BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Shfaqja “Kontrabasi” pas skenës së Metropolit shkon në Shkodër

Shfaqja “Kontrabasi” pas skenës së Metropolit shkon

Monodrama “Kontrabasi” me regji nga Stefan Çapaliku erdhi premierë në Teatrin e Metropolit. Drama e muzikantit vepër e autorit Patrick Suskind për rreth 90 minuta ishte me interpretimin e aktorit Pjerin Vlashi mbrëmë në skenën e Teatrit të Metropolit. Sipas regjisorit, dramaturgjia gjermane qëndron në avangardë të dramaturgjisë botërore, prandaj është mirë që të njohim atë që ndodh me veprat bashkëkohore që i flasin dhe realiteti shqiptar. “Kontrabasi” vepër që i është kushtuar një njeriu të mbërthyer në sigurinë që i jep puna e përjetshme dhe dhoma e izoluar vjen në formën e një monodramë interpretuar nga aktori Pjerin Vlashi. “Është aq i ngarkuar dhe aq emocional sa në momente të caktuara për një kohë të shkurtër shumëkush që merret me këtë profesion ka akoma shumë gjëra që mund të zbuloheshin. Marr një rrogë fikse prej këtij “Kontrabasit” kështu që në momente të caktuara unë nuk do të doja ta kisha, do të doja të isha i lirë. Por edhe siç thuhet në pjesë, një kontrabasist i lirë nuk ekziston”, pohon aktori Vlashi. Drejtoresha e Teatrit Metropol Jonida Beqo shprehet se në këtë monodramë është një copëz jetë, që është problematikë e të gjithëve. “Është një copëz jete e cila është problematikë e të gjithëve, sensi i vetmisë, i vetëizolimit, dëshirës për protagonizëm, i ndrojtjes, dëshirës për tu dashur dhe kuptuar për të shkëlqyer në diçka”, pohon Beqo. Para se premiera të ishte në skenën  e teatrit, drejtoresha e Qendrës Gëte, Petra Behlke-Campos tha se “Kontrabasi” është një nga veprat më të vëna në skenat gjermanishtfolëse midis viteve 1984-’86. “Për këtë arsye menduam që një vepër të tillë nuk mund t’ia mbajmë fshehur publikut shqiptar”, cilësoi ajo. “Kontrabasi” me skenografi dhe kostumografi të Jonida Beqos po shfaqet në Teatrin Metropol  dhe në datën 26 mars te “Reja”, ndërsa në fund të muajit mars shfaqet edhe për publikun shkodran. Dorëshkrimi i monodramës “Kontrabasi” i Patrick Suskind daton më 1980 dhe premiera u dha në Teatrin Cuvillies në Mynih, më 22 shtator 1981. Ky tekst u vu në skenë në shumicën e teatrove gjermanishtfolëse dhe vetëm në sezonin e viteve 1984 - 1985 u luajt më shumë se 500 herë.  Patrick Suskind u lind më 1949 në Gjermani. Ai është shkrimtar, dramaturg dhe skenarist, i njohur ndërkombëtarisht prej romanit “Parfumi”, botuar më 1985.

Më të lexuarat