BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Shfaqja teatrore “Pse nuk qëndron për mëngjes” me një histori unike, që nis me një takim dhe vazhdon me një dinamikë aq sa komike po aq edhe rrënqethëse

Shfaqja teatrore “Pse nuk qëndron për mëngjes” me

Shfaqja “Pse nuk qëndron për mëngjes” me një histori unike shënoi premierën në skenën teatrore. Me regji nga Delvis Bejleri, vepra teatrore është produksion i “Fondit të teatrit për të rinj” mbështetur nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe teatri "Bylis" Fier.  Projekti i radhës i “Fondit të teatrit për të rinj” shënoi premierën mbrëmjen e 19 shtatorit për të vijuar dhe në datat 20 dhe 21, ku do të jetë për publikun në skenën e teatrit “Bylis” në Fier edhe në datat 22 dhe 23 në mbrëmje. Vepra e autorëve G.Stone & R.Cooney u soll në skenë nga dy aktorë Delvis Bejleri dhe Belkisa Zhelegu. As.regjisor në këtë projekt teatror është Anxhelo Dauti dhe shfaqja “Pse nuk qëndron për mëngjes” është një tjetër projekt teatror, që ka angazhuar të rinjtë në fushën e teatrit. “Pse nuk qëndron për mëngjes” që në rol ka dy aktorë vjen si një histori unike, që nis me një takim të jashtëzakonshëm dhe vazhdon me një dinamikë aq sa komike po aq edhe rrënqethëse. Bela një 17-vjeçare në muajin e nëntë të shtatzanisë, në përpjekje për t'i shpëtuar një sherri agresiv, strehohet në shtëpinë e Dejv. Por Dejv një punonjës ministrie rreth të 40-tave, i divorcuar nga e shoqja gjendet i papërgatitur përballë kësaj situate. Pas shumë viteve që jetonte vetëm, me një motër të sëmurë mendërisht, papritur në shtëpinë e tij është një vajzë, një bebe dhe shumë debate e ndjenja.

Fondi për të rinjtë

 Vepra teatrore “Pse nuk qëndron për mëngjes” po vijon netët në skenë si produksion i “Fondit të teatrit për të rinj” dhe po shfaqet për publikun në Fier, por vjen pas veprës “Kjo rinia jonë” që shënoi premierën më parë në skenën teatrore të Korçës. Ministria e Kulturës akordoi një fond për të rinj në vlerën 10 milionë lekë të reja dhe përmes Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" mbështeten regjisorët e rinj deri në 35 vjeç. Fondi siç u bë me dije më parë shkon për veprat teatrore, në periudhën e realizmit prill-dhjetor të këtij viti, ku vepra e parë ka qenë ajo me titull “Panik”, që erdhi në skenë në muajin qershor në Tiranë. Në këtë fond ka pasur një numër të lartë propozimesh, ku kanë qenë plot 39 të tilla dhe pjesët për të qenë në skenë janë zgjedhur nga bordi artistik i TKEKS. Projektet përfituese nga ky fond realizohen nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental, ndërsa teatrot e rretheve mbështesin projektet e këtij fondi, përmes logjistikës teatrore. Prej projekteve që do të vihen në skenë, artistët e rinj kanë propozuar  pjesë të dramaturgjisë shqiptare dhe të dramaturgjisë së huaj. Shpërndarja gjeografike e projekteve është në Tiranë, Korçë, Fier, etj. Në përfundim të punës për të gjitha veprat, do të organizohet një javë e dedikuar festivalit të teatrit për të rinj, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke e finalizuar me ndarjen e çmimeve për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse, nga një juri profesioniste.

Më të lexuarat