BREAKING NEWS

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në gadishullin e Karaburunit

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në
x
BREAKING NEWS

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i
x
BREAKING NEWS

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet
x
BREAKING NEWS

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po përgatit Sali Berisha për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Alibeajn dhe mbështetësit e tij, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po
x
BREAKING NEWS

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë, Klodiana Lala zbulon lidhjen e tij me të ekzekutuarin Can Kariqin, mikun e ngushtë të Ervis Martinajt (EMRI+FOTO)

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë,
x
BREAKING NEWS

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë? Manja paralajmëron 'tërmet' në nivele të larta: Do t’i bëjmë publike sapo të kemi…

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë?
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Shpërthen keq Klodiana Lala: Të paktën të bënin sikur...

Çfarë ndodhi? Shpërthen keq Klodiana Lala: Të paktën
x

Kultura

Shfaqja teatrore “Coriolanus”, në skenë te “ArTurbina”

Shfaqja teatrore “Coriolanus”, në skenë te

“Coriolanus” vepër e Shekspirit rikthehet në skenë. Teatri Kombëtar bën me dije se kjo shfaqje teatrore është në skenë te “ArTurbina” në datat 27, 28, 29 dhe 30 janar. Teatri shkruan se vepra do të jetë te salla e madhe “ArTurbina” dhe se vjen për publikun nën drejtimin e një prej regjisorëve më të mirë. “ Një super produksion i Teatrit Kombëtar, bazuar në veprën e dramaturgut më të madh William Shakespeare, nën drejtimin e një prej regjisorëve më të mirë shqiptar z. Altin Basha””, bën me dije teatri. Sipas institucionit të gjithë spektatorët që posedojnë biletë (të padëmtuar) të datave 13-14-15-16 janar, mund ta konvertojnë atë për një nga datat e reja të produksionit "Coriolanus" 27-28-29-30 janar. “Gjithashtu, rimbursimi i biletave (të padëmtuara) vijon pranë biletarisë tonë te “ArTurbina””, thuhet nga institucioni. Teatri Kombëtar në faqen e tij shprehej më herët se “Coriolanus” është bazuar mbi një histori të vërtetë, e cila gjendet në shkrimet e Plutarkut ("Jetë paralele"). Asgjë thelbësore nuk është ndryshuar, por gjenialiteti qëndron tek fakti se përtej historisë, Shekspiri ngre një monument arti me dialogjet, personazhet dhe çështjet që shënjestrohen në këtë tragjedi. “Ai na ngjall para syve Romën aq antike, komplekse dhe moderne në të njëjtën kohë. Vepra ndodh në fillimet e Republikës së Romës”, shkruante teatri. Në rolet e veprës janë Gazmend Gjoka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Viktor Zhusti, Elia Zaharia, Genci Fuga, Hervin Çuli, Dritan Boriçi, Florian Agalliu, Arben Derhemi, Besmir Bitraku, Myzafer Zilfa, Genti Deçka, Erjona Kakeli, Xhuliano Brisku, Donald Shehu, Doriana Çaushi, Gjergj Mena, Urim Aliaj, Ermir Hoxhaj, Griseld Kapllanaj, Juxhin Plovishti, Bujar Hoxhaj, etj. Përkthyes Alqi Kristo, skena dhe kostumet Ilirana Loxha Basha, kompozitor dhe mjeshtër i korit miks dhe ritmeve Trimor Dhomi, mjeshtër skene Marco Rubboli, koreograf dhe mjeshtër plastike Robert Nuha.