BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Shfaqja “Dorëzimi në Spokan” me regji nga Ilir Bokshi, në konkurrim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit

Shfaqja “Dorëzimi në Spokan” me regji nga Ilir Bokshi,

Shfaqja teatrore “Dorëzimi në Spokan” me regji nga Ilir Bokshi, është prezantimi i teatrit “Hadi Shehu” të Gjakovës, në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”. Festivali ka nisur para disa ditësh dhe mbrëmja e së mërkurës solli veprën teatrore të autorit Martin McDonagh. Më herët Teatri Kombëtar shkruante se kjo shfaqje nuk duhej humbur. Në veprën e autorit Martin McDonagh interpretojnë aktorët Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Albulena Kryeziu-Bokshi dhe Bujar Ahmeti. Me regji nga Ilir Bokshi, vepra e McDonagh është e përkthyer nga Shkëlzen Berisha. Asistent në shfaqje Valon Pallaska, skenografia Petrit Bakalli, kostumografia Vesë Kraja dhe muzika Trimor Dhomi. “Dorëzimi në Spokan” ishte shfaqja e nëntë e këtij konkurrimi teatror, ku më herët në faqen e tij teatri lajmëronte se nuk ishte e përshtatshme për moshat nën 16 vjeç. Në këtë festival regjisori i njohur Ilir Bokshi u prezantua me një vepër të autorit Martin McDonagh, ndërsa me shfaqjet e tij nuk ka munguar dhe në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, por dhe në skena të tjera teatrore. “Dorëzimi në Spokan” është vepër e Martin McDonagh, që autori e ka shkruara gjatë periudhës kur ka qenë në Amerikë. Kjo vepër është vënë premierë në teatrin e Gjakovës, në vitin 2016. Shfaqja të mërkurën u transmetua livestream në Facebook-un e Teatrit Kombëtar dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse, në këtë festival që këtë vit po zhvillohet online për shkak të situatës me pandeminë. “Teatri vazhdon” ky është slogani i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”, në të cilin marrin pjesë 20 trupa nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga skena e pavarur, me shfaqjet e tyre më të mira. Nga 23 shkurti çdo ditë në orën 19:00, “teatri vjen në shtëpi” nëpërmjet një dritare virtuale, livestream në Facebookun e Teatrit Kombëtar dhe në Facebookun e teatrove pjesëmarrëse, ku në 15 mars do të ndahen dhe çmimet. Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit online, organizohet nga Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

 Ngjarja në veprën teatrore

Teatri "Hadi Shehu" Gjakovë, u prezantua në festival me “Dorëzimi në Spokan”, ku ngjarja shpalos tregimin e Karmajkëll, i vetëquajtur si racë e bardhë superiore, të cilit, kur ishte fëmijë, disa “katundarë të pistë” i kishin mbajtur dorën në binarë derisa kjo dorë ishte copëtuar nga treni dhe i cili ka qenë në kërkim të dorës së humbur për dyzeteshtatë vite me radhë. E gjitha ndodh në një dhomë hoteli të huazuar nga Karmajkëll, e cila ndërkohë shndërrohet edhe si burg i përkohshëm për Merilinin dhe Tobin, dy shitës të vegjël droge, të cilët kanë menduar se do të fitojnë një shumë të majme parash duke i ofruar atij një dorë të vjedhur nga një muze lokal si përgjigje për kërkimin e gjatë 47-vjeçar të tij, edhe pse dora tani e ofruar dikur i përkiste ishte një njeriu me ngjyrë. Qartësisht ide shumë e gabuar. Pasi prezantohet me dorën që qartazi nuk përputhet me të, si rrjedhojë kjo gjë intensifikon tendencat më të rrezikshme racore dhe tanimë të ditura të Karmajkëllit, në veçanti kundër Tobin, pasi ai i përket racës së zezë, pa marrë parasysh që kjo fyen rëndë Merilinin, sidomos përdorimi i vazhdueshëm i fjalës “zezak” nga Karmajkëll. I gjithë ky pozicionim racor i Karmajkëllit duket ta ketë marrë nga nëna e tij, e cila edhe pse dikur kishte bërë pak për ta ndaluar humbjen e dorës së tij, megjithatë ajo nuk kishte hezituar që ta indoktrinojë atë me racizëm të helmuar dhe ta mbajë atë gjithmonë në kontakt (telefonik), pa marrë parasysh se ku do ta çonte atë kërkimi i dorës.

Më të lexuarat