Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shfaqja teatrore “Zogu i Zi” dhe Laura Nezha provokojnë art sipëror te “ArTurbina”

Postuar: 12/11/2019 - 07:35

Drama “Zogu i Zi” vjen këtë fundjavë për publikun në skenë te “ArTurbina”. Shkruar nga autori David Harrower dhe me regji nga Kiço Londo, kjo shfaqje teatrore vjen në skenë me interpretimin e tre aktorëve. Rolet në vepër luhen nga Laura Nezha, Alfred Trebicka dhe Rexhina Ibro. Një shfaqje teatrore, që është e bazuar mbi një histori të vërtetë vjen për publikun mbrëmjet e datave 16 dhe 17 nëntor. Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në vijim të sezonit artistik, sjell këtë herë veprën “Zogu i Zi” shkruar nga David Harrower, që është një prej dramaturgëve më të mirë të skenës britanike. Regjisori Kiço Londo më herët e ka vlerësuar bashkëpunim me aktorët, ku Alfred Trebicka për herë të parë është si aktor në një shfaqje të tij. Sipas Londos, Trebicka është një aktor me një karrierë të gjatë edhe si pedagog në Akademinë e Arteve, ndërsa aktorja Laura Nezha me role të ndryshme në skenë po vazhdon të ketë rritje të vazhdueshme me aktivitetin artistik. “Laura Nezha, një aktore që ka rritje të vazhdueshme. Mendoj që rri shumë mirë në krah të Alfred Trebickës dhe do të realizojë një figurë të një përmase ashtu sikundër “Mbretëresha e bukurisë” apo “Antigona””, pohon regjisori Londo. Një histori e bazuar në një ngjarje të vërtetë të kronikës, vepra me regji nga Kiço Londo është përkthyer nga Danila Nika. Skenograf në vepër është Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, koreograf Graciano Tagani, as/regjisor Marsel Greva. Në materialin e teatrit për veprën “Zogu i Zi” thuhet se është një pjesë e tmerrshme teatrore, thellësisht shqetësuese, emocionalisht e brishtë, që të lë pa frymë dhe të prekur. Pjesa ka poezi të brendshme dhe shoqërohet me tërbim, frikë dhe të panjohura. “Në thelb vepra teatrore “Zogu i Zi”, fton që shoqëria të dialogojë për sa i përket çështjeve të nxehta, duke përfshirë kufijtë ligjor si dhe pozicionin human në botën moderne”, thuhet për shfaqjen në skenë.

 Provokimi në vepër

Vepra vjen në fundjavë në skenë, por për regjisorin Kiço Londo, spektatori provokohet në dy drejtime. “Së pari provokohet në drejtimin e çfarë ka ndodhur 15 vjet më parë, kur vajza ishte 12 vjeçare dhe burri 41, dhe së dyti duke mësuar se çfarë ka ndodhur spektatori bëhet kurioz dhe interesohet se çfarë do të ndodhë momentalisht që ata janë takuar. Vepra shoqërohet nga një hetim reciprok dhe ashtu siç shtrohen pyetje që marrin përgjigje, përgjigjet që merren shtrohen përpara dy aktorëve dhe përpara spektatorit pyetje të tjera. Në shfaqjen tonë jemi munduar, që të kontrollojmë atë që nuk thuhet”, shprehet Londo. 15 vjet pas historisë së dashurisë tragjike në kohë të gabuar të 12 vjeçares Una me 41 vjeçarin Rei, histori e cila ka shkatërruar jetët, Una shfaqet përpara tij. Ajo ka ngrirë në kohë, pa shpresë. Në pamje të parë, duket sikur Una vjen për hakmarrje, për larje hesapesh, por motivet e ardhjes janë më komplekse, sepse marrëdhënia e tyre ka qenë më e komplikuar se marrëdhënia e abuzuesit me viktimën. Ajo, e siguron se e do. Ai, i shtrënguar dhe në ankth, e siguron se nuk ka pasur ndjenja për ndonjë vajzë tjetër aq të re, duke u përpjekur për t’i shpëtuar përmbytjes së një dashurie të çmendur, që te Una ka mbetur e njëjtë. Kujtimet erotike përzihen. Intesiteti arrin kulmin ndërkohë që personazhet zbulojnë ndjenjat dhe të vërtetat e fshehura mirë ndër vite, në lidhje më atë që realisht ka ndodhur para 15 vitesh. Dy fantazma të së tashmes, të pafajshëm sa dhe fajtorë, dy njerëz që jetuan diçka të mrekullueshme dhe të frikshme njëherësh, që shoqëria dhe ligji i etiketoi abuzuesi dhe viktima. Kjo vepër është në vijim të sezonit artistik, që më pas do të ketë të tjera shfaqje.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpalli fituesit e edicionit të pestë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", shkruar dhe me regji nga Ste

Postuar: 13/12/2019 - 07:22

Komedia “Zyrtarisht beqare” shoqëron këtë fundjavë publikun në teatrin “Skampa&

Postuar: 13/12/2019 - 07:21

Ceremonia për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar bëri bashkë artistët, por sipas tyre ky organizim du

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëta

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis