Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shfaqja “Medea” rikthehet dy mbrëmje në teatrin Eksperimental

Postuar: 21/05/2019 - 07:25

Vepra teatrore "Medea" mbrëmjen e së martës dhe të mërkurës vjen në skenë për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Për dy mbrëmje më radhë tragjedia e Euripidit do të jetë në skenë me regji nga Dimitris Mylonas dhe me një kastë aktorësh të njohur të teatrit. Fituese e katër çmimeve në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit të organizuar në shtator të vitit që kaloi, shfaqja vjen në skenë me një kast të njohur aktorësh të teatrit në vendin tonë. Vepra “Medea” është me përkthim nga Viktor Zhusti. Teatri Eksperimental shkruan se janë emrat më të shkëlqyer të teatrit, që do të jenë në skenë. “Nuk është vetëm titull për një shfaqje të madhe por edhe një kast artistësh i blinduar, me emrat më të shkëlqyer të historisë së teatrit. Medea është një personazh që dashuron me shumë pasion, jep të gjitha në atë dashuri dhe pikërisht kjo që e shkatërron dhe e sjell në atë përfundim që nuk është edhe aq i mirë” shkruan teatri për këtë shfaqje që mbrëmjen e datës 21 dhe 22 maj do të jetë në skenë.Me regji të Dimitris Mylonas vepra sjell në skenë aktorët Luiza Xhvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, Ahmet Pasha, Gjergj Mena, Kristian Koroveshi, Adriana Tolka, Alesia Xhemalaj, Algiona Aga, Françeska Hysi, Julinda Emiri, Sara Smaja, Xhulia Musagalliu, Benardo Meziri, Ergys Malsia, Fritz Selmani, Ismail Shino, Mariol Aliko, Amadeus Klevent Xhizdari, Rei Lika. Aktorja Luiza Xhuvani këtë herë vjen nën petkat e Medeas. Aktorja është shprehur më herët se është një personazh që është maksimumi i sfidës për çdo aktore. Aktorja tregon se ka shfrytëzuar dhe përjetimet e saj artistike për ta jetësuar rolin në skenën  teatrit. “Kërkon një potencial të jashtëzakonshëm. Duke qenë sfidë është e rëndësishme që një krijues e ka në gen antikitetin. Personazh që përjeton ekstremitet e jetës. Për këtë personazh jam përpjekur të shfrytëzoj gjithçka nga përjetimet e mia artistike apo personale” tregon Xhuvani për rolin në tragjedinë e Euripidit.

Projekti që solli një përvojë të re

Drejtori i TKES Kiço Londo më herët e ka cilësuar këtë produksion të teatrit të tij si një pikë kulmore në sezonin artistik. “Kasti i aktorëve është shumë i  madh, projekt që tregon dhe seriozitetin e punës sonës Viktor Zhusti ka bërë një përkthim elegant të veprës, regjisori grek ka sjellë një përvojë të re”, thotë drejtori i Londo. Medea njihet për aktin më makabër, që ka mundur të bënte një nënë: vrasjen e fëmijëve të saj, si hakmarrje për tradhtinë e të shoqit, Jasonit, i njohur për lakminë e tij për pushtet. Tragjedia e lashtë greke “Medea” bazohet në mitin e Jasonit dhe Medeas dhe u ngjit në skenë për herë të parë në vitin 431 para Krishtit.Muzika e veprës është realizuar nga Pavlos Katsivelis, koreografi të Gjergj Prevazi, kostume nga Sofi Kara dhe skenografi nga Beqo Nanaj. Veprat e Euripidit janë vënë në skena të ndryshme të botës nga regjisorët, duke pasur dhe vlerësime të shumta. Euripidi është më i riu nga poetët e lashtë të Greqisë. Kur ishte i ri u mor me atletikë, më vonë me pikturë e muzikë. Studioi për filozofi, por përfundoi në poezinë dramatike. Në veprën e tij goditi veset e këqija e njëkohësisht krijoi tipa të mrekullueshëm me virtyte të larta si Alkestra, Polikseni, Elektra, etj. Euripidi i përkiste kategorisë së shkrimtarëve cilësorë. Çdo gjë që shkruante kishte një arsye të veçantë, donte që gjithçka të arrihej në kohën e duhur dhe të përcillte mesazhe përmes veprave të tij.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis