BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Kultura

Shfaqja “Copë-Copë”, në Eksperimental për dhunën ndaj gruas

Shfaqja “Copë-Copë”, në Eksperimental për

Shfaqja teatrale "Copë Copë" vazhdoi turneun në Tiranë dhe mbrëmë u shfaq për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli". “Copë Copë” është krijuar në vitin 2015 dhe është prezantuar tri herë në Prishtinë, një herë në Ferizaj dhe në Kukaj në EtnoFest, ku është shpërblyer me tri çmime. Po ashtu në kuadër të turneut rajonal është prezantuar edhe në Gostivar në festivalin teatral “Othelo”, në Beograd në festival “Mirëdita, Dober Dan”, në Shkodër ne teatrin "Migjeni", në Zagreb në ditët e kulturës shqiptare, dhe mbrëmë u prezantua në Tiranë. Vepra shkruar nga Blerta Zeqiri vjen në skenë nga regjisorja Zana Hoxha Krasniqi. Performuese në shfaqje janë aktoret e shquara Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qëndresa Kajtazi, Daniela Markaj, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

“Copë Copë” bazohet në ngjarje të vërteta të grave në Kosovë; një grua, mbijetuese e dhunës në familje është edhe performuese në skenë së bashku me aktoret profesionale. Skena të dhunës në familje, martesës me dhunë, abortit me probleme shëndetësore, përdhunimit të një çifti lezbik dhe stigmatizimit lidhur me çështjet e adoptimit paraqesin format e ndryshme të dhunës ndaj grave në shoqërinë kosovare. Në të njëjtën hapësirë dhe kohë, aktoret dhe mbijetuesja gjejnë forcën dhe solidaritetin për t’u përballë me realitetin dhe për të vazhduar përpara. Për shfaqjen më herët regjisorja Zana Hoxha Krasniqi është shprehur se tha se ka zgjuar interesim mjaft të madh të publikut në vend. “Shfaqja “Copë Copë”, është edhe një protestë e fuqishme dhe një vepër me të cilën unë jam krenare duke qenë se paraqet një pjesë të madhe të historive të vërteta të grave që përballen me dhunë të ndryshme në Kosovë”, pohon ajo. Regjisorja Hoxha Krasniqi tregon se shfaqja është prezantuar edhe në kuadër të aktiviteteve, që Artpolis bashkë me disa organizata të tjera joqeveritare i organizojnë për të kthyer vëmendjen drejt këtyre fenomeneve pikërisht me datën 8 mars, ditën e gruas dhe nënës. Shfaqja “Copë Copë” është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet- Artpolis dhe mbështetet nga organizata ndërkombëtare cfd- Zvicër.