BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Shfaqja “E gjeti mbas Shimshirit”, Merita Smaja: Tregimet e Ernest Koliqit kanë jetën e Shkodrës

Shfaqja “E gjeti mbas Shimshirit”, Merita Smaja: Tregimet e Ernest

“E gjeti mbas Shimshirit” është shfaqja e pestë nga “KOLIQIANA”. Dramatizuar dhe vënë në skenë nga Merita Smaja, në role me interpretim nga Muhamir Saiti, Niki Mjeda, Jursi Temali. "KOLIQIANA" është një iniciativë e teatrit "Migjeni" në Shkodër, me një qëllim të qartë që vepra letrare e Ernest Koliqit, të mishërohet me emocionin, interpretimin dhe me bukurinë e oborreve e rrugicave të Shkodrës. Regjisorja Merita Smaja tregon se pandemia bëri që të mendojnë se si mund të japin shfaqje jashtë teatrit, e drejtoresha e teatrit mendoi të sillte për spektatorët tregimtarin modern të letërsisë shqipe, Ernest Koliqin. “Na lejoi, që gjithsecili prej nesh të bënte zgjedhjen e vet, pra të tregimit e ta dramatizonte e përgatiste për skenë. Unë zgjodha tregimin "E gjeti mbas shimshirit”, thotë ajo. Sipas regjisores Merita Smaja ky tregim i Ernest Koliqit, është një romancë idilike shkodrane. “Shfaqja e dashurisë idilike mes dy të rinjve vjen duke e përforcuar forcën e traditës. Një prekje duarsh tregon një emocion të përjetuar nga gjendja e veçantë e kujtimeve fëminore. Në një eksplikacion social-antropologjik lidhja mes "konaqeve " bazohet tek përtëritja e martesave, edhe pse të parat kanë përfunduar fatalisht. Ky tregim i Koliqit i hedh një petk modern zakoneve të konsoliduara shqiptare dhe bëhet interpret besnik i tyre si rrallë herë në tregimet e tjera”, tregon regjisorja Smaja për këtë pjesë, që u shfaq tek bar restorant "Tradita Gegë & Toskë". Në kitarë në shfaqje ishte Daniel Prendi dhe koreografia nga Muhamir Saiti. Një pjesë për publikun e përgatitur nga regjisorja Merita Smaja e cila tregon se nuk ka aktorë, por ka bërë zgjedhje të tjera. Sipas saj, muzika live është interesante në pjesën “E gjeti mbas Shimshirit”. “Unë nuk kam asnjë aktor në shfaqjen time, kam përzgjedhur një balerinë një këngëtare dhe një nxënës i shkollës së mesme, këta janë interpretuesit e roleve, sepse qysh në fillim unë mendova ta sjell nëpërmjet muzikës dhe kërcimit ngjarjen. Ndërsa instrumentistin, pra kitaristin e zgjodha që të bëj shoqërimin muzikor live. Mendoj se do sjellin diçka interesante”, u shpreh para shfaqjes regjisorja Merita Smaja.

Teatri jashtë

“KOLIQIANA" është një iniciativë e teatrit, që nisi më datën 9 maj dhe do të shtrihet deri në mes të muajit qershor. Janë 6 shfaqje, tregime të dramatizuara dhe të vëna në skenë. Si regjisore Merita Smaja solli shfaqjen e pestë dhe thotë se përmes kësaj iniciative të teatrit “Migjeni”, në rrugët e oborret e Shkodrës shtrohet gjuha e shkruar e Ernest Koliqit. “Iniciativa u mor nga drejtoresha e teatrit dhe të gjithëve na pëlqeu ideja, sepse tregimet e Koliqit kanë jetën e Shkodrës, karaktere tipike shkodrane, të cilat zhvillohen në shtëpitë, rrugët e oborret e Shkodrës e kësaj i shtohet gjuha e shkruar e Koliqit, që është një gegnishte e pastër dhe e bukur. Ndaj menduam, që gjithë këto cilësi ti sillnim në këto ambiente, ku ai i ka shkruar për të mbetur tek origjinaliteti i tij”, shprehet Smaja. Deri tani për shkak të pandemisë shfaqjet janë dhënë jo në teatër brenda, por në mjedise të tjera jashtë për publikun. Për regjisoren Merita Smaja, kjo kohë e vështirë i bëri artistët të mendojnë më shumë dhe të gjejnë zgjidhje të bukura. “Këto shfaqje në natyrë na bënë të kuptojmë se njerëzit e duan teatrin e kanë dëshirë të shohin sa më shumë shfaqje, por na bënë edhe ne të kuptojmë se teatri nuk bëhet vetëm në salla të mbyllura kur do mund ta bësh kudo. Ashtu si në fakt ka filluar teatri në rrugë e oborre me lojëra e humor. Por jo vetëm shfaqjet e teatrit se kemi dhënë edhe shfaqje me muzikë, që janë pritur shumë mirë nga publiku. Mendoj se çdo e keqe ka edhe të mira. Pandemia na bëri të mendojmë më shumë e të gjejmë zgjidhje të bukura”, shprehet regjisorja Merita Smaja, një emër i njohur me aktivitetin e saj në jetën artistike teatrore. Në vijim të kësaj iniciative, teatri “Migjeni” ka për të shfaqur dhe pjesën teatrore të fundit, që është e gjashta.