BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Shfaqja “Unë Mephisto”, koreografi Gjergj Prevazi: Me koncept, regji e dramaturgji që kumton ide sa universale aq edhe lokale

Shfaqja “Unë Mephisto”, koreografi Gjergj Prevazi: Me koncept,

Shfaqja “Unë Mephisto” nën regjinë e boshnjakut Dino Mustafic, është një projekt artistik që vjen si bashkëpunim ndërballkanik me artistë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia. Shfaqja shënoi premierën në ditët e fundit të vitit që lamë pas, por ndërkohë vijon për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" pranë “ArTurbina”, si e vetmja këto ditë janari për publikun në skenën teatrore. Për herë të parë në Shqipëri, flitet përmes artit për fenomenin “Mephisto” në skenën e teatrit. Bazuar dhe inspiruar nga Goethe & Klaus Mann dhe nga eksperiencat individuale të çdokujt në shoqëri vjen për spektatorin shfaqja “Unë Mephisto”.  Për koreografin Gjergj Prevazi është një produksion teatror plot risi. “Me koncept, regji e dramaturgji që kumton ide sa universale aq edhe lokale. Ajo i përket estetikës postmoderne, duke shfrytëzuar disa mediume njëherazi në shërbim të një arkitekture të brendshme mjaft të zhdërvjellët, me dinamikë dhe intensitet të lartë”, thotë ai. Koreograf në “Unë Mephisto”, ku producente është aktorja e njohur Ema Andrea, Prevazi shton më tej se kjo shfaqje autoriale e regjisorit të mirënjohur Dino Mustafi?, është e ndërtuar me dramaturgji të fragmentarizuar, ku çdo copëz e huazuar nga Goethe, Mann, Neziraj, Piroli, ka narracion të mbyllur në vetvete, ndonëse personazhet e Mephistos dhe Faustit ( shpeshherë personazh i nënkuptuar si i tillë) janë prezent në rrethana e situata të ndryshme në secilën prej tyre, duke shërbyer edhe si bashkëlidhje e fragmenteve me idenë qëndrore. “Kjo e bën shfaqjen sa konceptuale po aq edhe narrative. Prezenca e dy personazheve, shpeshherë ofrohet si bashkëegzistencë e dy fenomeneve, e dy botëve aq larg dhe afër njëra- tjetrës. Këto dy qasje për mënyrën se si njerëzit e të gjitha kohërave e kanë parë botën, shfaqet sigurisht edhe në realitetin tonë me vrazhdësinë që na karakterizon”, thotë koreografi.

Në shërbim të teatrit

 Në Teatrin Kombëtar Eksperimental bëhet me dije se shfaqja rikthehet në skenë në datat 14, 15 dhe 16 janar për të vijuar më pas dhe net të tjera. Koreografi Gjergj Prevazi thotë se “Unë Mephisto” ngre nivelin estetik në teatrin tonë. “Kjo shfaqje besoj se i bën shërbim të madh teatrit shqiptar në përgjithësi, duke ngritur nivelin e tij estetik dhe performativ në një shkallë të re, më të lartë, më bashkëkohore dhe më kompetitive në skenën ndërkombëtare”, thotë ai. Shkruar nga Johan Wolfgan Von Goethe, Klaus Mann, Jeton Neziarj, Paul Eluard, Goran Simic, Klaudia Piroli, Musine Kokalari. As/regjisore Melisa Novosel, koreografia Gjergj Prevazi, kompozitore Irena Popovic, kostumografia Iliriana Basha, graphic design Sara Kapo. Në skenë janë aktorët Ilire Vinca, Ema Andrea, Ermir Jonka, Rafael Hoxhaj, Matia Llupa, Krist Lleshi, Ilia Kaçi, Florist Bajgora, Enisa Hysa, etj. Sipas koreografit Prevazi loja skenike është thuajse totale. Aktrimi, kërcimi, muzika e kënduar, loja me instrumente dhe imazhi thotë ai kanë synuar të veprojnë , siç thotë Fokin “krah për krah”, brenda një strukture dramatike, që i qëndron fort konceptit regjisorial. Kjo shfaqje vjen si bashkëpunim i Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" dhe M.A Multidiciplinary Arts me regjinë e të mirënjohurit Dino Mustafic.