BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Shfaqja “Hello, I am Mephisto” në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Shfaqja “Hello, I am Mephisto” në skenën e Teatrit

Shfaqja teatrore “Hello I am Mephisto?” u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” në Tiranë. Bazuar dhe inspiruar nga Goethe & Klaus Mann dhe nga eksperiencat individuale të çdokujt në shoqëri erdhi për spektatorin shfaqja “Hello I am Mephisto”. Një bashkëpunim ndërballkanik me artistë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia në drejtimin e Dino Mustafic. Shkruar nga Johan Wolfgan Von Goethe, Klaus Mann, Jeton Neziarj, Paul Eluard, Goran Simic, Klaudia Piroli, Musine Kokalari. Në skenë mbrëmjen e datës 13 nëntor vepra erdhi me aktorët Ilire Vinca, Ema Andrea, Ermir Jonka, Rafael Hoxhaj, Matia Llupa, Krist Lleshi, Ilia Kaçi, Florist Bajgora, etj. As/regjisor Melisa Novosel, koreografi Gjergj Prevazi, kompozitore Irena Popovic, skenograf  Beqo Nanaj, kostumografia Iliriana Basha, graphic design Sara Kapo. Për shfaqjen “Unë, Mefisto” më herët koreografi Prevazi ka shprehur se i ka bërë të gjithë të mendohen. “Kjo shfaqje na ka bërë të gjithëve të mendohemi gjatë gjithë procesit. Në të dy anët e medaljeve për të kuptuar, ku kanë qenë kompromiset tona qoftë dhe me pushtetin. Audienca e re do ti afrohet jo vetëm kësaj shfaqje, por të gjithë teatrit”, tha Prevazi. I lindur në Bosnje, Dino Mustafic, e ka lidhur jetën herët me skenën. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë, dhe ka një aktivitet të vlerësuar teatror. Në aktivitetin e tij me teatrin, regjisori boshnjak ka qenë për 20 vite rresht drejtor artistik i MESS Festival të Sarajevos, cilësuar si një nga 4 festivalet më të mira të teatrit në Europë. Me teatrot e tjerë shqiptarë deri më tani regjisori Dino Mustafic ka bashkëpunuar për shfaqje të ndryshme teatrore, që i takojnë veprave të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Me Teatrin Shqiptar në Shkup ka sjellë në skenë shfaqjen “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vepër e Ismail Kadaresë. Në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës ka sjellë në skenë veprën teatrore "Rock'N'Roll".