Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shfaqja “Ëndrra e një nate vere”, nga 4 dhjetori në skenën e teatrit “Metropol”

Postuar: 30/11/2019 - 10:39

Teatri Metropol i është bashkuar institucioneve të tjera të artit në vend, që për shkak të situatës, që po përballet vendi nga tërmeti kanë pezulluar aktivitetin artistik. Shfaqja teatrore “Ëndrra e një nate vere” nuk shfaqet këto net për publikun, por teatri lajmëron se do të jetë në ditët e dhjetorit në skenë. Përballë kësaj gjendje në vend, teatri bën me dije se dhe shfaqjet për fëmijë janë pezulluar gjatë fundjavës. “Duke shprehur keqardhje dhe ngushëllime të përzemërta për familjet e prekura nga tërmeti, lajmërojmë se për respekt të ngjarjes dhe për sigurinë e pjesëmarrësve dhe stafit, teatri Metropol do të pezullojë aktivitetin artistik të ditëve në vazhdim. Të gjitha rezervimet dhe biletat e shitura për shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” do të njihen dhe ruhen për shfaqjet e datave 4,5 dhjetor. Gjithashtu do të anulohen edhe shfaqjet e fundjavës për fëmijë. Rikthehemi në skenë nga e mërkura në vazhdim, pra data 4 dhjetor”, bën me dije teatri. Komedia “Ëndrra e një nate vere” vepër e Sheksprit ishte premierë e këtij sezoni në këtë teatër. Me regji nga Arnela Demaj në skenë ajo luhet nga artistë të njohur, por dhe emra të rinj. Në vepër interpretojnë Alba Shtembari, Aleksandër Mitrollari, Amri Hasanlliu, Bledi Naska, Edvin Mustafa, Engjëll Hoxha, Erdet Miraka, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Klodjana Keco, Luisa Dinellari, Margent Caushi, Mario Bali, Mariglen Domi, Rexhina Mollaymeri, Sara Koci, Sedmir Memia, Shkëlzen Berisha, Silva Brahimataj, Silvio Goskova, Stiv Osmanaj, Xhino Musollari. Skenografia nga Klodjana Beqiraj, kostumografia Frenci Gjerasi, koreografia Sedmir Memia, muzika/ fonia Glen Shutina. Tek "Ëndrra e një nate vere" derdhet një shpirt i pasur i trillimit fantastik ku bota magjike e zanave, muzgu dhe drita e hënës janë disa nga elementet e kësaj atmosfere përrallore. Shfaqja në skenë Në këtë vepër, motivi i dashurisë ka ardhur me të gjitha dimensionet e saj, me pasionin, me poezinë, me lirikën, me marrëzinë dhe me humorin e pasur. Klea Konomi vjen në rolin e Hipolitës tek “Ëndrra e një nate vere” nga Shekspir. Hipolita është mbretëresha e nuseve të Amazonës dhe gjithashtu gruaja e ardhshme e  Tezeut. Amazonat janë një fis i fuqishëm i udhëhequr nga gra luftëtare të frikshme, dhe si mbretëresha e tyre, Hipolita përfaqëson një kërcënim për shoqërinë patriarkale të Athinës. Xhino Musollari vjen në rolin e Tezeut, që është Duka i Athinës dhe simbol i forcës së rendit dhe drejtësisë. Loja fillon me të duke u përgatitur për t'u martuar me të fejuarën, Hipolitën, një mbretëreshë e pushtuar e Amazonës. E shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596, “Ëndrra e një nate vere” është një nga komeditë e hershme të Shekspirit, por mund të dallohet nga veprat e tjera të këtij grupi duke e përshkruar si pjesë shoqëruese për ceremoni dasmash. Përmbajtja e veprës përqendrohet në tre ngjarje, përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e mbretit dhe mbretëreshës së zanave, si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës. Hermia është e dashuruar me Lisandrin, por ati i saj kërkon ta martojë me Dimitrin. Për t’i shpëtuar kësaj martese të kurdisur, ajo dhe Lisandri arratisen në pyll. Dimitri i ndjek dhe Helena, që ushqen një pasion të pashpërblyer për të, e ndjek dhe ajo pas. Një katërshe dashurie zhvillohet midis të rinjve kur Paku qerrata luan rolin e Kupidit. Ndërkohë, një grup aktorësh amatorë bëjnë prova të një teatri të dështuar dhe shpejt jetët e tyre ndryshojnë nga veprat e Oberonit dhe Titanias, mbreti luftëtar dhe mbretëresha e zanave./Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpalli fituesit e edicionit të pestë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", shkruar dhe me regji nga Ste

Postuar: 13/12/2019 - 07:22

Komedia “Zyrtarisht beqare” shoqëron këtë fundjavë publikun në teatrin “Skampa&

Postuar: 13/12/2019 - 07:21

Ceremonia për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar bëri bashkë artistët, por sipas tyre ky organizim du

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëta

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis