BREAKING NEWS

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e fundit të Qeverisë dhe publikon LIVE kontratën: Ju tregoj çfarë do të ndodhë me 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e
x
BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x

Kultura

Shfaqja “Për dashurinë e parë”, me artistët italianë në Muzeun Historik Kombëtar

Shfaqja “Për dashurinë e parë”, me artistët

Artistë italianë nga “Teatro Koreja” interpretuan në shfaqjen me titull “Për dashurinë e parë”, në pavijonin e lashtësisë të Muzeut Historik Kombëtar. Shfaqja ishte konceptuar si një udhëtim në kohë drejt tragjedive dhe miteve të lashtësisë, por që ende janë aktuale dhe shërbejnë si burim jete dhe nxitje për një vizion të ri të bashkëkohësisë. I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Brucci. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, theksoi se projekti i “Site Specific” është krijuar posaçërisht për t’i jetuar ato hapësira jokonvencionale përmes teatrit, duke u frymëzuar lirisht nga “Eroidet”, përmbledhje letrash poetike, tejet moderne dhe origjinale nga poeti latin, Ovidi, midis viteve 25 dhe 16 para Krishtit. Kjo veprimtari artistike u realizua me bashkëpunimin e Ambasadës së Italisë dhe Institutit Italian të Kulturës, si pjesë e projektit “Site Specific”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal, si dhe fondet kombëtare të Greqisë dhe Italisë. Kjo shfaqje erdhi në vijim të aktiveve që zhvillohen në MHK, ku vëmendje nga vizitorët merr dhe pavijoni i lashtësisë, që gjendet në katin e parë. Objektet e paraqitura aty nisin me Paleolitin e Vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet qartë në trojet tona. Mënyra e jetesës pasqyrohet në vendbanimin e Trenit, ndërtimet palafite në Maliq të Korçës dhe pranë tokave bujqësore. Ndërmjet koleksioneve të objekteve të periudhës së neolitit të vonë dallohen ato të vendbanimit prehistorik të Maliqit. Në pavijonin e lashtësisë janë ekspozuar edhe objekte, që i përkasin periudhës së Mesjetës së Hershme. Interes të veçantë paraqesin objektet e “Kulturës së Komanit” (Pukë). Inventari i objekteve të zbuluara dhe tipi i varreve të Komanit dëshmojnë për një ngjashmëri të qartë me kulturën ilire.