menjëherë pas rënies së diktaturës. Ky film dramatik e i dashur për publikun me skenar nga Nexhati Tafa, u xhirua me mjeshtëri nga Bardhyl Martiniani, dhe godet përsosmërish falë lojës ikonike të aktorëve Timo Flloko, Niko Kanxheri dhe Rajmonda Bulku. Në historinë e filmit “Vdekja e kalit”, në 1975 një gjeneral i njohur i ushtrisë shqiptare, i cili kishte ngritur fermën e parë të kuajve në Shqipëri, u dënua me vdekje për grushtin e shtetit “puçist”. Pas dënimit të të gjithë të implikuarve në grushtin e shtetit, kalohet në zhdukjen e çdo lloj vepre për të cilën mund të mbajnë meritë “puçistët”. Kjo shënon fillimin e ekzekutimit të kuajve. Bëhet fjalë për kuajt e racës Arba. Agroni (protagonisti) shpëton një kalë dhe për këtë dënohet nga gjyqi ushtarak. Pas kësaj jeta e tij fillon të copëtohet. E shoqja, nën presionin e prindërve dhe motrës, kërkon divorcin dhe aborton fëmijën që priste. Për pasojë vdes nga një hemorragji, pasi aborti ishte kryer në mënyrë klandestine. Mbas përmbysjes së sistemit, të dënuarit politikë lirohen dhe Agroni, të cilin nuk e pret askush te dera kangjella e burgut, kërkon prindërit në shtëpinë ku banonin por mëson se i kanë internuar menjëherë pas dënimit të tij. Më në fund takon “xhelatin” e tij, që në sistemin e ri ka bërë përsëri karrierë dhe është zgjedhur deputet. Filmi mbyllet me protagonistin “në rrugë të madhe” dhe antagonistin duke ngjitur shkallët. Ky është filmi i parë shqiptar që ve në dukje anët negative të sistemit komunist për shoqërinë shqiptare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2019 - 07:26

Etibar Asadli është një kompozitor i ri, por i talentuar dhe në piano nga Azerbajxhani që do të jetë pjesë e programit në festivalin “MetroSounds-Përrallë Mesdheu” mbrëmjen e 23 shkurtit në Metropol së bas

Postuar: 20/02/2019 - 07:25

Pavioni shqiptar me punët e tetë artistëve në Panairin e Artit në Milano tërhoqi vëmendjen e vizi

Postuar: 20/02/2019 - 07:24

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë “L

Postuar: 20/02/2019 - 07:22

Ministria e Kulturës duhet të kishte shpallur projektet fituese në art, kulturë dhe trashëgimi ku

Postuar: 19/02/2019 - 07:27

Instituti i Arkeologjisë zhvilloi konferencën shkencore “Viti Arkeologjik 2018”, ku u

Postuar: 19/02/2019 - 07:25

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit sjell për publikun filmin “Oriz i hidhur” një kryev

Postuar: 19/02/2019 - 07:24

Problemet me aktivitetin artistik i përballin me vështirësi krijuesit në art.